Pas afro tri dekadash – nga rënia e komunizmit – Shqipëria hyri në një epokë të re. Hyri në epokën e nxehtë e cila pritet të përshkohet me trandje politike e institucionale, por që hapërimi nëpër të, më tepër se kusht për përafrimin me bashkësinë e shteteve demokratike evropiane dhe për ruajtjen e aleancës me SHBA-të, është domosdoshmëri për nxitjen e besimit dhe shpresës së qytetarëve shqiptarë për një shtet të së drejtës.
Mëngjesin e 22 korrikut 2016, Shqipëria hyri pra në epokën e revolucionit për vënie para drejtësisë, në radhë të parë të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar e më pas edhe të politikanëve që janë pasuruar brenda natës mbi kurrizin e qytetarëve skamnorë dhe të atyre që i përkasin shtresës së mesme.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se të votohej reforma kushtetuese – e cila ia hapi derën epokës së re – nuk u përmbajt, por tregoi se sikur t’i shkruante në libër ato çka ka dëgjuar e çfarë ka parë gjatë kohës së draftimit të kësaj reforme, do ta trazonte popullin dhe disa nga politikanët e ulur në Parlamentin shqiptar. Por, ai siguroi se nuk do ta bëjë këtë. Dhe, keq bëri.
Rama duhet t’u tregojë qytetarëve të Shqipërisë pikërisht atë çka parë e dëgjuar, se sa i thellë është krimi e korrupsioni në vendin ku ata jetojnë, se si bashkëjetojnë politikanët me të korruptuarit dhe ta përmbyll rrëfimin duke e pranuar se revolucioni për drejtësi nuk u nis as nga ai, as nga opozita, por u nis nga aleatët e jashtëm të cilët i mbyllën të gjitha shtigjet duke i lënë të hapura vetëm dy: miratimin e reformës dhe izolimin.
Padyshim se nuk ishte e lehtë për shumicën e politikanëve përfaqësues hapja e rrugës për hetimin e vetvetes, por pak më i rëndë ishte vendimi për ta kthyer shtetin në izolim, prej nga kishin dalë vetëm 26 vjet më parë. E dinin se këtë nuk do ta duronte populli, prandaj detyrimisht vendosën t’i nënshtrohen kontrollit nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe nga mekanizmat e tjerë që do të monitorohen nga të huajt. Kështu, me konsensus të pavullnetshëm, pranuan ta fusin sistemin e drejtësisë në pastrim dhe ta rrisin nivelin e llogaridhënës dhe përgjegjësisë brenda institucioneve të ligjvënies.
Një reformë e tillë kushtetuese padyshim se i duhet edhe Kosovës. Mirë do të ishte sikur ajo të kërkohej nga ata gjyqtarë e prokurorë që punojnë me ndershmëri, nga ata politikanë që si synim kanë avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe nga ajo pjesë e shoqërisë civile që nuk është satelite e partive politike.
Nëse këto grupe nuk lëvizin, një ditë këtë reformë mund ta kërkojnë drejtpërdrejt qytetarët, e në mos ata, atëherë do të jenë aleatët e jashtëm të shtetit, që do të veprojnë ngjashëm si në Shqipëri.
Dita kur do të ngrihet zëri i kundërshtimit për t’u thënë STOP atyre që abuzojnë me ligjin, sado që mund të jetë e largët, do të vijë. Derisa të mos fryjë edhe te ne era që e përshkoi Shqipërinë, vetëm gjeografikisht mund ta ndiejmë veten evropianë, sepse në esencë, jetën do të vazhdojmë ta bëjmë të egër, pa e ndjerë sigurinë që krijon rendi e ligji në një shtet demokratik.
Shqipëria është keq, por ne jemi edhe më keq. Njohësit e ekonomisë parashohin se me trendin aktual të zhvillimit, Kosova mund ta zërë Shqipërinë tek pas 20 vjetësh, me kusht që kjo e fundit të stagnojë gjatë kësaj periudhe. E, të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk lënë shumë hapësirë për optimizëm. Vetëm në vitin e fundit, kjo agjenci ka pranuar 298 raste të dyshuara për korrupsion, 126 prej të cilave i ka përcjellë në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm. Kjo agjenci konfirmon se korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese për të gjitha institucionet e Republikës dhe pavarësisht zotimeve për një përkushtim më të madh drejt krijimit të një ambienti shoqëror të lirë nga ndikimi i korrupsionit, rezultatet ende nuk mund të konsiderohen të kënaqshme.
Pra, ne jetojmë në një shtet që vitin e fundit e mbylli me 440.832 lëndë të pazgjidhura nga gjykatat e niveleve të ndryshme. Shqetësuese nuk është vetëm kjo shumësi lëndësh që janë mbuluar me pluhur në zyrat e gjykatësve, por është edhe mënyra se si janë përmbyllur edhe ato lëndë që kanë kaluar nëpër duar të njerëzve të drejtësisë.
Prandaj, në këto rrethana nuk duhet pritur iniciativa nga jashtë, por vetë duhet këmbëngulur që të krijohet së paku një Task Forcë që do t’i merrte në rishqyrtim të gjitha lëndët që janë parashkruar dhe t’i vënë para përgjegjësisë prokurorët e gjyqtarët që kanë thyer çdo parim etik e çdo normë juridike dhe e kanë përligjur të paligjshmen.
Përmes rishqyrtimit të këtyre lëndëve do të shpërfaqeshin jo vetëm lidhjet e politikanëve me njerëzit e drejtësisë, por edhe dëmet që i janë shkaktuar të ardhmes së shtetit përmes mbylljes së dosjeve për falsifikime diplomash, kontratash të dëmshme, kërcënimesh, shantazhesh, abuzimesh, vjedhjesh dhe pastrimesh të parave. Kjo s’është e lehtë për t’u bërë, ashtu siç nuk qe i lehtë as në Shqipëri miratimi i reformës për drejtësi, sepse penguesit kryesorë janë pikërisht ata që e kanë zhytur shtetin në krim e në korrupsion, e që për fat janë në pozicione vendimmarrëse.
Shteti ka nevojë për njerëz të pasur, por jo për asi të pasurish që nëpërmjet lidhjeve me pushtetin përvetësojnë thesarin e përbashkët dhe e rrisin mirëqenien e tyre dhe të grupit. Të pasurit, kushdo që janë, duhet të hetohen se si kanë ardhur deri te ndërtimi i fabrikave, i kompanive të ndërtimit, i gurthyesve, i spitaleve dhe i hoteleve. Duhet të hetohen se si brenda pak vitesh pune i ndërtuan shtëpitë e vilat brenda dhe jashtë Kosovës, blenë vetura luksoze, i rritën pasurit e paluajtshme dhe e mbytën konkurrencën luajale në treg.
Politikanët, prokurorët, gjyqtarët dhe administratorët e pastër s’kanë përse të shqetësohen nga reforma në drejtësi. Ajo do të të ishte në interes të tyre, por para së gjithash në interes të të gjithë qytetarëve.
Prandaj, epoka për drejtësi duhet të nisë! Sa më herët, aq më mirë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025