Zhvillimi tekniko-teknologjik, shfaqja e ideologjive ekstreme, indoktrinimi i individëve nga këto ideologji përtej kufijve nacional përmes internetit dhe rrjeteve sociale, ka bërë që individi të bëhet më i fortë sesa shteti dhe sfiduesi më i madh i sigurisë në shtet.
Bota me procesin e globalizimit është bërë më e ndërvarur, më e vogël dhe më e pasigurt, kjo pasi që kufijtë dhe diferencat mes shteteve janë tkurrur. Kështu jemi duke u përballur me sfida globale, si epidemitë, ngrohja globale, terrorizmi etj. të cilat mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim ndërkombëtar. Pra, shteti është bërë më i ndërvarur nga tjetri, siguria dhe mirëqenia e tij varet edhe nga shtetet tjera.
Globalizimi, përveç të mirave që ka sjell, si në aspektin e zhvillimit ekonomik e të lirive individuale, ka zgjuar edhe shumë pakënaqësi tek popujt e ndryshëm, duke kundërshtuar dominimin e kulturës perëndimore në raport me kulturën tradicionale, humbjen e sovranitetit të shtetit, konkurrencën jo luajale nga korporatat multinacionale, si dhe politikat denigruese të FMN-së dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar.
Amerika, si prijëse e këtij sistemi, ka krijuar armiq të rinj dhe kështu ka ushqyer ideologjitë ekstreme dhe nacionalizmat që të zgjohen në kundërshtim të këtij sistemi që, sipas tyre, është sistemi më i keq i cili të varfëritë i bënë edhe me të varfë e të pasurit edhe me të pasur.
Këto grupe, ani pse e kundërshtojnë procesin e globalizimit , ato mjaft mirë shfrytëzojnë dhe fal këtij procesi arrijnë të shtrijnë ideologjinë e tyre në tërë globin, duke krijuar kështu grupe që me një urdhër nga organizatat ku bën pjesë, pa pasur asnjëherë kontakte fizike, binden që të kryejnë sulme terroriste të cilat as shtetet me të forta nuk po munden t’i parandalojnë.
Grupet e tilla kanë një organizim tejet të sofistikuar, ku përmes rrjeteve sociale dhe videove në internet arrijnë të indoktrinojnë individët shpejt. Kështu shtrohet pyetja, se si është e mundur që këto ligjërata disa muajore po sfidojnë shkollimin 15-vjeçar që individët marrin në shkolla? Pra, si është e mundur që njeriu me shkollim mbi 15-vjeçar të bindet për të vrarë njerëz vetëm me disa ligjërata apo thirrje nga grupet terroriste!?
Është kjo një pyetje që kërkon qasje shumëdisiplinare për të ardhur deri tek një përgjigje e saktë.
Së pari duhet të ndalemi tek lloji i mjeteve që përdorin këto ideologji, për të bindur individët. Këto grupe përdorin besimin fetar si anën më të ndjeshme të besimtarëve, duke proklamuar veprimet e tyre në emër të ruajtjes së identitetit të tyre fetar; pastaj mungesa e rolit edukues (shkollat nuk arrijnë të vetëdijesojnë individët që nuk duhet vrarë) që duhet të luajnë shkollat; mos aftësia e shtetit për t’u kujdesur për mirëqenien e individëve (këta individ kërkojnë mbështetje tek këto grupe të cilat kanë kohezion të madh social); si dhe mungesa e një organizimi të mirëfilltë të jetës së individëve me një laramani aktivitetesh të cilat nuk lënë kohë për aktivitete të tjera ilegale (siç e thotë edhe Michel Foucault, njerëzit nuk lindin kriminelë, shoqëria është ajo që i bënë të tillë).
Pra, sot vëmendja është tek individi, tek aftësia e tij që të shkatërrojë gjithçka në emër të ideologjisë që i përket, duke sfiduar kështu sigurinë e shtetit më shumë sesa armiqtë shtetëror të jashtëm. Kjo do të thotë se procesi i globalizimit vetë i ka ushqyer këtë ideologji dhe tani është shumë sfidues reduktimi apo zhdukja e këtyre ideologjive ekstreme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova