LAJMI I FUNDIT:

Përralla e statujtë

Përralla e statujtë
Ilustrim

Maqedonia, ky tampon-shtet i stisur, të kujton, si askush tjetër, fajin biblik të njeriut: mëkatin e zanafillës!

Natyrisht, njëj dallese të vogël. Ndërsa atje gabimi kje një joshje mashtruese, këtej në hapsirën e ngushtë të gadishullit ilirik, janë të tjerët që hodhën zarin e probabilitetit të një krijese pa “élan vital”, e pra, e pazonja për ekzistencë jetike.

Mirëpo, nëse vuan këtë lëngatë në kufi të vdekjes, ajo, si gjithë qeniet e llojit, është mjaftueshëm e aftë për t’ua bërë të vështirë jetën të tjerëve përreth.


Dhe, ky produkt mëkatnor rreket tash 50 vjet, një grimë kohë kjo në biografinë e kombeve të vjetër, të dëshmojë Praninë dhe Ardhmërinë. Si mbetje periferike e kolonëve nga dyndjet sllave, i mban me akuzë të hapur për dështatën e vet, ata që do ti gjejë aty: shqiptarët, banorët e hershëm të truallit qyshkur perënditë jetonin akoma mes njerëzish.

Në misionin që tejkalon fuqinë e tij për t’i zhbërë, ka sprovuar shumë teknika të dhunës e shfytyrimit nga amza e fantazisë së mentorëve serbë. Por tani, kur dheu lëkundet e shkolla e segregimit digjet ngadalë, kanë nisur thurjen e prrallës romantike të simboleve asgjëthënëse. Një imitacjon i lavdisë shpifur dhe përkundje në delirin e mjerë të madhështisë…

Sheshi qendror, në të dy anët e Vardarit të heshtur, përmbytet nga vërshima e statujtë. Një babël bustesh, gati një atelje e hapur skulpturore, punuar e shpërndarë pa koncept, harmoni dhe kulturë, duhet të dërgojë mesazhin e pamundur: të një degëzimi mëvetësor në atllasin e popujve sllavë. Në gjurmë të kësaj pamundësie, a nuk i portretonte, pak me ofezë, dhe e famshmja Edit Durham? Teksa thoshte se në Ballkan vetëm shqiptari është artist, ajo m’një tjetër rast shkruante: në luginën e Vardarit ka një banorësi me dialekt sllav e qytetnisht aq të ultë saqë me lehtë merresh vesh me një lopë se me ta…

I lëmë tani anësh përskajimet pezhorative dhe legjitimisht bëjmë pyetjen logjike. Si mund t’i japin provë këtij pretendimi donkishotesk Samueli bullgar, Skënderbeu shqiptar e Kraleviqi serb? Në fakt, shqiptari e bullgari janë në vendin dhe në të drejtën e tyre. Koha e dytë që vjen i përket atyre. Një ftomë e re e saj, do ta kthejë mbrapsht mutantin e mëkatit zanafillor. E aherë edhe koha politike e nacioneve që fqinjërojnë do të ketë emblemë dhe kalendar tjetër.

Por deri atëherë ka një rrugë, aspak të lehtë, për të bërë. Mbaje mend mirë biri im, vendi i dytë i takon humbësit, këshillonte themeluesi i klanit të Kenedëve Gjonin e ri që gatitej për të hyrë në Shtëpinë e bardhë. E zgjedha e maqedonësve sllavë u ka rezervuar shqiptarëve pikërisht statusin e të dytit në renditjen tabelare të konfigurimit etnik. Ndaj dhe për ta, arbnorët e vonuar, ky status humbëtar i të dytit është jo vetëm cënim në substancë, por dhe, thjeshtë, një poshtërim kombëtar!…

Në trend

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Lajme
Juventusi konsideron rritjen e ofertës për Araujon pas interesimit nga Arsenali

Juventusi konsideron rritjen e ofertës për Araujon pas interesimit nga Arsenali

Ndërkombëtare
Kalo në kategori