LAJMI I FUNDIT:

Çka nevojitet për të pasur një aferë të suksesshme dashurie?

Çka nevojitet për të pasur një aferë të suksesshme dashurie?

Ajo çfarë e bën një lidhje të suksesshme, ndoshta nuk ndikon njëjtë për një lidhje tjetër.

Por, pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se janë dy gjëra esenciale që nevojiten për një lidhje të suksesshme, transmeton Telegrafi.

Para disa vjetëve, ekspertët në fillim kishin thënë se për një lidhje të fortë dhe të lumtur nevojiten këto gjëra: komunikimi i mirë, aftësitë jetësore, vetë-menaxhimi, njohja e njëri-tjetrit, seksi, kontrolli i stresit dhe zgjidhja e konflikteve.


Megjithatë, ekspertët tani thonë se nga tërë këto gjëra, vetëm dy prej tyre janë kryesoret!

Pas anketimeve me mijëra njerëz, hulumtuesit konstatuan se lidhjet më të lumtura i kanë çiftet që komunikojnë mirë me njëri-tjetrin dhe e njohin mirë njëri-tjetrin.

Në fakt, kombinimi i këtyre dyjave i përmirëson tërë gjërat tjera.

Kur është fjala për komunikim, çiftet duhet t’i shmangin fjalët si “ti asnjëherë…” sepse shkaktojnë dhimbje emocionale.

Ndërkaq kur është fjala për ta njohur njëri-tjetrin, nuk do të thotë t’ia dini emrin dhe mbiemrin apo cili është filmi i saj i preferuar, por të dini se çfarë e bën atë të lumtur. /Telegrafi/