Thirrjet raciste të një kori të madh shqiptarësh, kundër futbollistit shqiptar të Zvicrës, Valon Berhami, dhe Xherdan Shaqirit, kanë hapur një debat mbi mentalitetin e pazareve që është ngulitur tek tifozët shqiptarë, si e vetmja mënyrë për të arritur suksesin, kur kanë përballë bashkombësit e tyre që luajnë me ekipe të tjera kombëtare.
Të dy futbollistët e talentuar shqiptarë, që luajnë me ekipin e Zvicrës, janë vënë në shënjestër, për të vetmen gjë që shqiptarët duhet të krenohen, për faktin që ata luajtën si profesionistë në ekipin e tyre dhe që nuk “bënë pazar” me “vëllezërit” e tyre për t’i favorizuar.
Ky është në fakt thelbi i zemërimit të papërgjegjshëm të qindra tifozëve shqiptarë që i fërshëllyen dhe fyen ata në stadiumin e Lens, në Francë. Fyerjet përveçse ishin ekstreme, pasqyrojnë në thelb, ende një mentalitet korruptiv të shoqërisë shqiptare, e cila mendon se një ndeshje fitohet edhe me pazar, ose me “mëshirë patriotike”.
Janë të njëjtët njerëz që akuzojnë pastaj Armand Dukën dhe Federatën për pazare (të cilat jo se mungojnë) dhe të njëjtit njerëz që flasin për ndershmëri dhe transparencë në futbollin shqiptar.
Nëse ka një arsye përse duhen respektuar, së paku pesë djemtë shqiptarë të kombëtares zvicerane, është fakti që ata janë futbollistë në fushën e lojës. Nëse do të ishin pazarxhinjë, natyrisht që nuk do ishin pjesë e kombëtares së Zvicrës, por do luanin me Skënderbeun, ose ndonjë ekip shqiptar që hyn në garat evropiane për pazare.
Nga ana tjetër ata na bëjnë më shumë nder si shqiptarë, duke luajtur shkëlqyer me Zvicrën, sesa do të na bënin nëse hapnin portën dhe na linin ndonjë gol.
E vërteta është se ekipi ynë, dha aq sa mund të jepte, dhe është mirë që nuk u bazua tek ndonjë pazar apo “mëshirë patriotike” e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës. Por, fakti që dy lojtarët më të mirë të ekipit të Zvicrës sulmohen pse sillen si lojtarë në fushë, është një tregues i mentalitetit korruptiv që kanë, jo vetëm drejtuesit e futbollit shqiptar, që here-herë e nxisin këtë histeri, por edhe vetë tifozët shqiptarë.
Lojtarë të tjerë shqiptarë ka dhe në ekipet e tjera kombëtare që nga Gjermania deri në vendet skandinave, dhe ne duhet të krenohemi me këtë fakt dhe jo ta kthejmë në një histeri urrejtje raciste dhe homofobike. Plotë vende lindore e kanë këtë problem, por nuk ndodh që stadiumet e tyre të gjëmojnë nga thirrje të tyre kur kanë në fushë përballë dhe bashkëkombësit e tyre.
Fotografia që bëri xhiron e botës dje, ishte dueli gati i dhunshëm i dy vëllezërve Xhaka, në fushën e lojës, dhe pastaj veshja simbolike e fanellës së kombëtares sonë nga Graniti pas ndeshjes. Bëhet fjalë për një lojtar që “Arsenali” po e blen më shumë se sa bën gjithë ekipi ynë kombëtar. Tani, nëse ai do sillet si vëllai i Taulantit në fushë, ose akoma më keq, nëse do dëgjonte mikun tim Rakipin, babain e tij, që i thotë “betohu që s’do t’i bësh gol Shqipërisë”, ai nuk do blihej nga Arsenali dhe nuk do na bënte krenar si futbollist.
Fati i shqiptarëve është pikërisht lindja e futbollistëve me origjinë shqiptare në Perëndim dhe zhvillimi i atjeshëm si futbollist. Shqipëria ka një kampionat të shkatërruar kombëtar, një shkretëtirë të infrastrukturës sportive, pa klube futbolli apo akademi që prodhojnë talente dhe pa një transparencë dhe vetëfinancim të klubeve. Në këto kushte ajo nuk ka për të prodhuar kurrë futbollistë. Shikoni sa pak zënë vend në ekip futbollistët e kampionatit shqiptarë të futbollit, për të kuptuar se ku është problemi ynë. Dhe në vend të merremi me problemin tonë dhe të krijojmë një ekip që bazohet edhe tek vlerat tona, sulmojmë talentet shqiptare, që i ka lindur dhe rritur perëndimi, përse nuk heqin dorë nga karriera e tyre, për shkak të paaftësisë sonë.
Aq më i mprehtë bëhet ky problem, tani që Kosova ka ekipin e saj kombëtar. Në vend t’u jemi mirënjohës atyre që kanë furnizuar me djemtë e talentuar, u shajmë dhe fyejmë talentet që ngrejnë lart emrin tonë si shqiptarë në futbollin perëndimor, duke dëshmuar se më shumë se vlerat tona, dhe fitoret e merituara, ne vlerësojmë pazaret, qofshin maskuar këto dhe me “patriotizëm”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova