Të konstatosh se votimi i diasporës nuk është i drejtë në zgjedhjet lokale sepse mërgimtarët nuk jetojnë në Kosovë, thënë duke u përmbajtur dhe duke përdorë frenat e mirësjelljes, është gabim i madh. Ai që konstaton kështu ose kurrë nuk e ka provuar çka është kurbeti ose kurbeti i duket sefa e përzgjedhur nga dëshira për të mos jetuar në ‘Kosovën e keqe’.
Si të mos ketë të drejtë të votojë mërgimtari, ai që i ka dhënë Kosovës frymë atëherë kur ajo ngulfatej për vdekje? Si të mos ketë të drejtë të votoj diaspora e jonë, ajo që ia dha pushkën Kosovës kur nuk e kishte, ia dha zërin kumbues të dëgjohet nëpër botë kur ajo pëshpëriste, ia dha krenarinë kur ajo po përdhosej gjithandej në çdo katund e qytet?!
Të drejtën për të votuar diaspora jonë e fiton me punë dhe ndihma Kosovës. Edhe sot, pa diasporën, sofra e çdo familje në Kosovë do të ishte më e varfër; pa diasporën do të kishim më pak shkolla, më pak shtëpi, më pak spitale, çerdhe… As varret nuk do t’i kishim të rregulluara pa diasporë. Thjeshtë, pa të do të kishim më pak jetë të dinjitetshme. Ajo jep aq shumë për atdheun e vet dhe flet aq pak për këtë.
A ka kuptim të ja mohojmë të drejtën të flas me votën e saj? Ajo është e bindur deri në vdekje se e ka borxh, obligim moral, detyrë patriotike e edukatë familjare, ta ndihmoj familjen dhe atdheun. Thonë kur myslimani bie sexhde është më së afërmi Zotit! Kuptoni se mërgimtari më së afërmi Zotit është kur e ndihmon Kosovën. Kur mërgimtari e bën këtë përtërihet, ngazëllehet, forcohet dhe i shtyn më lehtë ditët e kurbetit, të cilat edhe po qëndrove 30 vite atje, kurrë nuk bëhen ditë të rehatshme, as të lehta.
Ai ka të drejtë të votojë dhe për shpërblim nga ne kërkon në fund vetëm dy metra tokë për varr. Ai që nuk e kupton se mërgimtari gjithmonë ka një vrasje ndërgjegje pse nuk është në Kosovë, ai nuk e njeh diasporën e Kosovës. Mërgimtari e ndihmon Kosovën, sepse dëshiron që ta kompensojë këtë mungesë.
Ne si shtet i kemi hyrë në hak shumë diasporës në këtë drejtim dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë pa e kuptuar se po ia bëjmë të keqen vetit. Diaspora e Kosovës është prezente në Kosovë në forma të ndryshme. Ajo është e informuar pandalshëm për atë që ndodhë në Kosovë. E drejta e saj për të votuar nuk është vetëm një e drejtë morale, por pragmatike dhe e rëndësishme e cila duhet edhe ta bëjë ndryshimin, pse jo.
Vota e diasporës është votë e mençur dhe largpamëse. Diaspora shpesh është pjesa më e përparuar e Kosovës. Është mu e kundërta. Jemi ne si shtet dhe si shoqëri që duhet të bëjmë shumë më shumë që zëri i diasporës tonë të dëgjohet më shumë. Jemi ne që kemi ngecur shumë për ta ndihmuar këtë diasporë të organizohet më mirë, të konsolidohet më shumë, të vije më shpesh në Kosovë, dhe kur vjen puna edhe të dalë në numër më të madh për të votuar. Për këto ngecje në rend të parë është faji i shtetit tonë. Shtetet tjera me diasporë më të vogël se ne, në përpjesëtim me numrin e popullsisë, në këtë drejtim bëjnë shumë më shumë. Jemi ne ata që në forma të ndryshme duhet ta bëjmë të mundshme që diaspora jonë ta ketë fjalën e vet, votën e vet dhe të drejtën edhe për vendimmarrje në sfera të ndryshme të jetës tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës