LAJMI I FUNDIT:

Iluzionet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në bllok

Iluzionet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në bllok

Ervis Iljazaj

Duket sikur përpjekja e Bashkimit Evropian, por edhe shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë që ky fundit të integrohet si një rajon i vetëm. Në fakt është i vetmi rajon që ka ngel jashtë Bashkimit Evropian, dhe në këtë kuptim, BE do ti duhet të gjejë një rrugë strategjike dhe politike në marrëdhëniet me të .


Mesa duket , Bashkimi Evropian ka gjetur rrugën e trajtimit të vendeve të Ballkanit si një pjesë e vetme, si një organizëm që kërkon ta integrojë njëherë e mirë të gjithin.

Me të drejtë ndoshta, pasi dihet që konfliktet që vazhdojnë të ekzistojnë ende midis tyre do ta bënin të vështirë trajtimin individual të çdo shteti të Ballkanit Perëndimor. Më pas kjo do të kthehej në një pengesë për këtë proces.

Në këtë drejtim, BE, nuk rresht së organizuari konferenca që kanë si temë integrimin e Ballkanit Perëndimor. Që nga Konferenca e Selanikut e deri te ajo e disa ditëve më parë të Londrës.

Çfarë kanë sjell në fakt këto konferenca? A e kanë ndihmuar Ballkanin Perëndimor drejt rrugës së integrimit.

Nga rezultatet e deritanishme duket sikur jo. Mirëpo, ato kanë luajtur një rol tjetër të rëndësishëm. Kanë ndihmuar të mbajnë bashkë një rajon tepër problematik. Në fakt kjo është strategjia e Bashkimit Evropian. Nga të gjitha të dhënat, nuk është ajo e integrimit si një rajon i vetëm, por, e krijimit të një zonë të përbashkët ekonomike më së tepërmi, por edhe shoqërore e politike, për të ruajtur një paqe gjeopolitike që është në interes të vet Bashkimit Evropian.

Prandaj, të gjitha konferencat e organizuara me këtë qëllim, më shumë janë orientuar drejt një zone ekonomike të përbashkët se sa një projekti për integrimin e Ballkanit Perëndimor në bllok.

Edhe për faktin se, kriteret për integrimin e Bashkimit Evropian, janë kritere individuale nuk janë kolektive. Në këtë kuptim, duket absurde që të mendosh një integrim si rajon të vetëm.

E megjithatë, përpjekjet e BE-së për të mbajtur gjallë perspektivën Evropiane, janë për tu vlerësuar. Është pikërisht kjo perspektivë, e cila ka ndihmuar që kohët e fundit të sheshohen problematikat midis vendeve, edhe pse mbetet ende një rajon problematik në shumë kuptime, për shkak të historisë.

Po të shtosh këtu, edhe momentin jo të favorshëm për zgjerimin e mëtejshëm të BE, atëherë, e gjithë strategjia e BE për të mbajtur Ballkanin Perëndimor të qetë, është e vetmja mënyrë për të siguruar një perspektivë, që me gjasa nuk është e afërt dhe jo njësoj për të gjitha vendet.

Deri më tani, duket qartë se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor, është një proces i ngadaltë, i sforcuar, dhe ndonjëherë me kosto të larta politike për këto vende. Është një proces i cili është bërë rraskapitës për të gjithë këtë Rajon. Për këtë arsye, padyshim që, përgjegjësia kryesore e takon vet këtyre vendeve, mirëpo, pa lënë mënjanë dhe ato të Bashkimit Evropian me politikën e tij të jashtme, ndonjëherë jo bindëse aq sa duhet.

Është pikërisht dilema midis rëndësisë strategjike për Evropën e integrimit të Ballkanit perëndimor dhe pamundësisë ekonomike dhe kontekstit politik dhe shoqëror atje, që detyron në një farë mënyrë politikën evropiane të operojë nëpërmjet konferencave të përbashkëta për të mbajtur perspektivën gjallë për këtë rajon. Një strategji e cila po mundohet të mbajë bashkuar një rajon konfliktual dhe problematik nëpërmjet krijimit të kushteve të bashkëpunimit ekonomik, por që është larg të qenit një strategji për integrimin e plotë të tyre.

Në trend

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori