T’i mbushësh 20 vjet dhe t’i lësh pas vitet e adoleshencës është tranzicion me plot stres për çdo njeri – e jo vetëm për adoleshentët që e përjetojnë atë.
Komediani dhe folësi i TEDx, William Beteet, ka ndarë disa perla mençure për të gjithë tinejxherët që janë rrugës drejt viteve të 20’ta:
Kërkoni çdo ditë mundësi jetë-ndryshuese – Nëse ia bëni qëllim vetes të kërkoni çdo ditë mundësi për t’ia ndryshuar vetes jetën gjatë gjithë viteve tuaja të 20’ta, ju do të jeni shumë para tjerëve kur t’i mbushni 30 vjet, transmeton Telegrafi.
Bëhuni të mirë në ndonjë profesion apo aftësi – Qoftë nëse është fjala për programim, dizajn grafik, shkrim, etj. Shpenzoni çdo ditë të vetme duke u bërë tejet të mirë në ndonjë aspekt. Kjo do t’ju bëjë tejet të aftë në fund të viteve tuaja të 20’ta, dhe do ta keni më lehtë të bëni një karrierë të bujshme.
Hiqni qafe televizorin – “Unë e kam hequr qafe televizorin tim para tri viteve, sepse nuk dua t’i shpenzojë vitet e mia të 20’ta duke i shikuar jetët e tjerëve”, ka rrëfyer komediani.
Qëndroni beqar – Dilni në takime, krijoni lidhje, por mbajeni lirinë tuaj sepse ju nevojitet për t’i marrë vendimet më të mira për ju në vitet tuaja të 20’ta.
Bëni ushtrime fizike, vishuni me stil dhe hani mirë – Të qenit një person me pamje të mirë është pasaportë shoqërore e cila ju jep qasje në mundësi jetë-ndryshuese.
Shkoni në një aventurë – Sigurohuni që të paktën një herë në vitet tuaja të 20’ta të bëni një udhëtim të gjatë e të vështirë, dhe në vend të hoteleve qëndroni në hostele dhe flini në divane. Aq më i vështirë rrugëtimi, aq më shumë do t’ju ndryshojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Lani rrobat në 60 gradë? Qe përse më nuk do ta bëni këtë gjë!
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'