LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditët ardhshme: Shi dhe ulje temperaturash

Parashikimi i motit për pesë ditët ardhshme: Shi dhe ulje temperaturash

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot me vranësira dhe intervale me diell do ta përcjell vendin gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Masa të ftohta nga veriu i kontinentit do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe. Po ashtu edhe reshjet e shiut dhe erërat të ftohta do të jenë prezentë duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius ditën e premte (kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës).

Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe të mërkurën priten reshje shiu.


Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve. /Telegrafi/