LAJMI I FUNDIT:

Poza e preferuar e seksit e shumicës së njerëzve i ka befasuar mjekët

Poza e preferuar e seksit e shumicës së njerëzve i ka befasuar mjekët

Definicioni i seksit është i thjeshtë, mirëpo vetë akti është paksa i komplikuar, para së gjithash, për shkak që ekzistojnë aq shumë poza.

Mirëpo, a ekziston poza të cilën shumica e njerëzve e pëlqejnë? – transmeton Telegrafi.


Nëse pyesni doktoreshën Ed (mjekja më e popullarizuar online), ekziston poza të cilën shumica e njerëzve e pëlqejnë, – sipas hulumtimeve të saj – është “Doggy style” (stili i qenit).

Siç thekson ekipi i dr. Ed, hulumtuesit atë pozë e kanë përmendur për shkak se “u ofron më së shumti kënaqësi në penetrim më të thellë”.

Poza dytë e pëlqyer është poza misionare, ndërsa e treta poza “kauboje” (kur femra është sipër).

Është interesante që poza për të cilën më së shpeshti flitet ka dalë më së paku e preferuar.

Seksi anal tek meshkujt është në vendin më të ulët – në të nëntin, ndërsa tek femrat as që ka hyrë në mesin e top-10 pozave.

Hulumtuesit i ka befasuar ajo që tek seksi anal më e popullarizuar është poza 69, ndërkaq pozitat më të preferuar të seksit janë treguar të njëjta, pa marrë parasysh orientimin seksual.

Të anketuarve u është shtruar edhe pyetja cila pozë seksi më së shumti u intereson dhe shumica ka pasur më së shumti interesime për marrëdhënien seksuale mbi tavolinë (derisa njëri partneri ulet në skajin e tavolinës, ndërsa tjetri penetron duke qëndruar në këmbë), dhe detajet mbi pozën 69.

Sipas përgjigjeve të të anketuarve, meshkujt për pozat e preferuara më së shumti mësojnë nga interneti, ndërkaq një numër diç më i vogël duke shikuar filma pornografikë.

Femrat megjithatë për pozat më të preferuara më së shumti mësojnë nga partnerët e tyre. Mirëpo, surfimi në internet dhe shikimi i filmave pornografikë zgjon kureshtjen, sepse 75 për qind e meshkujve kanë thënë se janë ata të cilët iniciojnë provimin e pozave të reja.

Dhe për fund, siç ndodh kjo gjë në jetë, nuk ka kënaqësi pa pasur pak dhembje.

Pothuajse 40 për qind e meshkujve kanë pranuar që në seks më së shumti frikohen në mos e lëndojnë partneren e vet, gjë që mbase kjo justifikon përse seksi anal është aq “i popullarizuar”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Kopshtaria
Kalo në kategori