LAJMI I FUNDIT:

Si ta mposhtni frikën e refuzimit?

Si ta mposhtni frikën e refuzimit?

A mendoni se njerëzit e suksesshëm anë e mbanë botës asnjëherë në jetën e tyre nuk janë ballafaquar me refuzimin dhe se gjithçka që kanë e kanë arritur me përpjekjen e parë?

Nëse mendoni se kështu është, atëherë duhet të filloni t’i lexoni biografitë e tyre, transmeton Telegrafi.


Nëse i lexoni biografitë e tyre dhe ende mendoni se frika e refuzimit mund t’ua mposhtë kënaqësinë tuaj, atëherë duhet të gjeni mënyra për luftimin dhe mposhtjen e kësaj frike famëkeqe.

Duhet të kuptoni se frika është armiku kryesor

Frika ndonjëherë funksionon si mendim që e bën një person të “kuptojë” se qëllimi i tij asnjëherë nuk do të arrihet.

Nëse veç i bindeni kësaj frike, mundësitë janë të mëdha që nuk do të mund t’i shfrytëzoni mundësitë më të mira dhe frika e tillë do t’ua prishë edhe lidhjet që i keni.

Nëse dështoni, të paktën do të fitoni eksperiencë

Bindeni mendjen që edhe nëse frika juaj del të jetë e vërtetë, të paktën do të fitoni eksperiencë. Eksperiencën e fituar do të mund ta shfrytëzoni herën e ardhshme për të shënuar sukses.

Ndryshojeni mënyrën se si mendoni

Asgjë në botë nuk mund të ndikojë tek ju dhe mund ta ushtroni veten të ballafaqoheni me çdo lloj të situatës.

Në fakt, duhet të filloni të ndryshoni mendimin dhe të mendoni se si ta mposhtni frikën, në vend se të bëheni skllav i saj. /Telegrafi/