Kersten Knipp
Nuk mund ta dish, nëse kemi të bëjmë me një njeri jashtë bote apo me cinizëm. Sirianët le të vendosin vetë për fatin politik të Assadit, deklaroi ministri i Jashtëm amerikan, Rex Tillerson, të enjten gjatë një vizite në Ankara. “Statusi në plan afatgjatë” i presidentit duhet të vendoset nga populli sirian. Së bashku me deklaratën e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, se administrata amerikane nuk përqendrohet më tani “të heq qafe” Assadin, edhe njoftimin e Tillersonit sinjalizohet kthesa e qeverisë së re në luftën e Sirisë.
Jashtë bote mund të quhet kjo politikë, sepse një vrasësi si Assadi, në burgjet e të cilit Amnesty International ka dokumentuar, se si janë ekzekutuar arbitrarisht mijëra vetë, nuk mund t’i besohet më respekti për popullin e tij. Por më shumë kjo kthesë mund të kuptohet në cinizmin e saj: Ajo vjen si pasojë e një vetëdijesimi, se politikanit kriminel në Damask nuk ke ç’t’i bësh më.
…Nuk ke ç’t’i bësh më… sigurisht jo me kursin, të cilin e kanë ndjekur deri më tani SHBA dhe vendet e tjera perëndimore. E parë kështu, deklarata e Tillerson nuk është veçse zhvillimi logjik i asaj strategjie që praktikoi Obama në krizën e Sirisë. Ajo ishte e kujdesshme dhe e përmbajtur, sigurisht pas përvojës katastrofike në Irak në vitin 2003, Obama duhej të ishte i kujdesshëm. Por presidenti i atëhershëm me këtë qëndrim lejoi që të forcoheshin fuqi të tjera më agresive në Siri, e më vonë në rajon, pra Rusia, Irani, dhe krijesa e tij, Hizbollahu.
Më së voni ngurrimi i Obamës për të reaguar në verën e vitit 2013, kur u kalua sipas tij edhe “vija e kuqe” me sulmin me gaz helmues, pati efektin e një ftese për të gjitha ato forca, që nuk ia donin të mirën rajonit, të grushtonin interesat e tyre. Pasojat dihen: Lufta u shkallëzua më shumë, dhuna mori përmasa të mëdha, mentaliteti i luftës u çimentua.
Me siguri: Për të gjitha këto nuk është fajtor Obama, por një politikan, të cilin mund ta cilësosh si „despotin oriental” klasik. Por si presidenti i fuqisë më të madhe botërore, Obama e humbi shansin, të ndalte shkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Ai lejoi me këtë që një fuqi tjetër, e një kalibri tjetër moral, si Rusia nën Putinin të përcaktojë masivisht fatet e rajonit.
Administrata e Trumpit vetëm se po e vazhdon këtë kurs. Ai ndryshon nga paraardhësi i tij vetëm formalisht. Nëse Obama dhe John Kerry e kishin zor të pohonin hapur, se Assadi mund të qëndrojë në post, kjo nuk përbën ndonjë problem të madh për presidentin aktual dhe ministrin e Jashtëm.
Me shumë gjasa ka mjaft arsye për një vendim të tillë: Organizata terroriste e të ashtuquajturit „Shteti Islamik” nuk është mundur akoma, e ka shkak që kësaj hordhie psikopatësh vrasës e përdhunues t’i dalësh ballazi me të gjithë fuqinë. Por ky vendim nuk merr parasysh, që Siria nën Assadin nuk do të paqësohet asnjëherë. E me këtë as rajoni, as më gjerë, e në një kohë, kur distancat hapësinore nuk janë më problem, as e gjithë bota. Kultura e dhunës do të hedhë farën e saj përtej Damaskut, edhe njerëz të traumatizuar dhe të radikalizuar do ta transportojnë këtë farë. Assadi mund të jetë gjithçka, por jo garantues i paqes.
Fakti që Tillerson e bëri një deklaratë të tillë pikërisht në Ankara, i jep asaj edhe një ngjyrim tjetër. Sepse ai sinjalizon edhe bashkëpunimin me një qeveri, e cila ka përfytyrimet e saj për përgjegjësinë politike. Në javët e fundit, presidenti Erdogan ka treguar, se për hir të përgjegjësisë, siç e kupton ai, nuk do të hezitojë asnjë sekondë të shkaktojë tërmete politike. Në Gjermani ai tregoi se mund të fshijë me një turr rezultatet e një pune disavjeçare të politikës së integrimit. Jo vetëm komuniteti turk në Gjermani është i përçarë, por edhe populli gjerman është mjaft i pasigurt për vullnetin integrues të pjesëve të mëdha të këtij komuniteti.
Me siguri që nuk mund t’i zgjedhësh partnerët me të cilët duhet të bashkëpunosh. Por shqetësuese është që tani SHBA, pasi presidenti i ri flirtoi me Rusinë në fushatë, bëhet vendi që shpreson tek një regjim autoritar i klasit të parë. Evropianët e ndjejnë përditë se çfarë do të thotë, kur autokratët nuk njohin lifij. Por fushata propagandistike e Erdoganit, dhe shqetësimi për përzierjen e Kremlinit në fushatën gjermane për zgjedhjet e Bundestagut të lenë të kuptosh, se çfarë bëjnë këta të fortë, kur nuk i tremben as opozitës dhe as sanksioneve. Siria është kulmi i tragjedisë aktuale politike. Por goditjet afrohen gjithnjë e më shumë drejt Evropës. Për këtë nuk është vetëm përgjegjës Assadi. Por përfytyrimi, se ai mund të kontribuojë për stabilizimin, është një besim i rremë e me pasoja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime