Marrëdhënia ideale zgjat 10 minuta. Maksimumi mund të zgjasë 13 minuta. Përtej këtij limiti, pasioni dhe vëmendja fillojnë të bien duke ja lënë vendin mërzisë.
Në çdo rast, para se të të bini në shtrat jepini vetes një moment pushimi: pasi mesa duket se partneri është një shkak stresi më i madh se shefi juaj.
Sipas një studimi të kryer nga 50 studiues të “Society for Sex Therapy and Research” dhe e publikuar në “Journal of Sexual Medicine”, marrëdhënia ideale zgjat 10 minuta, kohë në të cilën vëmendja ndaj partnerit është shumë e lartë dhe përqendrohet te kënaqësia, por pas këtij intervali truri fillon të “bredhë” diku tjetër.
Sipas studiuesve (psikologë, terapistë çiftesh, mjekë, asistentë socialë që në vitet e fundit kanë analizuar raste të shumta të çifteve me probleme seksuale), dy minuta janë shumë pak për një marrëdhënie seksuale, 3-7 janë një kohë e pranueshme, por të kalosh 13 minuta është me të vërtetë shumë.
Raport ideal pra zgjat nga 7-13 minuta. Një nga kërkuesit, Eric Corty, psikolog i Penn State University ka pohuar se “shumë njerëz besojnë tek fantazia e një natë seksi të stërzgjatur. Shpresojmë që studimi ynë të inkurajojë meshkujt dhe femrat të kenë pritshmëri më reale”.
Në çdo rast, që një marrëdhënie të funksionojë, është e nevojshme që partnerët të jenë të qetë, të çlodhur dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Gjë që duket shumë e vështirë për studiuesit e “Lancaster University”, sipas të cilëve partneri shkakton një stres më të madh se punëdhënësit, veçanërisht për femrat.
Kërkimi ka anketuar rreth 3000 femra dhe meshkuj dhe ka zbuluar që janë pikërisht partnerët shkaku kryesor i shtimit të stresit te të dyja palët. 58% e të anketuarve janë përgjigjur se partneri është përgjegjës për shtimin e stresit kundra 42% që thonë se janë punëdhënësit ata që shtojnë stresin.
Sipas studiuesve kriza ekonomike ka qenë një tjetër faktor për rritjen e stresit në ambientet shtëpiake, shkruan revista Who. Cary Cooper, Studiues, thotë se “një nga strategjitë që përdorin njerëzit në çift është të inatosen me partnerin për të shfryrë dufin”.
Si përfundim, nëqoftëse ndjeheni të lodhur dhe keni nevojë të çlodheni dhe të qetësoheni, mendoheni mirë si të organizoni pushimet: të shkosh në zyrë ndonjëherë është më relaksuese sesa të rrish me partnerin në shtëpi…/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Biseda me kanakarin shtëpiak – shenjë inteligjence
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!