Mënyrat e duhura dhe të gabuara për të kërkuar falje – dhe përse ka rëndësi kërkimfalja
Këto javët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të një numri të madh të njerëzve që janë akuzuar për ngacmime seksuale apo sjellje të pahijshme
Reagimi i parë i shumicës së tyre ka qenë mohimi dhe debati, por kur dëshmitë fillojnë të dalin në pah, ajo strategji bëhet më e vështirë për t’u ndjekur.
E pikërisht atëherë vjen koha kur njerëzit fillojnë të kërkojnë falje publike – kryesisht një qëndrim rreth veprave të tyre duke pranuar se i kanë lënduar tjerët.
Shpresojmë se asnjëherë nuk do të jeni në pozitë për t’iu përgjigjur akuzave të tilla, por të gjithë ne bëjmë gjëra për të cilat pendohemi dhe, me qëllim apo jo, i lëndojmë tjerët, transmeton Telegrafi.
Megjithatë një kërkim falje e dobët dhe e pasinqertë më shumë mund të sjellë dëme sesa dobi. Kështu, duke pasur parasysh këtë, herën tjetër që e gjeni veten në pozitë për të kërkuar falje, keni parasysh:
KËTO JANË MËNYRAT E GABUARA PËR TË KËRKUAR FALJE:
Fajësimi i tjerëve
Një nga gjërat më të këqija që mund ta bëni është t’ia hidhni fajin dikujt për veprën, sjelljen e keqe apo mungesën e profesionalizmit nga ana juaj.
Të arsyetoheni
Kur përpiqeni ta mbroni sjelljen tuaj duke pohuar se është e arsyeshme, ju vetëm sa e bëni situatën të duket më e keqe.
Ta minimizoni veprën
Kur flisni sikurse vepra që e keni kryer nuk ka qenë aq e dëmshme sa thonë tjerët, ju dërgoni mesazh se efektet e sjelljeve tuaja te tjerët nuk kanë rëndësi.
MËNYRA E DUHURA PËR TË KËRKUAR FALJE:
Pranojeni gabimin
Bëhuni i/e pari që pranon se keni bërë diçka të gabuar; mos e mohoni e as mos krijoni debate. Kur kërkoni falje, ju jeni duke e pranuar se keni kryer sjellje të papranueshme. Është vepër e cila ju ndihmon ta rindërtoni besimin dhe t’i riktheni lidhjet.
Merrni përgjegjësi të plotë
Kur merrni përgjegjësi të plotë për situatën e caktuar, ju ia riktheni dinjitetit personit që e keni lënduar. Kjo mund të jetë fillimi i procesit të shërimit dhe mund ta ndalë çdo akuzë nga viktima. P.sh.: “Më vjen keq që t’i lëndova ndjenjat dje kur të fola ashpër. E di se të kam turpëruar, e veçanërisht pasi e tërë ekipa ka qenë aty. Kam gabuar që të kam trajtuar ashtu dhe të kërkoj falje”.
Ndryshoni
Përderisa është e rëndësishme të kërkoni falje, mbani mend se personi tjetër mund të mos jetë gati për t’iu falur. Jepni kohë dhe mos e nxitoni këtë proces. Ndërkohë, mendoni me kujdes hapat që mund t’i merrni për t’i ndihmuar tjetrit. Gjestet e pasjellshme apo premtimet e zbrazëta më shumë bëjnë dëme sesa mirë – kështu, nëse keni premtuar se do të ndryshoni për mirë, bëjeni këtë.
PSE KA RËNDËSI KËRKIMFALJA?
Duke kërkuar falje në mënyrë të duhur kur e keni lënduar dikë me qëllim apo gabimisht, është hapi i parë drejt rikthimit të lidhjes mes juve dyve. Nëse nuk kërkoni falje apo nuk kërkoni falje në mënyrën e duhur, ju vetëm i shkaktoni dëme lidhjeve tuaja afatgjate, reputacionit tuaj dhe mundësive të karrierës! Më e rëndësishmja, ju e humbni respektin nga tjerët.
Të gjithë ne gabojmë dhe i lëndojmë tjerët – dhe kur kjo të ndodh, një kërkim falje e sinqertë dhe e menduar mirë është hapi më i mirë për rikthimin e integritetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova