Kthimi i stafit të ambasadës serbe në Shkup do të fillojë që nesër, përveç ambasadores së Serbisë që do të kthehet në Shkup më 31 gusht, njoftuan sot nga Ministria e punëve të jashtme të Serbisë, pas bisedës telefonike të realizuar ndërmjet ministrave për punë të jashtme Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e Ministrisë për punë të jashtme të Serbisë ceket edhe fakti se është kërkuar takim i ambasadores serbe në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev që me 1 shtator.
“Në bazë të marrëveshjes ndërmjet kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, dy ministritë e punëve të jashtme do të përdorin dialogun për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe kombeve”, thuhet në kumtesë.
Është caktuar takim i ministrave Daçiq dhe Dimitrov ditën e premte në Nish./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla