Mua ndoshta më së paku më takon të merrem me këtë punë pasi nuk jam ekonomist, por në mungesë të komentatorëve të mirëfilltë me sfond ekonomik që do të merreshin me deklarimet për zhvillimin ekonomik të Kosovës, nga fundi i barkut mu desh të merrem me këtë punë, duke shfrytëzuar mendjen e shëndoshë.
Nëse e ki rrogën 200 euro dhe ke rritje 10 për qind, rritja e rrogës tënde është më e vogël (20 euro) se rritja prej 5 për qind nëse e ke rrogën 500 euro (25 euro). Ndoshta ai që e ka rrogën 200 euro gëzohet më shumë, por kjo nuk i ndryshon faktet.
Tash tjerat:
Instituti gjerman IFO, që është prestigjioz dhe në një raport 30 faqesh e përmend Kosovën në një paragraf të vetëm dhe në dy tabela ku thuhet një gjë që është diqysh e mirë:
“Ekspertët e WES në Kosovë kanë vlerësuar situatën e tashme më të mirë se tre muaj më parë dhe mbajnë besimin për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik”,
https://www.cesifo-group.de/ifoHome/publications/docbase/details.html?docId=19254515.
Është punë e mirë gjithashtu që instituti gjerman vendosi Kosovën si vendin me potencial të mirë të rritjes dhe dikush që e lexon mund të ketë ngritje të kureshtjes e interesim pak më të madh. Por hapësira që Kosova zë në këtë raport është mikromale, çfarë është edhe Kosova në kontekstin evropian.
Ky është lajm i mirë, se ka mundur të jetë edhe më keq, e për asnjë arsye tjetër.
Këto të dhëna nuk janë për mburrje, nëse shikojmë nën sipërfaqe. Rritja e pritur e GDP-së për Kosovën, në të vërtetë, është më e vogël se e fqinjëve. Nëse llogaritet sa dollarë do të jetë ajo e jo sa për qind. Pra si ajo puna e rrogës në paragrafin e dytë.
Kosova sipas bankës botërore GDP-në e ka 3877 dollarë për kokë banori. Një rritje prej 4.3 do e të përkthehej në 166 dollarë rritje për kokë banori. Shqipëria rritjen e parashikuar e ka 3.7 për qind, pra më të vogël se Kosova sa i përket përqindjes, mirëpo në shumë do të përkthehej në rritje prej 172 dollarë, ndërsa për Serbinë rritja e parashikuar 3.3 për qind në GDP-në prej 6353 dollarë do të përkthehej ne 209 dollarë rritje.
Nuk duhet manipuluar se Kosova po e tejkalon rajonin me zhvillim. Për ta arritur rajonin, Kosova gjatë dhjetë viteve të ardhme duhet të ketë zhvillim së paku 10 për qind, atëherë mund të themi se jemi në rrugë të mirë.
Është keq që postimi i kryeministrit për këtë raport të kaloj pa asnjë reagim, së paku të kolumnistave që njihen si profesorë apo ekspertë të ekonomisë, ne të vdekshimit duhet të mësojmë diku. Apo një reagim të analistëve të tjerë që ekspozohen nëpër TV si ekspertë dhe flasin për çdo gjë.
Mirëpo ky grup i shoqërisë ndoshta për shkak të klikave mendon se më mirë është të merremi nëse jemi kosovarë apo shqiptarë, të merremi me influencën e Perandorisë Osmane sot pas 500 vjet pushtimi, apo së fundi me ballon shqiptare…a duhet ma vallzu kur ka varfni në vend a jo!?
Pjesa e dytë e postimit të Kryeministrit flet për portalin Business Insider që ka shkruar për raportin e Bankës Botërore “Doing Business”. Është e çuditshme se si kjo punë nuk u bë debat kur doli raporti i Bankës Botërore, i cili tregoi se në Kosovë me të vërtetë ka përparime sa i përket lehtësisë së hapjes së biznesit dhe lëhtësisë së pagesës së taksave. Mirëpo përkrah këtij suksesi Kosova mbetet ende në fund të pusit sa i përket furnizimit me energji elektrike, marrjes së lejeve të ndërtimit. Këta dy indikatorë e tërheqin Kosovën në këtë raport më poshtë se Serbinë dhe Shqipërinë në rangimin e përgjithshëm.
Sa i përket lehtësisë së regjistrimit të biznesit, duhet të shikohet emisioni Jeta në Kosovë në lidhje me taksat. Të shohim nëse lehtësimet për hapje të biznesit janë të mira për Kosovën, pasi në këtë mënyrë hapen biznese falso që shfrytëzohen për larje parash dhe ikje nga taksat. Ndoshta kjo lehtësi është më shumë keq se sa mirë për Kosovën?
Ndoshta kjo është lehtësi vetëm për kompanitë që bëjnë dallavere me tendera e me taksa?
Kjo do të mbetej pjesë e një debati të mundshëm në të ardhmen. Por fatkeqësisht nuk ka kush e bënë.
Debatin që është shumë i rëndësishëm që gjithashtu s’ka kush e bënë është edhe struktura e GDP-së së Kosovës, a po bëhet kjo me borxh e asfalt apo me fabrika.
(autori është gazetar kosovaro-zviceran)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës