Bekim Berishën e kam takuar për herë të parë në Zagreb më 1991. Me të më njohu bashkëluftëtari i tij Arif Krasniqi nga Prishtina, të cilin atëherë e quanim Hitler.
Emrin e Bekim Berishës e kisha dëgjuar një javë para këtij takimi gjatë një ligjërate të profesorit tim në studimet pasuniversitare ne Universitetin e Zagrebit.
Profesori sapo ishte kthyer nga fronti kroato-serb ku kishte marre pjesë në simulimin kompjuterik të hedhjes së raketave në drejtim të serbëve.
Gjatë shpjegimit të një shembulli nga teoria problemit të katrorëve më të vegjël, ai shkroi në tabelë: Bekim Berisha. Studentët pyetën të habitur se ç’do të thonë këto dy fjalë. Profesori shpjegoi se ky është emri e mbiemri i një bashkatdhetari të kolegut Spahiu, i cili vlen më shumë se 500 luftëtarë tanë (kroatë)
Ai pastaj shpjegoi një ngjarje ku Bekimi kishte treguar heroizëm të pashoq. E kishte nxjerrë skuadrën kroate pa ferrë në këmbë në një situatë ku vdekjen e kishin të sigurt. Atë çfarë nuk kishin mundur të bëjnë 500 luftëtarë kroatë, e kishte bërë i vetëm Bekim Berisha.
Kur profesori kishte përmendur emrin e Bekimit, e kisha menduar për njeri me përvojë jetësore dhe rrjedhimisht me moshë rreth të dyzetave, por kur e takova kuptova se ishte veç 26 vjeç. Kjo më bëri që me Bekimin të mburrem jo vetëm se ishte shqiptar po edhe se ish moshatar i imi, kështu që takoheshim sa herë që kthehej në Zagreb nga vijat e frontit.
Mënyra se si e zhvillonin luftën kroatët ishte vërtetë mbresëlënëse. Në shumë vende në Kroaci, lufta zhvillohej frontalisht, por në Zagreb bëhej jetë normale. Çdo gjë funksiononte normalisht përveç se tek tuk hasje në situata të pyesje për ndonjë student, profesor, mjek, tregtar, aktor etj. dhe të të thoshin se ka shkuar në front. Jeta në shkollë, në universitet, në teatër, treg dhe çdo kund tjetër vazhdonte me ritëm normal. Kroatët nuk e bënin kiamet punën e luftës.
Cimeri im, Skender Sadiku punonte në diskotekën “Kullushiq” të Zagrebit. Aty vinin luftëtarët kroatë që ktheheshin nga frontet. Vallëzonin, deheshin, zinin të dashura dhe në mëngjes ktheheshin në fronte.
Javën tjetër mund t’i shihje serish në diskotekë disa nga luftëtarët. Kur pyesje për ndonjërin që e kishe takuar ndonjë javë më parë, të thoshin se është në spital i plagosur rëndë dhe ka humbur dorën, për ndonjë tjetër se ka humbur këmbën, e për dikë se është vrarë në front. Jeta vazhdonte.
Në atë kohë, shqiptarët e Kosovës e bënin kiamet punën e luftës. Kur flisja se lufta në Kosovë është e pashmangshme, studentëve apo tregtarëve shqiptarë nga Kosova u dukej se veç po i fusja në luftë. Disa m’i mblidhnin betë, se po të fillonte lufta në Kosovë dhe ata humbin ndonjë familjar të tyre në luftë unë do t’ua kisha gjakun borxh.
Kjo atmosferë bënte që shqiptarët të dukeshin tepër frikacakë karshi kroatëve. E, megjithatë, një bashkatdhetar i yni i quajtur Bekim Berisha, ishte simbol i ëndërruar për çdo luftëtar kroat.
Një luftëtar kroat, duke hedhur vështrimin nga Bekim Berisha, më pat thënë: “Si duket, heronjtë më të mëdhenj në botë lindin tek popujt frikacakë”.
Në atë kohë ishte një gjë e zakonshme që kroatët të na fyenin në këtë mënyrë, pasi Ibrahim Rugova pat refuzuar ofertën e presidentit kroat, Tugjman, për ta hapur frontin në Jug.
Lufta në Kroaci mbaroi dhe Bekimi e Hitleri shkuan të luftojnë në Bosnje. I shihja shumë rrallë në Zagreb.
Në fundvitin 1997, isha mysafir i Alfons Zenelit, në Radio Kontakt, radion më në zë në Shqipëri. Tema ishte çfarë pritet të ndodhë në vitin që po vjen (1998). Përgjigja ime e parë ishte: lufta në Kosovë. Kjo ndezi debat me telefonata të panumërta ku u inkuadruan edhe personalitete të larta politike të Shqipërisë.
Të nesërmen, përballë hotelit “Dajti” në Tiranë, takova Hitlerin që kisha pesë vite pa e parë. E pyeta përse ke ardhur? Ai më tha: ti po e din pse. Këtyre ditëve do të vjen edhe Bekimi. I thash: unë e di që sivjet ka me fillu lufta n’Kosovë, po ti nga po e di? Hitleri më tha se ai që ka 10 vite përvojë lufte si Bekimi i merr erë fillimit të luftës edhe në Afrikë po të jetë e lere më në Kosovë, që mezi po e presim.
Qëlloi që Bekimin e takova në Tiranë, disa muaj pas kësaj bisede me Hitlerin, tek në pranverën e vitit 1998. Sapo kisha marrë nga shtypshkronja pesë kopjet e para të librit tim të dytë “Shqiptarët e serbët në luftën finale për Kosovën”, kur u pamë para hotelit “Tirana”. I dhurova një kopje libri. Qëlloi që kur shfletoi librin të lexonte fjalinë: “Shteti krijohet me djersë, lot e gjak”. Ngaqë ishte qull nga djersët, buzëqeshi duke thënë: ne do të derdhim djersë e serbët le të derdhin lot e gjak.
Më tha se po nisej ta kalonte kufirin dhe se pas dy-tre jave do të kthehej serish në Tiranë me ç’rast bisedonim më gjatë aty ku po rrinin intelektualët, “Te Fideli”. U përqafuam për lamtumirë, dhe pas 50 hapave një plakë që po rrinte pranë Muzeut Kombëtar më tha: “Shih se mos të vodhi gjë ai shoku qe e takove, sepse ta futi dorën në xhep”. Futa dorën në xhep dhe pashë një 10.000 lekëshe që ma kishte lënë Bekimi. Plaka u trondit kur mësoi se ai njeri më kishte lënë lekë në xhep pa e vërejtur unë fare. U ktheva që t’ia kthej lekët me të cilët ai në fakt kishte paguar pesëfishin e çmimit të librit, por Bekimi ishte zhdukur.
Më 30 Qershor 1998 unë po fluturoja për Budapest, kur befas në Aeroportin e Tiranës, pashë një skenë që çdo shqiptar do të dëshironte ta shihte. Ulur pranë njëri tjetrit, po bisedonin shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, dhe luftëtari më i madh shqiptar, Bekim Berisha. Nuk iu afrova, po i shihja nga distanca. Dëgjoja komentet e njerëzve përreth qe e njihnin Ismail Kadarenë po nuk dinin se kush na qenka ky farë kosovari me aq dinjitet e personalitet me të cilin po bisedon Ismaili.
Vrojtimin e kësaj skene ma ndërpreu Bekimi, i cili më vërejti dhe më ftoi të bashkëngjitëm në bisedë. Më tha duke qeshur: “Nuk po iku, kthehem prapë në Kosovë, veç po kujdesem që ju të dy të fluturoni sigurt. Po kemi problem për armë, po dal me siguru do armatim”.
Ky edhe ishte takimi im i fundit me Bekimin. Më 12 Korrik 1998 unë u ktheva në Tiranë. Në Aeroport polici që më kontrolloi pasaportën më tha: “Është kthyer ai kosovari që po fliste me ty dhe Ismail Kadarenë kur po iknit jashtë shtetit. Dukej që ishte burrë me nam”.
Me 10 gusht 1998 në Junik, ra heroi i kombit Bekim Berisha. Këtë e kuptova tek pas 40 ditësh. Humbja e Bekimit më bëri të mendoj se vetëm ndonjë mrekulli e Perëndisë mund t’i japë epilog pozitiv luftës për çlirimin e Kosovës. Kisha krijuar përshtypjen se luftëtarët si Bekim Berisha nuk mund të vriteshin kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova