Eduard Zaloshnja
“Një vrasës i pamëshirshëm endet në rrugët tona. Është i kudondodhur. Madje, tamam tani, mund të ndodhet në xhepin tuaj. Quhet telefon celular!” Me këtë tekst fillonte një spot publicitar i Departamentit të Transportit të SHBA-së në vitin 2009, i cili pasqyronte një skenë të tmerrshme aksidenti, ku dikush që dërgonte sms gjatë kohës që voziste automjetin, humbi jetën tragjikisht. Këtë spot televiziv, Departamenti i Transportit të SHBA-së e transmetoi pas një sondazhi natyralistik të universitetit Virginia Tech, nga i cili rezultoi se rreziku për aksident ose pothuaj-aksident, rritet 2.8-23.2 herë kur vozitësi i automjetit përdor celularin për të folur apo për të komunikuar me sms.
Në fakt, rezultatet e atij sondazhi shërbyen si shtysë për, pothuaj, të gjitha parlamentet lokale të shteteve të SHBA-së, që të sanksiononin në kodet e tyre rrugore, ndalimin e përdorimit të celularëve nga vozitësit e automjeteve. Pra, u ndërthur fushata sensibilizuese me atë shtrënguese, për të parandaluar një “vrasës” që po bënte kërdinë në rrugët e Amerikës.
Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të celularëve nga vozitësit e automjeteve ka kohë që është përfshirë në Kodin Rrugor, por gjoba është relativisht e lehtë (1 mijë lekë) dhe Policia Rrugore nuk e ka prioritet ndalimin e shkelësve të nenit përkatës të kodit. Ndërkohë, në rrugët e Shqipërisë, rrallë të zë syri dikë që nuk e përdor celularin gjatë kohës që vozit automjetin.
Se sa e rrit rrezikun e aksidentit ky përdorim në rrugët tona, nuk mund ta kemi idenë, sepse nuk janë kryer studime në këtë fushë. Por, të dhënat e sondazhit të kryer nga universiteti Virginia Tech, në rrugë e rrjedha trafiku shumë më të mira se sa të Shqipërisë, mund të shërbejë si një pikë referimi.
Siç e përmenda më sipër, ai sondazh ishte natyralistik, jo i simuluar. Konkretisht, u vunë kamera dhe instrumente që punonin non-stop në automjete reale, në vozitje reale, të cilat përshkuan gjithsej 9.7 milionë kilometra. Të dhënat e kamerave dhe instrumenteve të tjerë u analizuan vetëm në rastet kur regjistroheshin ndryshime të papritura të shpejtësisë apo drejtimit të vozitjes, që nënkuptonin një situatë aksidenti të ndodhur apo pothuaj të ndodhur.
Nga analiza rezultoi se formimi i një numri në celular apo përgjigjja e një telefonate, e rriste rrezikun e aksidentit ose pothuaj-aksidentit me 2.8 herë. Ndërsa gjatë komunikimit me sms, vozitësit e automjeteve i mbanin sytë tek celulari mesatarisht 4.6 sekonda, kohë në të cilën automjeti mund të përshkojë një fushë futbolli, kur lëviz me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë. Për këtë arsye, komunikimi me sms e rriste rrezikun e aksidentit ose pothuaj-aksidentit me 23.2 herë. Krahasimisht, vozitja në gjendje të dehur e rrit këtë rrezik vetëm me 7 herë.
Këto rezultate të sondazhit të universitetit Virginia Tech, si dhe fushata sensibilizuese dhe shtrënguese që pasoi publikimin e tyre në SHBA, mund të shërbejnë si një model që mund të zbatohet edhe në Shqipëri, ku problemi i aksidenteve është shumë më i rëndë – ndodhin 36 aksidente në vit, për çdo 10.000 automjete, ose 3.6 herë më shumë se në vendet ish-komuniste dhe 11.5 herë më shumë se në SHBA.
Vërtet, Shqipëria mund të mos ketë kushte për të kryer sondazhe si i mësipërmi, por Ministria e Brendshme mund të udhëzojë Policinë Rrugore të zbatojë me rreptësi ndalimin e përdorimit të celularit gjatë vozitjes së automjeteve. Gjithashtu, kjo ministri mund të prodhojë dhe transmetojë ndonjë spot publicitar për sensibilizimin e publikut mbi rrezikun e madh, që sjellin në trafik celularët “vrasës”.
Boll shqiptarë po vriten e vetëvriten çdo ditë nga shkaqe të tjera – mos të vriten edhe nga celularët!.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!