LAJMI I FUNDIT:

Kumti i shkrimtarëve…

Kumti i shkrimtarëve…
Ilustrim

Vjeshtë e florinjtë fundvitesh 60-të. Gjermania po linte prapa kohën e një lavdie të heshtur. Pa fjalë, arrogancë apo rivalizim politik. Ishte mëkëmbur nga pluhuri i ariozofisë dhe arena e gjakut ishte shndërruar në punishtë djerse që ringjallte Europën.

Por, kish trokitur një orë e re. Tani ajo do ngrinte sytë për të parë diellin. Të shihte përtej votrës së coptuar. Lufta e ftohtë dhe Sovjetët kishin shtrënguar darësh të rënda hemisferën e kuqe. Veçse ajo, natyrshëm, kishte dhimbjen e vet: gjermanët e saj në pjesën e këputur që vuanin hekurat dhe skamninë!


Në këtë sfond të ngrirë, Willy Brandt-i promovonte strategjinë e kundërt tejpamëse të “Kthesës përmes afrisë” që, rrjedhimisht, pezullonte doktrinën e vjetër përballëse të Hallstein-it.

Kjo pra, do të ketë qenë arsyeja që para 50 vitesh (si evokon “Faz”), tre shkrimtarë të mëdhenj: Eberhard Jäckel, Günter Grass und Siegfried Lenz, u bashkuan në fushatë zgjedhore për të, yllin e një kohe tjetër.

Dhe Brandt-i që deshi e do bëhej kancelar, kishte ngasjen dhe idenë e një flete të ndryshme në kalvarin e ftohtësisë ndërvllaznore. “Ost-Politika”, duhej ta mbyllte këtë plagë trishte. Një klimë e re besimi e afrimiteti do të ndodhte vërtetë. Ndaj, kje pikërisht filozofia historikisht urtake dhe kurajoze e shtendosjes që do të pararendte rrëzimin e mëpasmë të Murit fatkeq.

Ndërsa mendoja këtë, ndjeja zilinë dhe, natyrisht, dëshirimin që dhe Kosova të jetojë orën e tillë: shkrimtarë që rreshtohen në anën e shenjëmirës historike. Por jo! Ata ose janë të shushatur dhe, bashkë me kupën, zbrazin mëllefin n’për kafenetë e tymta, ose, madje anojnë klientelisht për statu-quonë ku i poshtri e injoranti prejnë kostumin e jetës shtetërore…

Që këtej, pra, paralelja është humbëse. Sepse, ndërsa gjermanët që mendonin ndryshe nga Treshi i madh letrar, kishin, së paku, një justifikim të denjë – këta një përligjje të tillë, mjerisht, nuk e kanë. Konrad Adenauer dhe Ludwig Erhard, patën rivënë themelet e krenarisë kombëtare dhe të ekonomisë lulëzimtare. Kurse vitet që Kosova lë pas, janë plot varfëri, krim dhe errësirë.

Përse aherë kjo ndërgjegje? Kjo përulje? Dhe ky kumt i lig që i dërgohet kohës ardhmëtare?

Në trend

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori