Rama e Basha mund të na fshehin detaje të marrëveshjes që kanë bërë me njëri-tjetrin, por nuk na kanë fshehur dot faktin që ata kanë vendosur të qeverisin së bashku pas zgjedhjeve. Puna ua ka dashur të mos e pranojnë publikisht këtë gjë, pasi vetëm kështu do mundin të optimalizojnë rezultatin elektoral (socialistë e demokratë do ishin më të motivuar, nëse nuk do ta dinin se ekziston kjo marrëveshje), por kjo gjë është marrë vesh, tanimë.
Nuk kanë mundur ta fshehin. Për ta fshehur, do iu duhej të luanin teatrin e ballafaqimit të fortë elektoral, me akuza, përbaltje, urrejtje, fyerje, tallje, përqeshje, britma, siç kanë bërë gjithnjë deri në momentin që kjo marrëveshje u arrit. Mirëpo ky rol, përveçse do ishte i mundimshëm për secilin syresh, do t’i bënte edhe qesharakë pas zgjedhjeve, kur ata të takoheshin, siç do të takohen, për të formuar qeverinë e tyre të përbashkët.
Madje, çfarë të bind më së shumti se kjo marrëveshje ekziston është mënyra se si ata po e zhvillojnë fushatën. Janë krejt të shtendosur, të relaksuar, si të jenë duke bërë një sauna a një banjo turke, e jo një fushatë elektorale. Nuk po merren fare me njëri-tjetrin. Edhe kur merren, e bëjnë me një gjuhë miqësore, anekdotike. Puç-puç njëri, puç-puç tjetri. Basha e të vetët nuk po denoncojnë probleme të qeverisjes së katër viteve të shkuara. Socialistët nuk po thonë asgjë prej atyre që kanë ditur për Bashën deri në këtë çast.
Vetëm LSI-ja është nervoze dhe është ky nervozizëm i saj që i ka dhënë pak ngjyrë fushatës e garës. Sikur të mos ishte për tonet e ngritura të LSI-së, e gjithë fushata do të ngjante me një harbim a orgji, siç ngjan qeverisja, kjo e fundit ta jep edhe më qartë idenë e orgjisë, pasi është treshe. Por deri në zgjedhje do vazhdojë kjo punë. Më pas LSI-ja do fillojë të luajë rolin që i kanë lënë për të bërë, atë të armikut. Thënë ndryshe, atë të opozitës.
Është gallatë e madhe kjo që ka ndodhur, apo jo? Demokratëve, gjatë gjithë kohës së çadrës, por edhe më herët u qante syri për pak flirt me LSI-në. Po se mos vetëm atyre. Edhe me socialistët ishte e njëjta gjë. Rama iu vardis pa fund Metës me synimin për ta rinovuar koalicionin, e kështu të fuste në xhep fitoren e sigurt, ashtu si në vitin 2013. Mirëpo, Meta u tregua “i pamëshirshëm”. Ua mori shpirtin të dyve.
Pse vallë?
Për të rritur pazarin, kuptohet. Sa më shumë t’i luteshin, aq më të lehtë do ia bënin LSI-së negociatat mbi ndarjen e – po përdor një term të shpikur prej Ramës – tepsisë. Me sa duket, Rama u lodh nga kjo gjë, dhe ka pritur rastin më të parë për një hakmarrje (Meta është duke ngrënë veten me dhëmbë tani që nuk qe në gjendje ta parashikonte këtë lëvizje). Vendimi i LSI-së për t’iu bashkuar opozitës në takimin e organizuar nga Duka-Mediu ka qenë për Ramën pika e ujit që derdhi kupën. Rama kuptoi në këtë rrethanë se nuk i bënte fare punë tërë ajo mbështetje ndërkombëtare që kish pas vetes. Ai po ndihej si qyqe, fillikat. Kështu i dha dum punës të shkojë edhe vetë në atë takim. E rrugës, prej kryeministrisë deri te zyrat e Kuvendit, ka menduar zgjidhjen. Unë e kam shumë të qartë se ç’bisedë është bërë mes Ramës e Bashës larg syve të të tjerëve. Jam i sigurtë mú sikur të kisha vënë një mickroçip përgjimi në dhomën ku kanë qenë ata. Ja biseda që është bërë:
Rama: Çfarë kërkon nga unë që të futesh në zgjedhje?
Basha: Kërkoj të më ofrosh edhe njëherë paketën McCallister, plus ndonjë gjë tjetër. Ndryshe, i bie që të futem në zgjedhje i zgërlaqur. Do ishte fundi im.
Rama: Do të jap më shumë se aq. Do të jap zv.kryeministrin, ministrin e Brendshëm, disa ministra të tjerë, e në fund edhe drejtorë të rëndësishëm.
Basha shqyen sytë.
Rama: Por, kam menduar diçka më të madhe se sa kjo. Ne nuk mund ta lëmë veten peng të Ilir Metës. Propozimi im është ky: “Ta qeverisim vendin së bashku, kryeministër bëhet kryetari partisë që merr më shumë vota; kështu, edhe nëse del keq në zgjedhje, zërat kritikë brenda partisë nuk kanë se çfarë të të bëjnë, pasi ti po e çon PD-në drejt pushtetit”.
Basha: OK. Sytë i lëshojnë xixa nga kënaqësia. Është një gjë që as ai nuk e kishte menduar.
Rama: Ndërkohë, pas zgjedhjeve bëjmë edhe një ligj të ri elektoral të tipit mazhoritar. E kështu, ndërtojmë një sistem politik me dy parti. LSI-ja shkon në të sëmës.
Basha: OK. Por duhet të flas me Berishën.
Rama: Fol tani. Ja ku e ke telefonin. Por jam i sigurt që Berisha do ta pëlqejë shumë këtë variant.
Basha merr telefonin. Rama i shtyp tastin e altoparlantit, në mënyrë që të dëgjojë se çfarë thotë Berisha.
Berisha (pasi dëgjon Bashën që e informon se çfarë i ka ofruar Rama): Lulzim, kjo është shumë e bukur për t’u besuar. Mos e zgjat shumë. Shtrëngoji dorën Edit dhe quaje të mbyllur këtë punë.
Kjo lëvizje e Ramës në sekondën e fundit e ka shastisur Metën, i cili për këtë arsye e mbajti frymën te Berisha. Me shpresën se do gjente një Berishë të tërbuar që kishte mbetur jashtë loje, për rrjedhojë një Berishë të gatshëm për t’u lidhur në një aleancë me Metën, e për të krijuar një dialektikë të re në jetën politike: Meta & Berisha versus Basha & Rama. Por, Berisha ka qenë më i qetë se kurrë. Nuk kish pse të mos ishte i qetë. Ai është pjesë e marrëveshjes. Këtu është Meta që ka kuptuar se ka mbetur si qyqe. Si është politika shqiptare, ë? Vetëm disa orë më parë, Meta ishte si Qabeja, nga kthenin sytë të tërë. Ndërsa, pas marrëveshjes Rama-Basha, atij i duhet ta fillojë edhe njëherë çdo gjë nga fillimi.
E, sikur të mos mjaftojë kjo, atij i kanë lidhur këmbë e duar. E kanë zgjedhur president. Posti i Presidentit është kulmi që mund ta aspirojë një politikan. Do duhej të ishte një moment ngazëllimi për secilin. Por jo për Metën. Në këto rrethana, Presidenca po i bëhet Metës si një kafaz. (Meqë ra fjala, ai duhet t’i japë një zgjidhje sa nuk është vonë kësaj gjëegjëze. Nuk mund të jetë edhe President i Republikës, edhe kryetar i LSI-së. Nëse ka për zemër LSI-në, le të japë dorëheqje sa nuk është vonë nga posti i Presidentit, pa u futur ende në zyrë: Nëse përkundrazi e ka me qejf punën e Presidentit, duhet ta lërë qysh tani LSI-në të bëjë çfarë i mbetet për të bërë).
Njerëzit të gjithë pyesin, megjithatë: A ka të mirë vendi nëse qeveriset nga koalicioni PS-PD? Mund të kishte të mira, nëse marrëveshja Rama-Basha do të bëhej nën motivime pozitive e nëse ajo do të kishte një frymëmarrje të gjerë. Nëse marrëveshja është e dominuar nga meraku i të dyve për të pastruar fushën nga të tretët, nëse marrëveshja është ngritur mbi merakun për të mbajtur – po huazoj sërish diçka nga terminologjia e Ramës – kontrollin mbi tepsinë, do të ishte e kotë, madje idiotike, të pritej ndonjë gjë e hairit. Përkundrazi, nëse është ky lloj meraku, një koalicion PS-PD ka për të qenë më për dreq se sa kanë qenë koalicionet PS-LSI e PD-LSI. Një koalicion të tillë e shpëton vetëm një rrethanë, në të cilën Rama e Basha të jenë marrë vesh për të filluar një erë të re në politikën shqiptare e për të ndërtuar – siç thotë Basha – një republikë të re.
Mirëpo, janë të gjitha gjasat që të mos jetë kështu. Nuk mund të presësh që të fillojnë krejt papritur një epokë të re apo një luftë të re kundër “pengmarrjes” së qeverisë apo të qeverisjes, dy njerëz që deri në momentin që u morën vesh ishin në garë me njëri-tjetrin për t’i fituar zemrën “pengmarrësit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës