1.
Berlin. Fillimvitet 90-të. Vjeshtë që, nga ikja e shpejtë e t’fundmeve ditë, shpaloste xhelozisht magjinë e saj. Por brenda restorantit shqiptar “San Pietro”, që vështronte me trishtim boshësinë e stolave në oborr, kishte pak tendosje e moskuptim. Dhe mërzi, natyrisht. Gjethnaja e artë që përplasej xhamllëkut në lojën e bukur me erën, përpiqej më kot të jepte prehje e harrim…
Mikpritësi, një burrë i mirë atdhetar, kishte shtruar darkë për ambasadorin shqiptar në Bon, Zaganjori (emrin nuk e kujtoj dot). Shqipëria posa kishte aderuar në Konferencën e vendeve islamike. Në kuvendimin që s’mund të shmangte dot temën, unë do të shprehesha i rezervuar. Miqtë e tjerë, poashtu. Ç’i duhej? Vitet që rrodhën më pas, do ta konfirmonin, jo vetëm kotninë, por, ndoshta, dëmin e saj. Feja dhe interesat kombëtarë nuk janë prorë të përkitshëm. Tek shqiptarët pothuaj asnjëherë.
Kryediplomati i Bonit ishte disi i munguar. Nuk përqendrohej kurrësesi: herë justifikonte qeverinë e tij, e herë humbiste në avullin e mishnajës së bollshme në tryezën e gostisë…
2.
Mote më vonë. Shekull i ri. Shqiptarët më të lirë se kurrë. Por të çorientuar akoma më shumë: cila, vallë, është bota e tyre?
Ndaj dhe, do të shkruaja për Hashim Presidentin që, në një prononcim për mediat parisiene, shpall asnjanësinë midis Turkisë dhe Europës. Madje, anon fshehtë drejt Azisë. Dhe kjo lexohet lehtësisht nga fryma e fjalës së tij. Do të kujdesej filigranisht që kumti t’mos ishte i dykuptimtë, por i qartë deri në faj.
Paskëtaj, do të ngreja zërin kundër studentëve të shpërdorur shqiptarë të Shkupit, që demonstronin udhëhumbur në mbështetje të Palestinës së largët e serbodashëse. Sllavët i segregojnë si në bantutë afrikane, por ata nuk bëzâjnë. Ndrydhjen etnike dhe energjinë e frustruar sociale i konsumojnë për ide dhe ideale që rangohen mbrapsht në tabelën e interesave të parë.
Mirëpo, anipse një popull, një histori e një dhimbje, prisja që Shqipëria njëqindvjeçare, të kishte kthjellësi tjetër. Traditë mendimi politik e racionalizëm shtetëror. Dhe, natyrisht, t’i printe kombit në vrânsirat e kohës.
Por, jo. Dhe ky është kulmi i vnerit tim. Ajo, Nënëmadhja, dëshmoi bindje të pakuptimtë
e disiplinë të habitshme në rreshtimin panislamik. Mori pjesë në Konferencën e Stambollit, duke u bërë palë e një kauze të huaj: krah i kundërshtarëve të Jerusalemit hebraik.
Madje, jo vetëm të tyre. I Amerikës, poashtu. Kombit që, nga anë e tjetër e botës do bënte rrugën e gjatë, si në rrëfimet mitike, me diplomatë e ushtarë, për t’i bërë varrin thikës që prente fëmijët e saj.
3.
Kthim prapa në kohë, sërish. Vitet e rezistencës, luftës e gjakut në Kosovë. Pati një çast kur humbja përhihej në horizont dhe shpresa jepte shpirt. Arbni verior zbrazej. Ariozofia serbiane fërkonte duart vrastare: kurora e Rajhut të saj ishte në prak. Po agonte dita e tyre. Presidenti shqiptar, Mejdani, i tronditur e zbehtë si morti, mban një paraqitje dramatike. Me lot ndër sy përgjërohet e drejton thirrjen historike: Europë, e kjo do të thoshte: Ti bijë e saj Amerikë, shpëtoje popullin e Nënë Terezës. Nuk do të lutej për popullin e myderrizëve dhe as nuk kushtrimonte: oj Arabi e zallinave na ndih të ruajmë jetën e tokën tonë.
Emisarë të Belgradit, kanë absolvuar qyshkur shkollën pragmatiste. Kur vizitojnë, tash si përherë, vende myslimane thonë: Kosova është çështje e së drejtës, pra e ligjit të shkelur ndërkombëtar, ndërkohë që kur presin dërgatë shtetesh të krishtera, pohojnë krejt ndryshe: se ajo qenkësh betejë e hidhur kundër transversales së gjelbër islamike që kërcënon Europën.
Përse, që këtej, shqiptarët nuk mësojnë shtetësi e, në gjurmë të fatkeqësisë së vet, nuk i referohen tani atij harku peshërëndë dhe asaj ore dritësie që shenjonte klithma e Presidentit shqiptar? Trokitja e tij në Portën e Madhe që do t’i hapej?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles