Grida Duma
Një dorë me gishta të vegjël, paksa të rrudhur, e mbledhur grusht, që hapet butësisht para zë- dhënësit të Vatikanit me një zë që shoqëron hapjen e që shqipton: “Ti e ke bërë për mua”. Nënë Tereza, ndërsa numëron pesë fjalët me pesë gishtat e dorës thekson shkoqur fjalët: “TI” “E KE” “BËRË” “PËR” “MUA”. Ishte kjo përgjigjja që ajo ngulmoi disa herë pa reshtur sikur dëshironte t’ia skaliste në shpirt kur ai e pyeti: “Si ia del, si ia del të ndihmosh mijëra të varfër të pamundur, mijëra njerëz që nuk i ndihmon dot një shtet i tërë?”.
Ajo çeli dorën teksa shqiptoi pesë fjalë të shprehura në pesë gishtat e vet, e më pas vijoi: “…kështu thotë Krishti , që e bën për mua, e bëj për TË ndaj ia dal, është puna e Tij”. Gjithçka e thënë në pesë fjalë të thjeshta, gjithë akti i sakrificës dhe i dashurisë që mbështillet si një rreth perfekt në lëvizjen e vet. Të ndalosh një çast dhe të mendosh vetëm tingëllimin e këtyre fjalëve. Sapo i dëgjon veshi e kupton që personi që po thotë “ti e ke bërë për mua” është duke t’u përulur me mirënjohje për atë që i ke bërë. Pas atij çasti, kur dëgjon “kështu thotë Krishti”, i përulesh madhështisë së një Zoti pambarimisht të mirë, që të shtyn në mirësi si një vepër që i dedikohet atij.
Kur gazetarja e CNN e pyeste zëdhënësin e Vatikanit se si ndodhi njohja e mrekullisë së dytë të Nënë Terezës, dhe si ndodhi që ishte caktuar data e shenjtërimit të saj, ndërsa të tjera shenjtërime kanë pritur shekuj e dekada, ai u përgjigj fare thjesht: “… mund të thuhet që Nënë Tereza ka ecur me shpejtësi edhe në shenjtërim. Unë e kam takuar një herë, -tha ai, -dhe nuk do ta harroj dorën e saj që m’u hap para fytyrës e zërin që më përsëriste ‘ti e ke bërë për mua’. Jam me fat që e kam takuar”. Qindra-mijëra njerëz janë strehuar duke u marrë nga rruga në strehët e misionarëve të Nënë Terezës; 49 mijë lebrozë janë trajtuar; qindra qytete kanë misionaret e saj; një ushtri motrash misionare të mësuara e lexuara në infermieri e kujdes shëndetësor që dedikojnë jetën për të pamundurit.
Kur gazetarja e televizionit irlandez në 1974 e pyeste si është e mundur që ajo ka marrë pranë vetes qindra vullnetare kur kongregacionet në Irlandë kishin vetëm disa dhjetëra, Nënë Tereza ul kokën dhe thotë thjesht: “është një dhuratë e Zotit”. Kur e pyet si arrini të depërtoni në ata njerëz që nuk kanë besim, ajo sërish hesht pak e qetë thotë: “Nuk besoj se ka një qenie humane të vetme që nuk beson në Zot, veçse nëse është e sëmurë mentalisht; thellë brenda vetes çdo njeri e ka besimin se Zoti është, errësira mund të mos lërë ta shikojnë qartë dhe ai mendon se nuk e ka, por çdo njeri e ka Zotin brenda”. E ndalojmë këtu dhe mendojmë për mrekullimin që po na përcjell, besimi që e kemi Zotin brenda bashkuar me aksiomën që Jezusi thotë “Ti e ke bërë për mua”, përkthehet që gjithçka që bëjmë mirë për këdo tjetër, në fakt e bëjmë për veten, për veten tonë të brendshme.
Në thelb kjo do të thotë që çdokush që e mat të mirën me sa i janë mirënjohës për atë që i ka dhënë apo bërë, në fakt po mendon për shkëmbimin, jo për veten. E kushdo që bën diçka vetëm për ta shkëmbyer qoftë dhe në shkëmbim të mirënjohjes së tjetrit, në fakt nuk po mbushet, por po zbrazet. Madhështia e shenjtëria e Nënë Terezës qëndron te bërja gjithçkaje për këdo që ka nevojë, pa asgjë në këmbim. Kjo është madhështi e mbushjes së brendshme të njeriut, që nuk shkëmben, por e bën për Krishtin, për vetë Zotin që ka brenda njeriu, për veten. Lartësimi më i madh i vetes është ky!
Janë shumë ata që e njohin Nënë Terezën si njeriun që iu gjend qindra-mijëra të varfërve, janë pak ata që e dinë se sa shumë bëri ajo për ata që i quante të uritur për dashuri dhe ngrohtësi njerëzore. Njerëz të vetmuar, të cilët boshllëkun e kishin brenda, që ishin zbrazur nga një jetë e lodhshme e vetmive të mëdha. Shenjtërohet Nënë Tereza, e po i jep tokës që e lindi jo thjesht epitetin, por të vërtetën e lartësuar për t’u quajtur Toka e Shenjtit, dhe ky është oguri më i bekuar për këtë vend.
E ç’nuk është thënë për mallkimin historik të shqiptarëve. Sa shumë jemi vetëndëshkuar! Personalisht jam ndierë e trazuar kur në një sallë leksioni kam dëgjuar një profesor të huaj duke e përshkruar Shqipërinë si “Toka e të mallkuarve”, sepse kishte gjithçka në pasuri natyrore, por jo pasuri për njerëzit. Kjo është tokë e bekuar nëse ka gjithçka dhe aspak e kundërta. E mira është këtu, por duhet njohur e përqafuar, jo shqelmuar. Shenjtërimi i Nënë Terezës vjen në një moment kur shqiptarët ndihen përherë e më të vetmuar në përballimin e vështirësive të jetës së përditshme, në rrëmujën, zhurmën, padrejtësinë e shoqërisë së tyre. Kjo Shenjë vjen në një periudhë përhumbjeje e ku njerëzit pësojnë trauma të varfërisë, padijes dhe mungesës së ngrohtësisë për t’i besuar Tjetrit. Natyrisht jo thjesht për shkak të një gjendjeje ekonomike problematike, as për shkak të papunësisë apo sepse u dashka paguar kudo për të jetuar. Jo.
Të gjithë bashkërisht jetojmë në një gjendje ligështie; zbehim e mbysim besimin në vetvete, në miq e familjarë, në profesion dhe fëmijë, në një Zot bujar, edhe pse e patëm mohuar. Mes nesh jetojnë njerëz të aneksuar në zbrazëtinë e zhvlerësimit që nuk gjejnë fuqinë dhe mbështetjen e një Besimi. “Të varfrit janë shpresa e kësaj bote, vetëm nëpërmjet tyre ne tregojmë a mund ta dëgjojmë Zotin brenda nesh, vetëm sepse ata janë ne mund të tregojmë çfarë jemi nëpërmjet asaj që bëjmë për ta. Ka të varfër në materie, por ka aq shumë të varfër në shpirt”, kështu shprehet ajo me një butësi e qetësi gati hyjnore. Kur e pyetën se si ia del të bindë njerëzit e pasur që kanë shumë, por ndoshta nuk kanë menduar kurrë të bëjnë diçka për të pamundurit, ajo thotë: Nuk bëj asgjë!
U kërkoj të vijnë për pak në kongregacionin tonë dhe ta prekin, ta shohin vetë njeriun në nevojë, e unë nuk kërkoj asgjë, nuk marr kurrë asgjë, ata e dinë vetë se ç’duhet të bëjnë. Kur ata e prekin vetë dhimbjen në strehën tonë, ndoshta shohin më qartë Zotin brenda tyre. Nesër shenjtërohet Nënë Tereza, shenjtërohet Anjezë Gonxhe Bojaxhiu! Gjatë ceremonisë së shenjtërimit të saj, shqiptarët që do ta ndjekin nga çdo cep i botës do të ndalin vrullin e jetës së përditshme e në atë ndalesë do të dëgjojnë qoftë dhe për pak çaste më shumë veten. Ndoshta shenjtërimi i kësaj shqiptareje të madhe do t’i përcjellë lartësimin e sakrificave të shqiptarëve kudo e në çdo kohë.
Ndoshta do duhet ta shihnin edhe si një shenjë të rëndësishme të historisë së tyre. Dhe kjo nuk është aspak thjesht shpirtërore, leximi i historisë shfaqet si një hartë shenjash, shenjat janë aty. Thuhet se vepra e Cohelio-s, “Alkimis ti”, një herë lexuar të ndryshon jetën. Aty flitet se si një bari i ri ndërmerr rrugën nga Spanja në Afrikë për të gjetur “thesarin” (suksesin) e vet. Gjatë rrugës atij i mësohet të lexojë shenjat rreth tij. Nobelisti shtjellon shenjat e pafundme që e rrethojnë njeriun gjatë jetës. Shenja, të cilat kërkojnë besim e mendje e nëse lexohen, të çojnë në rrugën tënde.
Personazhi i Cohelio-s që ka mrekulluar botën, bën një udhëtim të gjatë duke ndjekur shenjat, shenjat e kthejnë në vendlindje, më pas shenjat e çojnë në shtëpinë e vet. Nënë Tereza e Kalkutës bëri udhëtimin e botës, duke e bërë njeriun “pa njeri” të ndihej në shtëpi. Gjithë shenjat dhe aureola e saj ishin dedikim, dashuri. Nënë Tereza është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, shqiptarja që po shenjtërohet e që na tregon me të gjitha shenjat që besimi në Zotin që kemi brenda vetes e bën tokën e bekuar të jetohet bekuar. Jetohet bekuar vetëm me besimin te të bërit mirë, si një akt së pari ndaj një vete që ka Zot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025