LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri-Kinë, një marrëdhënie e çuditshme dhe me shumë hije

Shqipëri-Kinë, një marrëdhënie e çuditshme dhe me shumë hije

Zëvendëskryeministri i parë dhe anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës mbërriti gati një vit më parë në Tiranë. Gjykohej se kjo ardhje do sillte ndryshime, pasi në shpurën e tij të madhe, që vizitoi kryeqytetin ishte edhe një grup prej 50 biznesmenësh. Pak u fol ato ditë, më shumë si kuriozitet, por njerëzit që dinë të lexojnë lajmet u munduan të kuptonin se çfarë do sillte realisht ky takim. Në fakt, vizita e një personazhi të tillë, që datonte për nga rangu e para që nga viti 1966, kaloi disi në hije. Atributi si Anëtar i Byrosë i frikësoi disi zyrtarët shqiptarë, që ato ditë e kaluan këtë lajm në rreshtin e tretë, duke iu ruajtur qesëndisë së njëri-tjetrit për kompleksitetin e lidhjes së dikurshme me Komunizmin. Kuptohet se zyrtarin e lartë kinez do ta priste kryeministri Rama dhe pak zyrtarë të tjerë, porse nga rëndësia e lajmit t’i mund të kuptoje realisht pozicionin e keq të Tiranës zyrtare dhe mbi të gjitha mungesën e vizionit për një partner të tillë.

Ka një qëndrim me shumë hije në marrëdhëniet tona në vitet e demokracisë dhe kjo lidhet me pozicionet gjeostrategjike të dy vendeve. Tashmë, kjo rrugë na bën disi të largët dhe këtë e kupton nga qëndrimet pothuaj gjithnjë të ndryshme në Kombet e Bashkuara. Paradoksalisht, Shqipëria e vogël ishte një nga avokatet kryesore të anëtarësimit të Kinës në këtë organizatë në vitin 1955. Ajo kohë tashmë ka mbetur larg, kurse shumë personazhe politike e shfrytëzojnë Kinën për të treguar rëndësinë e tyre, duke abuzuar diçka dhe për protokollin kinez, që duhet thënë se është shumë i respektueshëm sa i përket takimeve të çdo lloji zyrtarësh e niveli.


Duke u kthyer në argumentin tonë, pikërisht protokolli ynë në vizitat e zyrtarëve kinezë dhe marrëdhënia jonë politike tregon realisht sesa larg jemi mes dy vendeve.

Një nga herët e fundit, ku u fol për përmirësimin e marrëdhënieve ishte mbledhja ballkanase, për investimet kineze. Qeveria e sotme e shpalli si një sukses aq të madh dhe aq të besueshëm, saqë e bëri strukturën e investimeve kineze në Porto Romano gati reale dhe të prekshme, ku me qindra, mijëra të punësuarit, do të ndryshonin dhe peizazhin shqiptar të punësimit. Ato kohë, kryeministri kinez foli me Ramën në kuadër të planit 16+1 në të cilat janë diskutuar dhe mundësitë e bashkëpunimit në planin ekonomik, ku për Shqipërinë u ideua Korridori Blu, u fol për fushën e energjetikës, sidomos në fushën e infrastrukturës dhe burokratët u ngutën për t’i shpërndarë medias faktin se ndryshimi ishte gati pas derës. Kjo është harruar disi ose më saktë është anashkaluar pasi kinezët janë bërë të gjallë vetëm me blerjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit dhe gjithashtu morën kompaninë Bankers Petrolium, që përbënin investime të mëdha ku Kina megjithatë ka një shifër investimesh rreth 600 mln euro. Por duke sjellë ndërmend shifrat e investimeve që kinezët kanë bërë te fqinjët tanë atëherë kupton jo thjesht ndryshimin real të interesave ekonomike, por edhe atë që mungon në marrëdhënien tonë: vazhdimësinë dhe mbi të gjitha planin e ndryshimit. Dhe, më shumë akoma sjelljen e individit shqiptar politik me marrëdhënie të këtyre niveleve.

Për hir të faktit, të dy vendet shprehen respektivisht me ekuivokë deri mohim për Kosovën dhe tërësinë e Kinës, pa vendosur gishtin në plagët e dyanshme dhe pa treguar realisht qëndrimet e tyre, që tashmë politikisht janë shumë larg, kurse ekonomikisht mbeten modeste. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se paçka fjalëve edhe pse Tiranës i duhet kapitali kinez, Kina dhe Shqipëria kanë shumë pak mundësi të jenë aq afër sa ishin dikur në të ardhmen. Mbi të gjitha, Shqipëria dhe Kina për faj të politikës kanë humbur dhe atë ndjenjë të madhe, e cila nisi prej viteve ’60 dhe vazhdoi për gati dy dekada.

Ishte koha kur Shqipëria humbi lidhjet me një nga mbrojtëset e saj më të mëdha Bashkimin Sovjetik, shkaku që u afrua me Kinën. Deri në këtë kohë, ishte prishur me miqtë sllavë dhe i dha fund marrëdhënies me SHBA-në, fill pas Luftës së Dytë Botërore, një kusht që do t’i ndërrojë krejt rrjedhën e historisë.

Në atë vazhdë Enver Hoxha gjeti arsyen absurde që të kritikoj ashpër liderin e madh kinez Ten Hsiao Pin, pasi nuk i pëlqente rruga e re e Kinës, apo fakti që ai ideoi “4 reformat e modernizmit” që solli në të ardhmen, që po jetojmë, një transformim të paparë të Kinës.

Sot, në ditët tona, takimet sporadike të zyrtarëve tanë (që i shesin thjesht për kapital individual politik) dhe marrëdhënia po aq pa thelb bën të kuptosh se kjo marrëdhënie nuk do ketë fizionomi sepse e tillë është edhe qasja jonë e paqëndrueshme. Nëse brezi i politikanëve shqiptarë të pas luftës luajti një rol të jashtëzakonshëm për fuqitë e saj për ta pranuar Kinën në Kombet e Bashkuara, tashmë është radha e politikanëve shqiptarë të pas Demokracisë të tregojnë staturën e tyre dhe të përfitojnë sa më shumë për vendin e tyre. Flitet thjesht për interes, larg sloganeve të miqësisë me të cilat jemi lodhur në dekada. Nuk është vonë, është thjesht çështje e njerëzve mëndje hapur, që kërkon veçse pak maturi dhe zgjuarsi. Mbi të gjitha, Kina, paçka qëndrimit të saj të hapur kundër Kosovës nuk mund të jetë aq e ashpër me një vend me të cilën ka ndarë një histori të bukur marrëdhënie, që kujtohet dhe sot e kësaj dite. /Homos Albanicus/

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori