SHBA e BE nuk e kanë thënë këtë. Ky vetëm është një trik për t’ju detyruar që të klikoni në këtë lajm dhe ilustruar krejt çka mund të gjesh në ueb.
Në të vërtetë kjo metodë e fillimit të tekstit është plotësisht plagjiaturë pasi e morra nga portali amerikan Huffington Post, që përdori titullin si ta ndërrojmë Trump me Sanders. Edhe ata e kanë bërë këtë për qëllimin e njëjtë, pra për t’ju shtyrë që të klikoni dhe të diskutojmë së bashku çështjen e lajmeve të rrejshme dhe klikimeve të portaleve.
Huffington Post sjellë disa këshilla se si t’i luftojmë lajmet e rrejshme të cilat e dëmtojnë shoqërinë për përfitime të rrejshme. Gjithashtu kjo është bërë çështje e rëndësishme edhe për pronarin e Facebook.
Ja disa nga këshillat e Hufftington Post.
Para se të bësh Share – Lexoje se bëhesh fajtor për shpërndarje te lajmeve të rrejshme dhe miqtë që të besojnë do humbin besimin.
Para se të besosh lexo burimin a është një portal, gazetë që i beson. Kujdes nga emrat e ngjashëm si për shembull telegrafi.com me telegsafi.com
Kujdes nga lajmet e vjetra të cilat përsëriten për ta marrë klikun tënd.
Kujdes për të bërë dallimin në mes të vlerësimeve dhe fakteve. Nëse dikush jep një mendim për një çështje nuk do të thotë se është e vërtetë. Kujdes me mediumet se kush i financon dhe çfarë qëndrimi mbajnë ata ndaj ideve të ndryshme. Merr faktet e paraqitura nga mediumet me shumë rezervë ndonjëherë sikur ato të paraqiteshin edhe nga partitë politike. Disa mediume janë vetëm zëdhënës të një ideje.
Guglloje! Nëse ke dyshime për një fakt kërkojë në google shiko çfarë rezultate tjera mund të marrësh. Pastaj shiko kush e ka lansuar atë lajm dhe krijo mendimin tënd edhe për lajmin edhe për autorin.
Këto janë këshillat e Huffington Post të përshtatura për Kosovë, gjithnjë sipas meje.
Mirëpo unë do shtoja edhe diçka.
Nëse klikoni në një lajm dhe pastaj ueb faqja kërkon që të klikosh edhe në një kuti tjetër para se ta lexosh lajmin – mos kliko, ik nga aty. Me këtë pyetjen tjetër faqja dëshiron të marrë të drejtën tënde që të postoj në emrin tënd.
Mos kliko në tituj që janë të bëra në formë të pyetjes: Shiko çka tha Meha, kliko këtu. Kryesisht këto janë kurth për të ta marrë kohën tënde që mediumi të fitojë para, në të shumtën e rasteve duke mos e dhënë përgjigjen.
Kujdes të veçantë me temat emocionale si ato për religjionin apo për punë të ngjashme që janë afër zemrës: si kombi, pjesë të caktuara të historisë, fotografitë e rënda nga konfliktet e huaja.
Unlike Unfollow mediumet që bëjnë shumë truqe të ndryshme për të marrë klikun tënd dhe nga ajo të krijojnë të ardhura.
Reklamuesit në ueb faqe paguajnë në bazë të asaj se sa herë del reklama. Reklama del sa herë dikush e viziton një faqe. Pra ju klikoni në këtë link, filan portali ja merr filan firmës disa cent për këtë punë.
Kënaquni në ueb, dhe shpërndajeni këtë storie.
(Autori është gazetar kosovaro-zviceran)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës