LAJMI I FUNDIT:

Konflikti i përjetshëm i Qipros

Konflikti i përjetshëm i Qipros

Që prej vitit 1974, ishulli i Qipros është i ndarë – dhe po që prej vitit 1974 qipriotët grekë dhe turq duan vetëm një gjë: ribashkimin e atdheut të tyre të ndarë. Megjithatë, sa herë që pas bisedimesh të gjata dhe të vështira ata i afrohen zgjidhjes së konfliktit, çdo herë tërhiqen nga bisedimet. Pikërisht kjo ndodhi natën e së martës në Mont Pelerin në Liqenin e Gjenevës, ku kryesuesit e të dyja grupeve, Nikos Anastasiades dhe Mustafa Akinci bënë negociata nën përkujdesjen e Kombeve të Bashkuara.

Prej ditësh ata i patën pëshpëritur botës se momenti i kthesës është në prag të derës. Por, sërish gjithçka u zhvillua ndryshe. Megjithë bisedimet paraprake, të cilat zgjatën për 18 muaj, negociatat u ndërprenë pa rezultat. Shkaku i mosmarrëveshjes: qyteti i braktisur Morfou, i cili më parë kishte 7.500 banorë. Që prej invazionit turk ai ndodhet në zonën e kontrolluar nga turqit dhe ish-banorët e tij jetojnë si refugjatë në gjendje të mirë në jugun e Greqisë. Propozimet e udhëheqësit qipriot turk, Akinci, për rregullimin e çështjes së refugjatëve e bënë të kuptojë palën greke se kthimi i Morfousit nuk bënte pjesë në synimet e palës tjetër. Kjo ishte sërish një vijë e kuqe, një rrugë pa krye në bisedime.

Kur Morfouja është një simbol kaq i rëndësishëm atëherë shtrohet pyetja se pse e hodhën poshtë me referendum në vitin 2004 qipriotët grekë të ashtuquajturin plan Annan. Sepse ky plan për ribashkimin e Qipros parashikonte ndër të tjera kthimin e Morfousit. Grekët e kundërshtuan, turqit qenë pro. Zgjidhja e çështjes së Qipros u shty edhe atëherë.


Më shumë se 40 vjet pas invazionit turk më në fund je i detyruar ta shtrosh pyetjen vendimtare ndryshe: Pse nuk ekziston në Qipro një dëshirë solide për ribashkim, megjithë fjalët e bukura? Përgjigja mund të jepet vetëm “e ndarë”: sepse qipriotët turq janë më të dobët – dhe qipriotët grekë më të fortë. Veriu turk i Qipros, i dobët ekonomikisht është i varur nga padroni mbrojtës, nga Turqia, herë pas here e paparashikueshme në veprimet e saj. Ankaraja nuk ka ndonjë shkak detyrues madhor që të heqë dorë nga pengu Qipro në Mesdhe.

Jugu grek i Qipros është krahasimisht i mirëqenë dhe banorët e tij ndihen edhe të vetëm mirë në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë. As ata nuk kanë ndonjë shkak detyrues madhor që të heqin dorë nga ankesat e tyre në parketin diplomatik – dhe që të mos qëndrojnë deri në një vendim të dytë si viktimë e keqardhjes së përjetshme, të një invazioni turk të kryer disa dekada më parë. Por bota harron se në vitin 1974, diktatura ushtarake në Athinë organizoi në Nikosia një puç, me synim bashkimin e Greqisë dhe të Qipros. Turqia që atëherë qeverisej në mënyrë demokratike ndërhyri si fuqi e garancisë, për t’i mbrojtur qipriotët turq nga sulmet. Kështu Qipro u kthye atëherë në top loje të fuqive të mëdha. E që atëherë, konflikti i Qipros është një gjendje e përhershme. /DW/

Në trend

Më shumë
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur

Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur

Amerika
Ushtarët e Koresë së Veriut kapen në rajonin e Kurskut, Zelensky zbulon detaje nga operacioni

Ushtarët e Koresë së Veriut kapen në rajonin e Kurskut, Zelensky zbulon detaje nga operacioni

Evropa
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Lajme
Kalo në kategori