Ballkani është periferia më e vjetër e Evropës së modernizuar. Kjo periferi ka një shekull që ndjek një politikë kulturore, e cila e parë hollë përfundon me krijimin e kiçit. Fshirje e asaj që është e Jotja dhe mirëseardhje për të “Huajën” me prestigj – në bazë të këtij parimi ndërtohen kombet në rajon. Tek repertori i instrumenteve bëjnë pjesë si pushtetarë në bronz lart në kalë, gjeneralë sovjetikë (sipas rajonit), godina baroke operash, piktura murale klasiciste, mite kombëtare, heronj kombëtarë dhe poetë „paqedashës”. Në një ambient të panatyrshëm këto të mira të importuara kulturore nuk vetëm të huaja, por edhe dekorative: Le të marrim për shembull shembullin e një parlamenti barok festiv në Tiranë (në një Shqipëri që deri në vitin 1990 kishte shumë pak jetë parlamentare). Apo Banka Kombëtare greke monumentale si ndërtesë, por realisht nga ana financiare qëndron në buzë të humnerës.
Popujt turistikë të periferisë evropiane përpiqen të kompesojnë me imitime sa më shpejt të jetë e mundur avantazhin e perëndimit. Nën moton: Atë që kanë evropianët, ne e kemi dyfish, madje trefish. Edhe ne jemi kombe krenare, si evropianët, megjithëse ne i përbuzim institucionet dhe i urrejmë intelektualët tanë. Por për këtë kemi heronjtë e vrenjtur në të gjitha sheshet.
Epoka e re e ka komercializuar industrinë e kiçit. Në vend që të imitojnë të paktën ikona heroike të Perëndimit nga koha të shkuara, ballkanasit përpiqen me imitime të kulturës pop. Kur shëtit në Shkup nga stacioni i trenit tek Ura e Vardarit dhe rruga e vjetër e tregut zbulon terrenin më të populluar me monumente në botë. Një stilistikë e arkivimit, që mund ta kategorizosh diku mes Hollywoodit und Madame Tussaud. Me këtë mënyrë ky shtet përpiqet të zërë një vend në histori, mes fqinjëve xhelozë, të cilët të gjithë e shohin si pjesë të hapësirës së vet shtetërore.
Në Kosovë ish-presidenti amerikan, Bill Clinton (që lejoi bombardimin e Serbisë) është përjetësuar në një monument, të cilin ai madje e inauguroi personalisht. Edhe George Bush Senior dhe Tony Blair janë përjetësuar në Kosovë. Serbët që përjetuan çmendurinë e luftërave orientohen më shumë tek heronjtë globalë të kulturës pop. Fshati Zhitishte u bë i njohur në botë me një skulpturë të Silvester Stallones. Në Čačak u bë tentativa për të përjetësuar Johnny Weissmüllerin. Aktori që luajti Tarzanin lindi në këtë fshat dhe me përleshjet në pyjet tropikalë është për ithtarët pasqyrim i kombit serb. Ndërsa, në Mostar me një skulpturë të Bruce Lee synohej të kthehej koha mbrapsht, kur serbët, kroatët, boshnjakët shikonin bashkë filmat e tij. Pas një kapitalizmi të shpejtë, në Ballkan filloi një turbo e re, ajo e monumenteve.
Bullgaria e kërkon vendin e saj në këtë konkurrencë të kiçit përmes ndërtimit të kalave. Nuk mungon asgjë: Nga kullat tek katapultet-gjithçka është aty, frëngji, ura të varura, bashkë me legjendën e ofruar nga bosët e ndërtimit. 35 objekte të tilla janë ndërtuar deri më tani, të gjitha qëndrojnë mbi një bazament të pasigurtë historik dhe kundër protestës së qartë të komunitetit shkencor. Më së shumti bëhet fjalë për financime nga BE, që aplikohen përmes programit evropian për zhvillimin rajonal. Do të sjellin këto kala të ardhura nga turizmi? Shumë ekspertë nuk besojnë, se turisti gjerman do të interesohej për një kala fallco, ku i veshur me kostume mesjetare, ai do të nxjerrë shpatën ta kryqëzojë me gruan e tij.
Po pse kala romake dhe mesjetare? Përgjigja kuptohet: Sepse Bullgaria dëshpërimisht përpiqet të shihet si pjesë e perëndimit, pjesë e traditës romake dhe të krishterë. Po ashtu në vitet e komunizmit ky vend për arsye koniunkturore i është servilosur sllavizmit. Mendohet se shekujt e humbur mund të rifitohen me një imitim kiç, kështu korrigjohet padrejtësia historike, befas bëhesh i barasvlershëm me ata që kanë një të shkuar të lavdishme.
Po pse është kaq i rëndësishëm ky kiç në Ballkan? Përgjigja ime për këtë: sepse aty elitat nuk janë legjitime. Sepse elita aty ka dalë nga rastësia dhe situata e përsëritur e kaosit. E sepse kjo elitë nuk ka asnjë resurs të brendshëm autentik për të qëndruar në pushtet. Prandaj edhe përpjekjet e saj të dëshpëruara për të mbajtur fort diçka të huaj, që e legjitimon atë. Kultura e huaj, e imituar, pa shumë kosto, përdoret si spaletat në uniformën e pushtetit. Ajo duket absurde si paruket e gjykatësve në ish-kolonitë britanike të Afrikës, që i mbajnë ato për shkak të ruajtjes së traditës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime