Denis Dyrnjaja
Në Shqipëri figurojnë rreth 130 parti politike një numër jashtëzakonisht i lartë në raport me vendin dhe popullsinë. Por, megjithëse janë kaq shumë parti politike, mungon partia kryesore dhe më specifike që i përshtatet mendësisë së një kategorie që sistemi i kaluar i ka lënë si traumë nënshtrimin politik: mungon Partia Kamikaziste. Ajo do ishte partia me elektoratin më specifik, ndoshta edhe më të madh, sepse do të mblidhte kamikazët politikë që janë me shumicë në të gjithë të ashtëquauturin spektër politik.
Ata quhen kamikazë politikë, sepse për ta nuk ka rëndësi vetvetja, familja, komuniteti apo qyteti. Nuk ka rëndësi me çfarë arsyetimi, argumenti apo realiteti përballen, për ata ka rëndësi çfarë thotë kushtrimi i tutorit politik dhe ata marrin komandën duke stakuar butonin e logjikës dhe duke aktivizuar butonin e alogjikës. Kushdo që është i kundërt me tranzhin e urdhërit politik të kamikazit politik bëhet objektiv sulmesh të panumërta që arrijnë rekorde marrëzie ndërsa kamikazin politik e çojnë në kufijtë e një histerie.
Dhe, histeria politike përllogaritet për nga kënaqësia e barabartë me një orgazmë, ndaj për këta individë marrëdhënia me tutorin politik i plotëson edhe një kënd të gjerë dëshirash dhe pasionesh. Kamikazi politik nuk ka arsye, nuk ka personalitet, nuk ka identitet. Ato janë refleksione të tutorit të tij, pak rëndësi ka nëse ai është një mashtrues, një demagog apo edhe një vrasës me kostum politik.
Kamikazët politikë janë vlerë e vetëmohimit dhe vetëpërçmimit në funksion të urdhrit dhe qëllimit të tutorit politik që kamikazi mendon dhe i ka besuar të ardhmen e tij, jetën e tij sivëllezërve dhe simotrave të tij. Dhe kamikazi politik kujton se ka kauzë të majtë ose të djathtë, në fakt jo. Kamikazët politikë janë njëlloj, ndërsa tutorët e tyre politikë ndryshojnë jo nga ideologjia, por nga forma sepse përmbajtjen e kanë të njëjtë. Ata kërkojnë pushtet për pasuri e para. Kamikazi politik është mundësi dhe garanci për t’ia realizuar këtë qëllim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri