Viti i Ri, që ndryshe quhet Festivali i Pranverës, përllogaritet sipas sistemit kohor të hënës, prandaj datat ndryshojnë nga viti në vit.
Ky vit i përket të lindurve në shenjën e Gjelit, i renditur i dhjeti në ciklin e horoskopit kinez, që do të rikthehet në qendër të vëmendjes sërish në 2029-ën.
Pra, nëse keni lindur në vitet 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017-të, ju i përkisni Shenjës së Gjelit.
Njerëzit që kanë lindur në Vitin e Gjelit njihen si të ndershëm, energjikë, inteligjentë dhe me vetëbesim. Por sipas astrologjisë kineze, viti i shenjës tuaj besohet të jetë një nga vitet më pa fat të jetës tuaj.
Në përgjithësi, njerëzit që i takojnë kësaj shenje janë punëtorë, të shkathët, të talentuar, aktivë, oratorë dhe të shoqërueshëm. Ndihen mirë kur janë të shoqëruar dhe u shijon vëmendja. Edhe pse kanë aftësi për t’u patur zili, shpesh shihen si mendjemëdhenj, arrogantë, që u pëlqen të mburren për arritjet e tyre.
28 janari shënon zyrtarisht hyrjen e Vitit të Ri kinez, që përfundon më 15 shkurt të 2018-ës.
Pikat e forta të Gjelit: të shëndetshëm, sportivë, punëtorë
Pikat e dobëta: pak të ndjeshëm, stresohen shpejt, kanë luhatje humori
Numrat me fat: 5, 7, 8
Ngjyrat me fat: kafe, e artë, e verdhë
Drejtimet me fat: jug, juglindje
Njerëz të famshëm që kanë lindur nën shenjën e Gjelit: Rudyard Kipling, Benjamin Franklin, Prince Philip, Nancy Reagan, Joan Collins, Dolly Parton, Michelle Pfeiffer, Roger Federer, Serena Williams, Beyonce, Eric Clapton, Yoko Ono.
Tabutë e Vitit të Ri kinez
Ja çfarë duhet të shmangni:
1. Mos pini ilaçe ditën e parë të vitit nëse nuk doni të kaloni gjithë vitin të sëmurë.
2. Mos hani qull mëngjesin e Vitit të Ri, sepse konsiderohet ‘ushqim për të varfërit’.
3. Njerëzit nuk duhet t’i lajnë rrobat ditën e parë dhe të dytë të vitit, sepse këto ditë festohen si ditëlindja e Shuishen, Zotit të Ujit.
4. Flokët nuk duhet të lahen ditën e parë të vitit, sepse në besimin kinez, flokët lidhen me pasurinë dhe nuk është shenjë e mirë të ‘lash pasurinë’ në fillim të vitit.
5. Përdorimi i thikave dhe gërshërëve duhet shmangur, sepse çdo aksident sjell fat të keq gjatë vitit dhe shterim të pasurisë.
6. Gratë nuk duhet të dalin nga shtëpia ditën e parë të vitit, ndryshe do t’i ndjekë fati i keq për të gjithë vitin. Të martuarat nuk duhet të vizitojnë shtëpinë e prindërve, pasi besohet se sjell fat të keq për prindërit, duke ndjellë probleme ekonomike për familjen.
7. Nëse fshini gjatë 28 janarit, bashkë me plehrat, do të hidhni edhe pasurinë tuaj.
8. E qara e fëmijëve besohet se sjell fat të keq për familjen, prandaj prindërit duhet të përpiqen t’i mbajnë fëmijët sa më të lumtur të jetë e mundur.
9. Nëse të vjedhin ditën e parë të vitit, dijeni se do t’ju vjedhin pasurinë e të gjithë vitit që keni përpara.
10. Nuk duhet të jepni para borxh ditën e Vitit të Ri dhe të gjitha borxhet duhet të paguhen përpara kësaj dite. Nëse dikush ju ka para borxh, mos shkoni t’ia kërkoni në shtëpi. Ata që veprojnë kështu do të tërheqin fatin e keq gjatë gjithë vitit.
11. Nuk duhet të keni enë orizi bosh në shtëpi. Varfëria ditën e Vitit të Ri shkakton ankth dhe paralajmëron sëmundje gjatë vitit.
12. Mos vishni gjëra të grisura nëse nuk doni të keni fat të keq gjatë gjithë vitit.
13. Nuk duhet të vrisni asnjë gjallesë ditën e Vitit të Ri, sepse gjaku është shenjë e keqe që paralajmëron plagosje, ose në rastin më të keq, vdekje të përgjakshme gjatë vitit.
14. Veshjet në ngjyrë të bardhë ose të zezë ndalohen, sepse të dyja lidhen me zinë.
15. Sipas traditës, njerëzit duhet të rrinë zgjuar deri vonë për të pritur Vitin e Ri dhe duhet të hedhin fishekzjarre për të trembur shpirtrat e fatit të keq dhe përbindëshin e Vitit të Ri.
16. Dhënia e dhuratave të veçanta si: ora, gërshërë, dardha kanë të gjitha kuptim negativ në kulturën kineze.
Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Ja lista e shenjave sipas viteve të lindjes:
Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960
Bualli: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961
Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962
Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963
Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964
Gjarpri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965
Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966
Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967
Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968
Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969
Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970
Derri: 2019, 2007, 1995, 1983, 1971
Ashtu si shenjat e horoskopit që ne ndjekim kanë kohën e tyre çdo 12 muaj, cikli i horoskopit kinez përmbyllet çdo 12 muaj për çdo shenjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj
Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë
Dëshirë për seks!
Pse seksi dhemb?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit