Poetja dhe veprimtarja, Ardita Lokaj, duket se poezinë e ka zgjedhur si një fushë, ku mund t’i shfaq ndjenjat e saja me sublime. Ajo, konsideron se përmes krijimtarisë humanizohet bota dhe vetëdijesohet njeriu.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Ardita Lokaj mendon se përmes poezisë shpalosen ëndrrat e fjetura, por edhe avancohet shija estetike. E dal nga një familje artistësh: xhaxhai Sylejman Lokaj, aktor, Nimon Lokaj, piktor, Asim Lokaj, skulptor, Flamur Lokaj, muzikant, etj, ajo i është përkushtuar poezisë, së cilës do t’i mbes besnike deri në fund dhe duke pretenduar të bëhet një emër i dëgjuar në këtë fushë.
Po kush është Ardita Lokaj, mund të mësoni në vazhdim.
Kush është Ardita Lokaj, si rastisti të jetoni dhe veproni në Kroaci?
Së pari, ju falënderoj për intervistën, kurse sa i përket pyetjes suaj nismëtare se kush është Ardita Lokaj, shkurtimisht, them se jam lindur në Gjakovë, por që rrethanat bënë që të zhvendosem së bashku me familjen në Zagreb, ku u rrita në një mjedis në të cilin mbretëron një frymë ndryshe. Jam poete, veprimtare si dhe kam specializuar në degën për marrëdhënie me publikun.
Pse shkruani dhe cili është misioni juaj i poetit?
Dua të them se unë rrjedh nga një familje, ku arti është kultivuar brez pas brezi dhe duke u bazuar në dashurinë për vendlindjen time, unë morra guximin që të sprovohem edhe në krijimtari. Poezia ime, në të vërtetë, është pasioni ku si bazament ka jetën, perspektivën, sfidën dhe ndjenjat shpirtërore, humane, siç do të thoshte dijetari: Të humanizohet humanizmi.
Hapat e parë i kam bërë qysh kur isha në shkollën tetëvjeçare për të cilën shkruaja shkrime që botoheshin në revistën e shkollës “Modra Lasta”, duke vazhduar me shkrime edhe për disa redaksi kroate.
Vëllimin e parë ia keni kushtuar nënës. Sigurisht se, edhe për ju, nëna mbetet e shenjtë dhe e respektuar deri në hyjnizim. A është kështu?
Si çdo nënë që sakrifikon shumë për fëmijët e vet, edhe nëna ime ishte një nënë prej nëne. Ajo, më dha kurajën, përkrahjen, edukatën, guximin dhe porosinë që të jem vetja ime. Krahasimi me lulen plot polen do të ishte i vakët. Prandaj, faleminderit të gjitha nënave, por edhe nënës sime që më rriti me mundime, duke më formësuar në një femër plot vetëbesim dhe edukim. Këto postulate më kanë shtyrë që ndaj saj të shlyej së paku një borxh moral, që veprën time të parë t’ia dedikoj asaj – vëllim poetik “Nënës sime”. Libri im është pritur mjaft mirë nga publiku si dhe ka patur disa prezantime. Jehonë këtij libri i dha edhe publiku në Gjakovë, gjatë Mitingut të poezisë, pastaj dhe në Slloveni, ku promovimi i tij u mundësua nga z. Heset Ahmeti, e ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në këtë shtet, Pëllumb Qazimi.
Kësisoj, e them me përgjegjësi se, letërsia zë një vend të rëndësishëm në jetën time, ndaj nuk do t’i ndahem këtij zhanri asnjëherë. Madje, po planifikoj të dalë edhe me vëllimin e dytë, ku poashtu, pres të prezantoj në Mitingun e ardhshëm të poezisë.
Jeni aktiviste në diasporën tonë, e cila po bëhet një zë i fuqishëm i propagandimit të Kosovës jashtë përmes formave të ndryshme. Cila është diaspora jonë sot dhe cili është roli i saj?
Mërgata dhe diaspora jonë prej kohësh kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm, jo vetëm duke lobuar për çështjen tonë, por edhe duke ndihmuar konkretisht edhe në forma të ndryshme. Fatbardhësisht, tashmë mund të flasim për një diasporë dhe mërgatë aktive të vetëdijesuar dhe në masë të madhe të ngritur nga aspekti intelektual.
Në këtë kontekst, edhe angazhimi im modest ka qenë prezent para dhe pas Pavarësisë së Kosovës dhe ky angazhim nuk do të mungojë asnjëherë sa herë që do të ketë nevojë atdheu im. Madje, pa mburrje mund të them se kam kontribuar në komunikimin ndërkulturor ndërmjet Kosovë dhe Kroacisë, qoftë si krijuese apo edhe si veprimtare.
Ju jeni zgjedhur edhe si përfaqësuese e diasporës në bordin e “European corporation for International”. Çka do të thotë kjo për ju?
Është një nder i madh që kam mundësi të kontribuoj dhe ndikoj të kjo instancë për Kosovën dhe projektet e saj Euro-Atlantike. Zëri i Kosovës ka nevojë të dëgjohet sa më larg, prandaj sis shumë të tjerë edhe do të jem një nga ata zëra, bile motoja jonë është: Bëhu zëri im.
Edhe sivjet ishit në Kosovë në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional “Ditët e diasporës”. Sa jeni e kënaqur me organizimin e kësaj ngjarjeje të përfillshme?
Mund të them se jam pjesëmarrëse aktive dhe e përhershme e ditëve të diasporës kuadër të këtij manifestimi, organizohen konferenca shkencore, orë letrare, vizita si dhe takime pune krijues nga viset e ndryshme të vendit që aktualisht gjenden jashtë Kosovës. Nëpër këto aktivitet, ne këmbejmë përvojat tona dhe thellojmë bashkëpunimin me qëllimin më të mirë që diaspora jonë të paraqitet sa më e denjë dhe të bëhet faktor kyç në zhvillim e përgjithshëm të Kosovës. Institucionet tona e përfillin dhe e çmojnë kontributin e mërgatës dhe diasporës dhe për këtë u jemi mirënjohës. Megjithatë, diaspora jonë, konsideroj që duhet të ketë përfaqësuesit e vet edhe në Kuvend dhe në institucionet tjera shtetërore.
Cilat janë planet e tuaja për të ardhmen?
Si çdo veprimtare dhe krijuese, edhe unë i kam planet e mia të zgjuara dhe ato plane pres t’i realizoj me përkushtimin më të madh në ditët në vijim. Moto ime e punës është ndihma, përkushtimi, transparenca dhe fuqizimi i kulturës në botë. Evropa kërkon vlera, por edhe iniciativa, të cilat besoj nuk do të mungojnë, qoftë nga shteti, qoftë nga ne, që në njëfarë mënyre mund të jemi “ambasadorë të vullnetit të mirë”, për të mirën e Kosovës.
Cili është mesazhi juaj për femrat krijuese?
Çdo femër shqiptare e cila është përcaktuar që të merret me krijimtari duhet të përballojë shumë sfida që nga paragjykimi e deri te përbuzja. Por, femrat krijuese dhe në përgjithësi femrat shqiptare, intelektuale, duhet ta kenë unin e vet, karakterin e fortë, guximin për t’u ballafaquar me shumë vështirësi dhe në fund për të dalë ballëhapur dhe fitimtare në çdo sfidë apo betejë.
Ato duhet të manifestojnë një vetëbesimin të madh, të punojnë shumë, të lexojnë dhe pastaj krijojnë vlera origjinale pa u ndikuar nga askush. Poezia flet me gjuhën e shpirtit, kurse femrat e kanë shpirtin plot poezi.
Nëse mund ta veçoj ndonjë femër e cila mund të merret si model i këtyre virtyteve, do ta përmendja Zj. Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e cila me punën e saj ka dëshmuar guxim, punë, këmbëngulje dhe vetëbesim. Ajo, më ka dhënë besim dhe mbështetje që të vazhdoj në misionin tim krijues dhe human. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025