Për dallim nga Mali i Zi, Serbia nuk do t’i kërkojë 8,000 hektarë – por 25 për qind të territorit të Kosovës!
Fadil Maloku
Në Kosovën e pasluftës, shkaqet e (mos)integrimit të serbëve dhe të ndërtimit të shoqërisë multietnike (projektit të UNMIK-ut) do të duhej kërkuar në disa rrafshe, të cilat kalimthi vetëm do të mund t’i identifikonim me logjikën rregulloreve dhe dekreteve që deri më sot nuk e kishin fuqinë e ligjit për ta iniciuar frymën integruese në praktikë;
1. Nivelin e rrafshit të mungesës së (projekteve, ideve dhe shkurt strategjisë së detajizuara). interesimit jo edhe aq të theksuar të politikes dhe institucioneve kosovare për ta bërë atë me sinqeritet më të madh;
2. Nivelin e rrafshit të manipulimit sistematik të qeverisë së Beogradit me serbët lokalë, vetëm e vetëm që të shantazhohet ideja e integrimit të tyre në institucionet e Kosovës. Shkak dhe mision ky që e ka Lista “Srpska” sot.
3. Nivelin e rrafshit të neglizhencës së qëllimshme, të faktorit ndërkombëtar (ne këtë rast Brukselit, jo edhe aq të Uashingtonit), i cili më shumë është i interesuar që me “pazarin” e integrimit të serbëve kosovarë, të lozë “lojën” e integrimit të Serbisë në BE, gjë që duket absurde, kur e njëjta aleancë Serbinë ne vitin 1999 e kishte bombarduar rrufeshëm, ndërkaq pas dy dekadave i bën ofertë (para Kosovës?!) integruese?!
4. Çështja e mbrojtjes së minoriteteve me fuqinë e ligjit është një kërkesë e arsyeshme dhe e rekomandueshme, që ndërlidhet edhe me standardet ndërkombëtare, mirëpo kur ajo fillon të ngrihet në nivelin e sistemit të privilegjeve (çfarë në të vërtetë është rregulluar edhe me Kushtetutë), atëherë ajo di të bëhet edhe pengesë serioze për rregullimin e raporteve ndëretnike.
5. Në rrafshin ndërkombëtar, sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele të llojllojshme të cilat janë në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por për mbrojtjen e pakicave me së largu kane shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa lindore dhe ajo juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për grupimet pakicë etnonacionale.
6. Në Dokumentin e OSBE-së, në Kopenhagë të mbajtur më 29 qershor të vitit 1990 , p.sh. krijimi i “administratave lokale e autonome rekomandohet si mjet mjaft efikas për sigurimin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhësore, dhe fetare për pakicat kombëtare“.
7. Në të vërtetë, numri i rekomandimeve dhe i projekteve apo ideve lidhur me rirregullimin e statuseve minoritare, sidomos kur janë në pyetje grupimet etnike të dala nga dy perandorit e fundit në Evropë (asaj jugosllave dhe asaj sovjetike). tregon se tani për tani ende nuk ekziston ndonjë formulë magjike e cila do të mund t’i rregullonte këto raporte të ndjeshme mes komuniteteve të ndryshme etnike, në jetën reale.
8. Sot p.sh. jo shumë rrallë rekomandohet që për integrimet lokale e rajonale të grupimeve etnonacionale, të merret modeli i ashtuquajtur i ’intervenimit ekonomik’, i cili është dëshmuar se ka një përmbajtje shumë joshëse dhe integruese. Por, në rastin e Kosovës është shkuar me atë të diskriminimit pozitiv (e kam identifikuar si superdiskriminim pozitiv, për shkakun se është unik në mbarë botën e civilizuar!), që për imperativ nuk e ka synimin integrues, po atë të krijimit të paradispozitave morale, demografike, e ligjore për një lloj autonomia (në fazën embrionale) territoriale e personale, të shkëputjes nga Kosova dhe të bashkëngjitjes me Serbinë.
9. Meqë, na është imponuar modeli (Ahtisarian) de facto i autonomisë territoriale (për serbët lokalë), do theksuar që ky model në pamje të parë është aq i sofistikuar për ta bërë integrimin e grupimeve pakicë në sistemin e organizimit tonë shoqëror, lë përshtypje që tani ai pas gati dy dekadash tentativash për t’u implementuar është tepër vonë të ndalet si i tillë.
10. Në rastin e Kosovës ai ka mundur të kontestohet nga të gjitha këndvështrimet e mundshme (juridike, sociale, demografike, e historike), por shkaku i servilitetit të tejskajshëm i politikanëve pa vizion dhe pa interesa kombëtare e shtetërore, ka mbetur kështu pezull. Kontestimi, ani pse i vonshëm, që tani mund t’i bëhet është se kompaktësia demografike e gjeografike e grupit etnik minoritar (në rastin tonë serbëve) që kërkohet si alibi kryesor, thjeshtë mungon, ngaqë serbët nuk kanë dhe as që kanë pasur ndonjë kompaktësi etnike përgjatë gjithë historisë së Kosovës.
11. Në një situatë të tillë, kur grupimi etnonacional serb është i shkapërderdhur në shumë agjenda lokale e rajonale, autonomia e synuar territoriale që atyre ua kanë fut në mendje ekspertët e “trurit serb” (lexo: Memorandumit të parë dhe tani të dytit me radhë) nga Beogradi, është tejet diksutabile edhe me një fakt të ri që politikanët tanë pak ose hiç se përdorin si argument të fuqishëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova