Pamjet që po transmetojnë kanalet televizive dhe rrjetet sociale nga Rruga e Kombit janë njëherësh tronditëse dhe shpresëdhënëse: tym, flakë, përleshje mes popullit të irrituar dhe forcave të rendit. Kufiri i përplasjes është simbolik: vendi ku qeveria kishte vendosur të mblidhte taksën absurde të Rrugës së Kombit, pesë euro për një kalim në gjithsej 70 kilometra rrugë, pesë euro për udhëtarët e zakonshëm dhe 22 euro për kamionistët. Një taksë dyfish, trefish apo pesëfish më e lartë se vendet përreth apo vendet evropiane me paga dhe mirëqenie qindfish më të lartë se Shqipëria dhe Kosova, qytetarët e të cilave do të detyrohen të paguajnë për kalimin në këtë rrugë.
Është e tepërt të jepen argumente kundër kësaj takse, pasi shifra është aq ulëritëse sa të dekurajon për t’i hyrë argumentimit. Në Maqedoni, për të njëjtën distancë, qytetarët paguajnë pesë herë më pak. Në Greqi, Serbi e Itali gjithashtu. Në Kosovë fare. Autostrada kalon përmes zonës më të varfër në Shqipëri, banorët e së cilës, nëse do t’u jepeshin 10 euro në Milot, do të niseshin më këmbë për t’i marrë nga Kukësi, Mirdita, Dibra, Tropoja, Hasi dhe do të ktheheshin po në këmbë prej andej. E njëjta gjë mund të thuhet për pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës.
Argumente të tjera? Pa fund. Në vende ku vendoset taksa për autostradat, qytetarët kanë dhjetëra alternativa për të udhëtuar, përmes rrugëve të pafundme dykalimëshe që përshkojnë gjithë territorin, rrugë rajonale e nacionale, të gjitha në kushte të mira dhe pa pagesë. Qytetari zgjedh: pagesën karshi shpejtësisë së mbërritjes në destinacion përmes autostradës apo rrugët ë tjera që janë më të ngadalshme, por pa pagesë. Madje, buzëhollët kanë mundësi të zgjedhin edhe mundësi të tillë si shijimin e peizazhit, ndalimin në qytete apo fshatra turistikë etj.
Rruga e Kombit nuk ka alternativë të dytë. Banori i Mirditës nuk mund të shkojë në Mirditë, përveçse përmes kësaj rruge. Po kështu, edhe banori i Kukësit, në mos, i duhet të marrë rrugën e vjetër, që i kushton shtatë orë udhëtim, dhe më tej, ndoshta edhe shkatërrimin e automjetit apo humbjen e jetës. Argumente të tjera? Pa fund. Qytetarët shqiptarë e kanë paguar njëherë taksën e Rrugës së Kombit. Rruga e Kombit nuk është investuar nga kompani private, por nga buxheti i shtetit.
Dhe ka kushtuar jo pak, po rreth një miliard dollarë apo euro. Janë shqiptarët ata që e mbushin buxhetin e shtetit me taksat e tyre. Përveç kësaj, çdo pronar automjeti paguan një taksë vjetore të konsiderueshme, të quajtur taksa e rrugës. Ku shkojnë këto para? A nuk shkojnë në rrugë?
Si mundet që qytetari të paguajë trefish taksën për të njëjtën gjë? Si mundet që qytetari, pasi ka paguar taksat për buxhetin publik, duhet të paguajë një taksë tjetër për klientelën private të qeverisë? Kësaj nuk i thonë taksim, por grabitje e pamëshirshme dhe dhunë e padrejtë. Qytetarët u revoltuan dhe pavarësisht se skenat me zjarr e tym nuk i pëlqejnë askujt, përfshirë dhe autorin e këtij shkrimi, vjen një moment reflektimi, kur thua: po me çfarë mënyre mund t’i përgjigjesh një qeverie dhe një Kryeministri arrogant, që nuk dëgjon, që nuk reflekton, që fyen dhe dhunon sistematikisht.
S’i t’i përgjigjesh një Kryeministri, që shemb Teatrin Kombëtar për të ndërtuar kulla? Një Kryeministri që i trajton artistët protestues si qytetarë të rangut të tretë apo të katërt. Si t’i përgjigjesh një qeverie që shkatërron Butrintin për një kafe? Që shkatërron rrënojat e Durrësit antik për një masë të neveritshme betoni dhe këtë ta shesin si vepër arti? Që ta mbush vendin me kanabis dhe të thotë se kanabisi është vetëm realitet i krijuar prej atyre që duan të prishin imazhin e vendit? Që ka një ministër Rendi që u ka dhënë makinën me qira kontrabandistëve për të bërë punët e tyre dhe që i jep mbrojtje politike, me pretekstin se nuk ka prova dhe pastaj të thotë se Reforma në Drejtësi po jep rezultat? Që shkatërron universitetet publike për interesat e privatëve? Që banditët i bën deputetë dhe kryetarë bashkie? Që i quan mediat kazan plehrash dhe vetë rri gjithë ditën në media, madje krijon edhe një media të vetën, “ETV” (Rama TV).
Si t’i përgjigjesh një Kryeministri, që mazhorancën e kthen në arrogancë? Qytetarët kanë dhënë shenjën e parë të reagimit ndaj arrogancës së pafundme të Ramës dhe do të ishte mirë që Rama dhe qeveria që ai drejton, ta kuptojë mesazhin. Sa më i madh të jetë nënshtrimi dhe frustrimi i masave, aq më i egër bëhet reagimi në momentin kur populli ngrihet. Dhe, sa më vonë ngrihet, aq më egër shpërthen. Është, pra, e domosdoshme që qeveria të heqë dorë nga taksimi arrogant i Rrugës së Kombit. T’u kërkojë falje qytetarëve për provokimin dhe të hyjë në negocim me aktorët lokalë që preken nga kjo taksë. Por, jo vetëm me ata. Rama dhe qeveria e tij duhet të bisedojë me Qeverinë e Kosovës pasi një taksë e tillë prek rëndë qarkullimin e shqiptarëve të Kosovës përmes territorit të Shqipërisë. Le ta bëjë pikërisht në këtë moment mbledhjen mes dy qeverive në Prizren nëse do të tregojë se mbledhje të tilla nuk janë gjë tjetër, veçse një farsë e neveritshme për të fshehur mungesën e dëshirës për bashkëpunim mes dy shteteve shqiptare në Ballkan.
Duke vënë këtë taksë, ai jo vetëm dëmton qarkullimin e shqiptarëve të Kosovës, por pengon ekonominë shqiptare, pasi Rruga e Kombit, përveçse rrugë “patriotike”, është rrugë ekonomike, që ndihmon më shumë se Kosovën, turizmin dhe ekonominë shqiptare. Edhe pse të vonuar, z. Rama dhe qeveria e tij e kanë ende një mundësi për të negociuar me qytetarët e vet të irrituar. Për të negociuar me banorët e Kukësit për rrugën, me naftëtarët, me bizneset e vogla për taksat, me artistët, me pedagogët e studentët. Arrogancës së tij i ka ardhur fundi dhe sa më shpejt ta kuptojë këtë, aq më mirë do të jetë për të, për qytetarët dhe vendin. Ndryshe, skenat të tilla me tym e flakë do t’i shohim më të shpeshta në ditët e ardhshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Ekspertët kanë zbuluar se si duhet të duket vagjina normale
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës