Adelheid Feilcke
Dështimi qartazi i referendumit në Maqedoni si rrjedhojë e një pjesëmarrjeje shumë të ulët është një mësim i hidhur për shumë palë: Për qeverinë në Shkup, për qeverinë në Athinë, për mbështetësit në BE dhe në NATO dhe për rajonin. Edhe pse referendumi jo detyrues nuk kishte ndonjë peshë të veçantë, prej tij varej diçka e madhe: bëhej fjalë për emërtimin e ri të shtetit të Ballkanit, për pajtimin me Greqinë dhe kësisoj për anëtarësimin në NATO dhe në BE, shkurt pra për të ardhmen e republikës së vogël në bashkësinë e shteteve dhe të vlerave evropiane dhe perëndimore.
Ende këto nuk janë humbur, por rezultati i referendumit pasqyron atmosferën në popull, gjë që të fut në mendime. Edhe pse tani shumë përpiqen ta zbukurojnë situatën, për faktin se 90 për qind e votuesve u shprehën pro, shumica e madhe në vend heshti dhe bojkotoi në mënyrë aktive. E, kësisoj mungon miratimi i gjerë i shpresuar për një proces, që në referendum kishte ndërlidhur qartazi tre çështje të së ardhmes: Marrëveshja me Greqinë.
Integrimi në BE dhe në NATO. Ndaj dështimi i referendumit është edhe një sinjal paralajmërues jo vetëm për zhvillimet në vend, por edhe për orientimin e ardhshëm gjeopolitik të Balllkanit.
Pavarësisht mbështetjes masive nga politikanë të nivelit të lartë si kancelarja Merkel, presidenti i Këshillit të BE-së Kurz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij gjatë javëve të fundit nuk ia arritën ta mobilizojnë sa duhet popullin dhe ta bindin atë për avantazhet e marrëveshjes. Mjaft emocionale dhe rigoroze ëshë rezistenca e kundërshtarëve, të cilët donin pjesërisht të ndëshkonin qeverinë dhe pjesërisht të mos pranonin emrin Maqedonia e Veriut.
Bojkoti masiv i referendumit tregon përçarjen politike të shoqërisë maqedonase dhe një pasiguri të madhe lidhur me çështjen e identitetit kombëtar dhe atij evropian: Llogaria se ndjenjat kombëtare do të pakësoheshin në favor të një perspektive evropiane, nuk doli. Përkundrazi: konfrontimi edhe më emocional për çështjen e emrit stilizohet si temë e kombit dhe identitetit maqedonas.
Tani po shpaguhen dekadat e humbura, gjatë të cilave brenda vendit dhe në nivel ndërkombëtar është bërë shumë pak për ta zgjidhur grindjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e Maqedonisë dhe trashëgiminë e perandorisë antike. Këmbëngulja, frika dhe plagët në Shkup janë të thella. Euforia e deritanishme për BE-në dhe NATO-n tani po vishet prej dyshimit.
Edhe nëse frikërat prej influencës ruse nuk u vërtetuan në referendum, narrativa antiperëndimore po zgjerohet. Lufta për kokat në Maqedoni është në kulmin e saj. Pas referendumit të dështuar, kryeministri i Maqedonisë tani të gjitha shpresat i var tek e vetmja kartë që i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisë të votojë për marrëveshjen me Greqinë, për të cilën janë të nevojshme dy të tretat e votave të deputetëve.
Të dielën në mbrëmje ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që ta mbështesin. Në rast të kundërt në dhjetor do të shpallen zgjedhjet e reja.
Partia në opozitë VMRO DPMN triumfon pas dështimit të referendumit dhe e shpall qeverinë e Zaevit e po ashtu edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë të dështuar. Pavarësisht përbetimit, se është gjithashtu për integrimin në BE dhe në NATO, opozita tregohet lidhur me çështjen e emrit e palëkundshme dhe pas suksesit të bojkotit të sotëm e inkurajuar.
Me luftërat në politikën e brendshme ajo po mban peng të gjithë vendin. Ajo që duket e pamundur duhet të ndodhë tani, disa deputetë nga radhët e opozitës duhet të ndryshojnë mendjen për arritjen e shumicës së nevojshme të dy të tretave. Në rast të kundërt marrëveshja me Greqinë është e dështuar, anëtarësimi në NATO dhe në BE do të jetë sërish i largët. Pasojat për Maqedoninë do të ishin fatale. E ardhmja e vendit sërish do të jetë më shumë se e pasigurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova