Para se të fillojmë me temën, dua t’i përmendi dy momente të rëndësishme që ndihmojnë në kuptimin e drejtë të rreshtave në vazhdim. Fjala është për historinë sipas shpjegimeve të Kur’anit, dhe e dyta, për kuptimin e mesazhit të Kuranit që jep nëpërmes ngjarjeve historike, më konkret, nëpërmes historisë së profetëve.
1. Kemi thënë edhe më parë. Historia sipas Kuranit nuk është ajo shkenca sociale mbi ngjarjet e së kaluarës, ajo që e mësojmë nëpër shkolla teksa flet me data për popuj e personalitete të së kaluarës. Kur’ani na thotë se historia është diçka më thellë se kaq, diçka më përmbajtjesore se sa veç shpjegimi i së djeshmes. Historia është “dersi” i marrë nga e kaluara që na shërben sot si brumë për të sendërtuar të nesërmen. Çdo fjalë e Kur’anit që fletë për popujt e kaluar ka historinë e vetë dhe, siç mësojmë nga Kur’ani, historisë duhet qasur sidomos nga aspekti sociologjik-psikologjik .
Duke iu referuar qasjes kur’anore ndaj ngjarjeve të së kaluarës, Islami për historinë mendon se ajo duhet liruar nga stërngarkimi i panevojshëm me emra e data, ku, në vend të emrave e datave të shumta, në to të shikohet nga prizmi i mesazhit që mund të nxirret nga ato ngjarje. Për Kur’anin, pra, është irelevante aspekti historik i ngjarjeve që i përmend. Në raport me mesazhin e tyre, është krejt e njëjtë nëse ato ngjarje ishin të vërteta, legjenda apo mite. Ngjarjet e së kaluarës që i përmend Kur’ani, kanë karakterin pedagogjik më shumë se sa që përmenden si të vërteta historike. Meqë sipas Kuranit historia fillon me njeriun, historia duhet t’i shërbejë sidomos të nesërmes së njeriut dhe, çka është më kryesorja, të vazhdojë të jetë një kontributore serioze për ta ndihmuar njeriun të qëndroj stoik në pozitën ku e kishte vendosur vetë Kur’ani; zëvendësi i Zotit në tokë.
2. Që të kuptohet më mirë universaliteti i Kuranit, që të reflektojë mjaftueshëm në jetën tonë, në sjelljet dhe në marrëdhëniet tona mes nesh, e ky është qëllimi kryesor i Kur’anit, Kur’ani do studim serioz dhe kontinuitiv. Vetëm nëpërmes studimeve serioze ne mund të zbulojmë atë që Islami i ofron gjeneratave që vijnë. Edhe pse është fakt që Kur’anin e përshkon një bukuri e rrallë linguistike, estetike e poetike, interpretimet e shumta që i janë bërë Kur’anit vetëm mbi bazën gjuhësore, e kanë mjegulluar mesazhin që fshihet në përmbajtjen e fjalëve të tij. E kuptoj. Një numër jo i vogël i dijetarëve myslimanë nuk qenë të gjendje t’i rezistojnë bukurisë poetike të Kur’anit, ama, edhe nëse kështu, ata harxhuan shumë kohë e mund duke i shpjeguar (vetëm) aspektet gjuhësore të fjalëve të Kur’anit. Thjeshtë, në vend se të merreshin me përmbajtjen, u morën me formën. Këtu edhe lindën probleme serioze rreth kuptimit të vërtetë të historisë, të historisë së profetëve, në rastin konkret, të historisë së izraelitëve, dhe jo vetëm.
T’i kthehemi temës!
Një mori ajetesh kur’anore merren me popujt e kaluar. Janë 56 sosh të pozicionuara thuajse në fillim të sures el-Bekare që bëjnë pasqyrimin e një kategorie të caktuar të njerëzve. Duke filluar nga ajeti 40 e deri tek ai 96, Kur’ani flet kryesisht për hebrenjtë. Përgjatë leximit të këtyre ajeteve herë pas here bie në sy një dozë digresioni që e bënë Kur’ani, ku, edhe pse krijohet një përshtypje se po dilet jashtë temës, në fakt, tema fiton një sharm edhe më të bukur. Kjo është metodë e njohur e Kur’anit. Pra, duke shtruar një çështje, bënë kërcime të herëpashershme, por, asnjëherë të ndërpritet kontinuiteti i ngjarjes. Kjo formë specifike e shpjegimit kur’anor të ngjarjeve, tregimeve u jep një gjallëri edhe më të madhe.
Kur’ani e fillon kështu tregimin mbi izraelitët:
“O bijtë e Israilit, kujtoni (jini mirënjohës) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që më keni dhënë. Unë zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm mua”. (el-Bekare, 40)
“Dhe besoni atë, që u shpalla (Kuranin), e që vërteton atë që e keni ju (Tevratin) e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kuranin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë”. (el-Bekare, 41)
“E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshihni realitetin”. (el-Bekare, 42)
Pra, në kohën kur po zbriste Kur’ani, në botë ekzistonin dy fe tjera qiellore; krishterimi dhe judaizmi. Një pjesë e besimtarëve të këtyre dy feve jetonin në Gadishullin Arabik, të cilët, edhe këta, sikur idhujtarët, i bënin rezistence kokëforte mësimeve të Kuranit.
Për dallim nga të krishterët, të cilët ende nuk paraqisnin ndonjë bazë të qëndrueshme e as kishin krijuar ndonjë shkollë të fortë teologjike, hebraizmi ishte shumë më fanatik. Siç mësojmë nga këto ajete, Kur’ani fillimisht i drejtohet hebrenjve. Ka disa arsye përse vepron kështu. Hebrenjtë ishin populli më i vjetër me fe monoteiste. Nga mesi i tyre kishin ardhur një numër i konsiderueshëm i profetëve, ndërsa të gjithë profetët e mëdhenj ishin nga ata. Kjo mund të ketë qenë arsyeja përse ata në librat e shenjt të tyre u quajtën “populli i zgjedhur i Zotit”. Këtë përparësi të tyre as Kur’ani nuk e mohoi. (Innallahe stafahum ve feddalehum).
Gjithashtu, hebrenjtë paraqisnin organizimin më të rrezikshëm kundër përhapjes së Islamit. E kaluara tregon se izraelitët ishin kundërshtarë kokëfortë ndaj çdo gjëje të re. Ata vranë shumë profetë. Fanatizmi i skajshëm i tyre i veshur me egoizëm si dhe vetëkënaqësia e tepruar e cila shndërrohej në intolerancë ekstreme, përbëjnë elementin bazë të kryeneçësisë izraelite edhe ndaj Isait a.s. dhe përkrahësve të tij. Kështu thuhet edhe në librat e shenjtë para Kuranit. Historia e kaluar dhe kjo më e reja e hebrenjve është e mbushur me tundime skajshmërisht të dhimbshme. Hebrenjtë përjetuan egzodin më të madh në histori, u dëbuan me dhunë, u vranë e u persekutuan nga pushtues të shumtë. Kjo mund të jetë një arsye e fortë pse mbetën hebrenjtë kam pak në numër, ndonëse janë ndër popujt më të lashtë në histori. Dhe, duke mos arrit të mbijetojnë vetëm me ndihmën e forcës, ata u lëshuan në mjete tjera, veçanërisht në para. Me mjete financiare u bënë të njohur, ku edhe sot e kësaj dite hebrenjtë janë faktor i rëndësishëm në botën e financave.
– vazhdon –
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMë në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova