Johanna Deimel
Apelet e bashkësisë ndërkombëtare për të mos vendosur si kandidatë për deputetë ata persona, kundër të cilëve janë ngritur padi, u injoruan. Madje, ka gjasa që në sytë e shumë kosovarëve ato të tingëllojnë gati cinike. Sepse jo vetëm Kosova, por edhe bashkësia ndërkombëtare është peng i gabimeve të saj dhe lënies mënjanë të problemeve.
Garda e vjetër politike, e cila rivjen me kandidatët kryesorë dhe figurat politike drejtuese si për shembull nga PDK, AAK, NISMA, megjithëse me hijen e një të shkuare kriminale, të paktën është duruar nga bashkësia ndërkombëtare. Rezultati? Atmosferën politike në Kosovë e dominojnë ende ish-ushtarë të UÇK-së, për të cilët ka dyshime se kanë kryer krime lufte, si edhe kandidatë me gjasë të përfshirë në prapaskena kriminale. Korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar ende nëntë vjet pas pavarësisë së Kosovës janë pjesë e jetës së përditshme (politike). Kundër anëtarëve të Vetëvendosjes, ndër ta Albin Kurti, ka aktakuzë për sulmet në Parlament.
E, megjithatë në këto zgjedhje gjen edhe bërthamën e partive të reja: Alternativa, e krijuar nga Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda konkurron për herë të parë. Kjo parti është ende e re për të pasur një profil të qartë, prandaj ajo i është bashkangjitur koalicionit me LDK-në dhe partisë Aleanca Kosova e Re. Vetëvendosje nuk është edhe aq e re si parti, por ka një potencial konstant votuesish, e me Shpend Ahmetin, si kryebashkak i Prishtinës në radhët e saj, edhe një politikan që mund ta nxirrte partinë nga këndi nacionalist i protestës. Të mos harrojmë edhe 120 mijë votuesit e rinj që mund të ndikojnë tek një riformatim i nevojshëm i peizazhit politik të Kosovës.
Lëvizje ka edhe në kampin politik të partive serbe. Në listën e partive Lista Serbe gjen kandidatë deri më tani të panjohur për serbët në Kosovë, e me shumë gjasa kandidatë që kanë përkrahjen e Beogradit. Por, serbët në Kosovë po fillojnë të emancipohen nga Beogradi dhe kjo është një shenjë e mirë. Partia e re e Aleksandar Jabllanoviqit (Partia e Serbëve të Kosovës) nuk mbështetet nga Serbia dhe sulmet ndaj tij dhe zyrave të kësaj partie të lenë të kuptosh nervozitetin kur diktati i Beogradit humb terren.
Të gjitha këtyre i shtohet fakti që këto votime zhvillohen në rrethana të të ndryshuara gjeopolitike, të cilat kërkojnë një politikë të përgjegjshme dhe të mirëmenduar. Por, në vend të kësaj iu bihet daulleve me tone nacionaliste shqiptare, dëgjohen kërcënime të dyanshme dhe mprehje shpatash verbalisht mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilat i shkundin fort zilet e alarmit në Uashington, në kryeqytetet evropiane dhe NATO.
Marrëveshjet e arritura, si ajo e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, me shumë gjasa nuk do të gjejnë shumicën edhe në Parlamentin e ri që të ratifikohen dhe implementohen. Prandaj, tingëllon gati absurde që Ramush Haradinaj (AAK), me gjasë kryeministri i ri, u premton kosovarëve liberalizimin e vizave brenda tre muajsh, por në të njëjtën kohë marrëveshjen e demarkacionit (një nga kushtet për liberalizimin e vizave) e deklaron “të vdekur”. Madje, Ramush Haradinaj bën të ditur edhe rishqyrtimin e ujdive të arritura në dialogun me Prishtinës dhe Beogradit. Përfytyrimi se së shpejti në Bruksel Ramush Haradinaj dhe Ivica Daçiç (pasuesi i mundshëm i Vuçiqit në postin e kryeministrit) do të duhej të takohen për një dialog konstruktiv në Bruksel u shkakton që tani net pa gjumë autoriteteve në kryeqytetin evropian. Edhe shanset për njohjen e Kosovës nga pesë vende të BE-së që e refuzojnë këtë, shtyhen në largësi të paditur.
Por, ndoshta Gjykata Speciale, e gatshme për të filluar nga puna brenda pak javësh, do të ndihmojë për zbardhjen e krimeve të luftës gjatë konfliktit në Kosovë, për përballjen me të shkuarën dhe orientimin e vendit nga e ardhmja. Shumë po spekulohet se edhe politikanë me poste (ende nuk ka publikisht emra) mund të përballen me këtë gjykatë. Ndoshta, prandaj presidenti Thaçi Hashim ka hedhur idenë e një komisioni të së vërtetës dhe pajtimit – në thelb një ide e mirë. Por, nëse me këtë nënkuptohet një përballje e vërtetë me të shkuarën, apo nëse Thaçi me këtë mbron veten nga ndonjë kërkesë për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale, kjo mbetet e hapur. Sigurimi i provave bëhet gjithnjë e më i vështirë. Se sa të rrezikuar janë dëshmitarët që mund të japin ose kanë dhënë dëshmi për ish-pjesëtarët e UÇK-së, e ka bërë publike gazetarja kosovare Serbeze Haxhiaj në një artikull të guximshëm.
E, pikërisht guximi nevojitet në Kosovë, guximi për të folur hapur. Varfëria dhe mungesa e perspektivës së të rinjve janë shqetësuese. Deri më tani është përmbushur vetëm një çereku i kritereve të Stabilizim-Asociimit. Në vend nuk gjen dot punë, standardet e arsimit nuk i përgjigjen kohës dhe shëndetësia është në gjendje katastrofike. Për të gjitha këto probleme zgjedhjet parlamentare dhe as Qeveria e re nuk do të ofrojnë dot zgjidhje, nëse iu referohesh rezultateve të sondazheve. Ato do të ashpërsohen ndoshta edhe më shumë. E një fillim vërtet i ri ka pamje tjetër.
(Dr. Johanna Deimel është zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Evropës Juglindore me qendër në Munih dhe eksperte për Kosovën e Ballkanin)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles