Zbuloni dosjen e tij seksuale me ndihmën e pozës të cilën e do më së shumti
Është i mirë në krevat, këtë e shihni qartë. Tani është çështja a është i mirë për lidhje serioze. Për ta kuptuar këtë, kushtoni kujdes pozës të cilën e do më së shumti
Poza do t’ju zbulojë se çfarë tipi është edhe para se ta njihni mirë. Natyrisht, ky test vlen për fatlumet të cilat kanë gjetur mashkullin të cilit pozat nuk ia caktojnë (jo)mundësitë, por afinitetet.
Meshkujt mund të vlerësohen sipas këpucëve dhe rrobave dhe mënyrës së joshjes, mirëpo do të mësoni më shumë për të në shtrat, edhe nëpërmjet pozave.
Po ju zbulojmë se çfarë tregojnë për mashkullin pozicionet e seksit, transmeton Telegrafi.
Pozën misionare e praktikojnë meshkujt që kanë mungesë kreativiteti, të cilët kurrë në shoqëri nuk kanë qenë të veçantë, por kanë ecur pas saj. Dhe meqë nuk janë të shkathët në joshjen e femrave, në këtë pozë ndihen shkëlqyeshëm, sepse e ndiejnë veten superiorë.
Stilin doggy e praktikojnë meshkujt të cilëve burim kryesor i njohurisë dhe i inspirimit u janë filmat pornografikë. Ndërkaq, gjatë seksit nuk e shohin partneren por fantazojnë për ndonjë person me vithe të mëdha, të tipit të Kim Kardashianit.
Seksin në këmbë e praktikojnë “të fortët” fjalëshumë, për të cilët ky është një rast që të shohin muskujt e tyre në aksion. Ndërkaq, partneren e konsiderojnë si objekt të dorës së dytë.
Poza 69 gjithashtu tregon përvojën e pasur nga filmat pornografikë. Mirëpo tregon edhe në faktin që mashkulli mendon që është zot në seks. Ndërkaq në të vërtetë, vetëm përsërit atë që ka parë në ekran.
Pozën e kaubojit e adhurojnë tipat të cilët janë dembelë të mëdhenj. Dëshirojnë të jenë pasivë dhe të mos bëjnë gjë. Mirëpo kur është fjala për kënaqësinë, nuk dëshirojnë ta humbin. Nuk e kanë atë energji në hulumtime, ndaj nëse u prin fati, nuk do të humbin kohë duke hulumtuar në internet.
Poza e kundërt e kaubojit megjithatë është variant më i mirë, sepse është fjala për tipin i cili dëshiron të shohë se çfarë bën. Dhe me këtë rast do të kënaqë edhe partneren, ashtu siç duhet. E pra, nëse hasni në tipin e tillë, mos e lini t’ju iki nga duart, është më i miri nga të gjithë të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Tetë mënyra si t’i hiqni qafe kërmijtë: Ndiqni dëmtuesit përgjithmonë nga kopshti!
Si t’i mbani ketrat jashtë kopshtit
Shtëpi mesdhetare në sinergji me natyrën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?