Elementët që do të ngrohin shtëpinë tuaj gjatë ditëve të ftohta
Fillimisht duhet të kemi dëshirën për të pranuar një shtëpi të ngrohtë. E themi këtë sepse shumë prej nesh shkarkohen nga energjitë negative, tensionet dhe stresi, por edhe përgjumen nën efektin e ambienteve të ngrohta
Gjithkush duhet t’i ofrojë vetes rehati, me stilin që e bën të ndjehet mirë…
Materialet
Përdorni materiale të gjalla nga natyra: parketi edhe i vetëm arrin ta ngrohë ambientin tuaj, aq i fuqishëm është si vizualisht, ashtu edhe psikologjikisht. Druri, qoftë ai i errët apo i çelët, e ngroh me shumë lehtësi shtëpinë. Ka raste kur një dysheme e shtruar me rrasa të vërteta guri, e jep njëlloj ndjesinë. Forma e çrregullt e rrasave të gurit e bën shumë të fortë efektin e natyrës në shtëpi. Veshjet me gur, argjilë, tullë argjile (të kuqe) të pasuvatuar, argjilë të pjekur, etj., japin efekt shumë të ngrohtë. Oxhaku i veshur me gurë, mozaikët. Dekorimi i mureve me materiale të buta, dru, tekstil, papiruse apo edhe me lule zvarritëse, e ngroh ambientin dukshëm. Dritaret me dru të vërtetë i japin tjetër jetë shtëpisë.
Ngjyrat
Ngjyrat vijnë pas ndriçimit. Për syrin e njeriut, ngjyrat më të ngrohta janë ato që i kujtojnë natyrën, ngjyrat e pyllit: e kafta – ngjyra e tokës, e gjelbra – ngjyra e jetës, portokallia – ngjyra e vjeshtës, okra – ngjyra e grurit. Ndërthurni herë pas here turkizin, të verdhën, të bardhën, madje edhe blunë, për të evituar sheqerosjen.
Ndriçimi
Pa dyshim, fillohet me ndriçimin, i cili duhet të jetë sa më i ngrohtë. Mos u lodhni me shifra, zgjidhni llamba me ngjyrë të ëmbël për syrin. Si p.sh., dritën e prushit, për të përzgjedhur temperaturën e dritës së ngrohtë e të ëmbël që ju nevojitet. Evitoni dritat blu dhe bëni kujdes madje edhe me të bardhat. Abazhurët me stativ, të vendosur mbi komodinë, tavolinë, bibliotekë, kënd edhe tualet madje, e ngrohin pa masë shtëpinë. Zgjidhini abazhurët me veshje bio: tekstil, letër, kashtë, biofibra.
Orenditë
Piketoni orendi me material natyrale, dru, lëkurë, tekstile, kashtë, sepse ato sjellin jetë me vete. Evitoni syprinat e xhamit dhe zëvendësojini ato me mermer. Evitoni finiturat e llakuara që ju krijojnë ndjesi hi-tech. Qëndroni sa më pranë artizanales dhe natyrës. Përdorni tapete, sixhade, qilima, të cilët ju mbajnë ngrohtë edhe këmbët. Përdorni materiale që ju mbajnë ngrohtë gjatë ndenjes në kolltuk: gëzofët, leshin, materialet e buta prej fibre, tekstilet. Përdorni perde të bollshme e të derdhura.
Ftojeni natyrën e gjallë brenda: uji dhe zjarri janë elemente të gjalla që e shoqërojnë njeriun që nga gjeneza, janë elemente që na qetësojnë instinktivisht. Një orë tavoline që gurgullon tinguj uji të rrjedhshëm, një oxhak me prush të vërtetë, i japin tjetër dimension ngrohtësisë së ambientit. Pozicionojeni oxhakun aty ku mund ta shfrytëzoni më shpesh e mos harroni se aroma e tymit të drurit e ngroh shtëpinë dhe nga jashtë. Muzikë me tinguj ambienti, aromatikë bimorë, një zog këngëtar në dritare, etj.
Orenditë krijojnë historik, kujtime, emocione, identitet, ndjesi të ngrohtë e mikpritëse. Trashëgojini mobiljet që bartin histori dhe kujtime: nëse keni ndonjë mobile nga shtëpia e vjetër, ajo e prindërve, si p.sh. një sënduk apo makinë qepëse të vjetër, herë pas here do t`ju dhurojnë kënaqësi, identitet.
Zgjidhini me dashuri të gjitha orenditë e shtëpisë suaj, nëse dëshironi ngrohtësi e dashuri prej saj.
Mbani një mace leshatore e gjumashe, por vetëm pasi të jeni këshilluar me mjekun e familjes. Macet janë qenie që dinë ta shijojnë dhe krijojnë ngrohtësinë, ndoshta më mirë se ne; shpesh janë shembull ngrohtësie.
Mundohuni t`i mbushni të gjitha shqisat tuaja me ndjesi të ngrohta. Pavarësisht se flasim për dizajn vizual, mos mendoni se ambienti i shtëpisë u përket vetëm syve.
Përdorni vepra arti, mundësisht artizanale: vazo qeramike, skulptura druri, guri, bronzi edhe porcelani, pse jo! Suvenire, objekte tradicionale p.sh., mulli kafeje, qeleshe, enë bronzi, orë me mobile dhe lavjerrës, orë tavoline… ngacmoni me dizenjon e tyre. Ekspozoni piktura me gamë të ngrohtë ngjyrash e korniza druri të plota. Evitoni të llakuarat dhe zmaltet artificiale. Mund të tentoni edhe korniza të bardha. Një vegël muzikore diku në një kënd të shtëpisë ose një bibliotekë i jep më shumë vlerë dekorit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVideoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Rreth maceve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës