Qyteti i shenjtë i Mekës i dhuron një parcelë tokë Salahit për vlerat e tij
Lojtarit të Liverpoolit, Mohamed Salah, iu është ndarë një copë toke nga nënkryetari i bashkisë së Mekës, qyteti më i shenjtë mysliman, pasi u zgjodh lojtari më i mirë i Ligës Premier.
Fahad Al Rooqi ka thënë se kjo lojtari mund të bëjë çfarë të dojë me këtë tokë.
“E gjitha varet nga lojtari dhe nga rregulloret, nëse dëshiron mund ta mbajë tokën në Meke, mund ta përdorë gjithashtu për të ndërtuar një xhami ose për të nisur një fondacion bamirës”, ka thënë Al Rooqi për faqen e lajmeve Saudite Sabq.
“Dhurata është bërë për yllin egjiptian si mirënjohje ndaj tij për karakterin bujar dhe është gjithashtu në njohjen e meritave të tij si ambasador i tolerancës fetare dhe vlerave etike dhe si një model pozitiv për myslimanët në Britani e vendet tjera”
Salah njihet si bamirës i madh pasi në vendlindje ka ndërtuar shkollë dhe spital.
Ai këtë sezon ka kaluar te Liverpool për 42 milionë euro.
Këtë sezon ai ka shënuar 41 gola në 46 paraqitje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri” – Amir Rrahmani në konferencë për media
“E turpshme, diçka e pazakontë” – Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën