LAJMI I FUNDIT:

Kurrë nuk ia keni qëlluar: Cila ditë në javë është ideale që të mateni në peshore!

Kurrë nuk ia keni qëlluar: Cila ditë në javë është ideale që të mateni në peshore!

Të gjithë e dimë që në mëngjes jemi më të lehtë se në mbrëmje. Mirëpo, e dini cila ditë në javë është ideale për t’u matur në peshore?

Pesha juaj i nënshtrohet ciklit të vazhdueshëm, kanë zbuluar hulumtuesit e Universitetit Cornel në një hulumtim të bërë para pak kohe, transmeton Telegrafi.

Derisa gjatë javës rregullisht humbim peshë, po ashtu edhe për vikend rregullisht shtojmë peshë. Pasojë logjike e kësaj është se të dielën kemi peshën më të madhe, ndërkaq të premten në mbrëmje më të lehtë.


Mirëpo, si mund të mësojmë peshën tonë të vërtetë, kur peshorja vazhdimisht tregon diçka tjetër?

Përgjigjja është: duhet të matemi të mërkurën! Në të vërtetë, në mes të javës peshorja tregon peshën mesatare, sipas së cilës mund të orientohemi mirë.

Sa shpesh duhet të matemi?

Një hulumtim ka treguar që sa më shpesh që janë matur të intervistuarit, kanë humbur më shumë peshë.

Pra, nëse dëshironi “vazhdimisht” të dobësoheni, rekomandohet që të mateni së paku një herë në javë.

Kështu do ta mbani peshën nën kontroll, përkatësisht do të mund ta kontrolloni më mirë veten. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?

Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?

Kujdesi për kafshët
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Kalo në kategori