Alfred Peza
E hëna e 26 marsit 2018 do të mbahet ndoshta mend më gjatë se çe mendojmë sot, po të kemi parasysh se Shqipëria dhe Kosova, Tiranë dhe Prishtina kanë bërë dy dëbime në një ditë, të pamenduara më parë. Sigurisht nuk është rastësi që kanë qenë në të njëjtën ditë, pothuajse në të njëjtën kohë, pavarësisht se njëra në ambientet e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe tjera në Mitrovicën e Veriut, në Kosovë.
Shqipëria ka njoftuar dëbimin e dy përfaqësuesve të rëndësishëm diplomatikë, të Ambasadës së Republikës Ruse. Ndërsa policia e Kosovës arrestoi dhe më pas dëboi shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, i cili bashkë me sekretarin e përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, hynë në Mitrovicë jashtë rrugëve të ligjshme.
Për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, vendimi është një veprim i koordinuar me partnerët tanë të NATO, në përgjigje të zhvillimeve të fundit sidomos për rastin e bërë publik në Britaninë e Madhe, ku u sulmua me shumë gjasë, me lëndë helmuese ushtarake një ish agjent i shërbimeve sekrete ruse, bashkë me vajzën e tij.
Për Bushatin nuk është rastësi që në Ballkanin Perëndimor kanë ndodhur disa ngjarje, dhe sot për sot kemi pozicionime edhe të vendeve që janë apo që aspirojnë të jenë anëtarë të BE, përkundrejt thirrjeve që kanë ardhur nga SHBA apo Mbretëria e Bashkuar, për një rreshtim në kampe mbi bazën e disa vlerave të cilat ne i mbrojmë dhe duhet t’i promovojmë.
Avokat Ngjela e shpjegoi këtë zhvillim me teorinë e Kantit, i cili thotë se “po ndodhi njëherë është rast, kur përsëritet është raport”. Për të e gjitha çka ndodhi ka lidhje të drejtpërdrejtë: Ka filluar eskalioni për sqarimin e plotë të çështjes shqiptare dhe për të ndaluar çdo veprim subversiv të Moskës, Beogradit dhe Athinës. Këtu është luftë e nxehtë. Është interesi i dy fuqive, Uashingtonit dhe Moskës dhe sigurisht që do fitojë Uashingtoni.”
Të gjitha këto mund të na orientojnë drejt asaj se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ndaj duhet të pranojmë se për shqiptarët kjo ditë është shumë e rëndësishme.
E para, sepse treguam që të dyja shtetet shqiptare në Ballkan ishin të sinkronizuar jo vetëm mes vedit, por edhe me të gjithë aleatët e tjerë perëndimorë në Evropë dhe SHBA.
E dyta, ky nuk ishte një akt lufte kundër Rusisë apo Serbisë, por një demonstrimit i qartë i përkatësisë sonë perëndimore, si pjesë e saj dhe e aleancës natyrale me të.
E treta, ky rreshtim i shqiptarëve në Ballkan, në planin ndërkombëtar, shënon edhe një vijë të qartë për rreshtimin e brendshëm të forcave, rrymave dhe orientimeve pro perendimore, apo antimperendimore. E për rrjedhojë pro orientimit strategjik kombëtar shqiptar, apo kundër tij, për sot e në të ardhmen.
E katërta, është ndoshta hera e parë pas 1990 që Shqipëria ndërmer një veprim kaq të fortë kundër një fuqie botërore si Rusia, pa patur frikën e pasojave që mund të sjellë ajo, pavarësisht kostove. E njëjta gjë edhe për policinë e Kosovës, e cila e ndërmori veprimin në atë pjesë të territorit të shtetit të Kosovës, i cili “de facto” në terren kontrollohet nga serbët. Çka tregon se qeveria e Kosovës ka potenciale për kontrollin e gjithë hapësirës së saj territoriale nesër, sigurisht me mbështetjen e aletatëve.
Dhe e fundit, fundit politika ndërkombëtare dhe qenia ose jo aktor ose faktor i saj sado minor, është akt. Shqiptarët nuk kanë nguruar që ta bëjnë aktin e tyre.
Një akt i munguar deri dje, që tregon se sot e tutje, raporti ynë me Perëndimin, por edhe me Rusinë dhe aleatët e saj, nuk do të jetë më si më parë. Për mirë apo për keq, kjo mbetet për tu parë. E sigurt është se jemi rreshtuar në anën e duhur të historisë. /Alpenews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Punë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi
Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga "përmbytjet e shekullit"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United