Edhe sikur të shkonin në Vjenë katër liderët politikë të Maqedonisë, nuk pritej ndonjë rezultat spektakolar. Nga ana tjetër, BE dhe Parlamenti Evropian do ta quanin të dështuar misionin e tyre sikur Marrëveshja e Përzhinos të mos implementohej në tërësi.
Maqedonia po ngulfatet në llumin që e krijuan politikanët, si ata që shantazhojnë institucionet e drejtësisë dhe minojnë punën e Prokurorisë Speciale, si ata që ikin nga zgjedhjet dhe nuk iu përmbahen marrëveshjeve paraprake. Diku në mes ndodhen politikanët shqiptarë, të cilët me stilin e tyre “ngre e mos këput” as nuk po e faktorizojnë politikëbërjen e tyre me lëvizje më të zgjuara, as nuk po sjellin ndonjë alternativë që do t’iu hapte udhë ideve më gjithëpërfshirëse të shqiptarëve në Maqedoni.
Por, Maqedonia e ka shumë problem të vazhdojë këtë gjendje të status-quos. Kriza e besueshmërisë qytetare ndaj institucioneve si dhe prishja e subordonimit komandues në disa dikastere të MPB-së, tërheqja dhe transferimi jashtë i parave të qytetarëve dhe kompanive nga bankat, paralajmërimi për ndonjë devalvim të mundshëm të valutës vendore, janë parashenjat e një kolapsi më të madh që mund ta kaploj shtetin.
Aktualisht, kriza është e strukturuar në mendjet e politikanëve si një virus që po vjen duke u zhvilluar në përmasat e një përbindëshi. Fataliteti i kësaj krize e ka atë dimensionin historik të keqkuptimit dhe armiqësimit brenda-maqedonas. Kemi të bëjmë me një komb të ri që nuk i ka kaluar të gjitha fazat e pjekurisë kolektive dhe tani e ka vështirë që brenda një kohe të shkurtër të krijojë harmoninë e brendshme ideologjike, politike, sociale etj. Degëzimi ideologjik i maqedonasve si komb ka ardhur duke nxjerrë shartime të panatyrshme në trungun etno-psikologjik dhe për pasojë tani kemi dy mendësi diamtetralish të kundërta.
Kjo dihotomi ideologjike brenda-maqedonase ka koston e saj të pallogaritshme në ridimensionimin institucional të shtetndërtimit. Këtë “avari” të madhe në mekanizmin e mbamendjes së tyre historike, intelektualët dhe politikanët maqedonas janë munduar ta fshehin për vite të tëra, duke i ikur debatit publik dhe zëvendësimi të tij me njëfarë fushate të dyanshme partiake që në thelb ka patur pikërisht këtë papajtueshmëri të brendshme.
Atë që partia maqedonase në pushtet e quan zgjim kombëtar, partia tjetër opozitare e kualifikon si regres dhe shpërfytyrim të historisë së vërtetë. Prirjet antagoniste shkojnë deri atje sa të mos ketë një konsenzus minimal sa i përket historisë së përbashkët dhe përplasjet e diskurseve nuk kanë një vokacion shkencor e akademik, por puro politik.
Aktualiteti politik, i mbarsur me krizën e dialogut dhe mungesën e konsensusit, patjetër që e ka një tub përçues nëpër të cilin kalon gjithë ky animozitet brenda-maqedonas. Dallueshmëria e perceptimit publik ndaj dy partive kryesore maqedonase, ende është e madhe dhe ka një llogari të dyanshme që vazhdimi i krizës ka të ngjarë që këtë dallueshmëri ta ngushtoj. Tani për tani është LSDM ajo që dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet, jo gjithaq për shkak të regjistrit zgjedhor, reformës në media etj. sa për shkak të distancës bukur të madhe që ka ndaj partisë rivale, VMRO (DPMNE), në të gjitha matjet e disponimit të opinionit publik. Nga ana tjetër, partia në pushtet dëshiron të ketë sa më shpejt zgjedhje që ta shkurtoj kalvarin që do t’ia shkaktonte Prokuroria Speciale përmes aferave të deponuara në formë përgjimesh nga ana e opozitës.
Pra, shikuar realisht, as VMRO-DPMNE e as LSDM nuk e kanë gjithaq hallin se do të mbahen apo jo zgjedhje të lira e të besueshme, sa e kanë gajlen te kuotat e perceptimit publik ndaj tyre. Fundja, në disa cikle të kaluara zgjedhore në këto 25 vjet pluralizëm, ka qenë pikërisht LSDM që ka fituar mandate qeverisëse me zgjedhje edhe më të skandalizuara dhe asnjëherë në të kaluarën kjo parti nuk ka kërkuar shtyrjen e tyre për shkak të regjistrit (të papastruar) zgjedhor, lirisë së mediave, ndarjes së partisë nga shteti, reformave në gjyqësi etj. Por, edhe partia e Gruevskit gjithë këtë turr për të shkuar në zgjedhje nuk e mbështet gjithaq në realitetin ekonomik e social që prodhon politika, gjoja, e drejt e tyre, sa e projekton si vazhdim të kauzës kombëtare për zgjimin nacional të maqedonasve, në këtë interval kohor kur ata duhet të jenë në pushtet.
Dështimi i takimit të Vjenës, është dështim edhe i përpjekjeve diplomatike për të vendosur në Maqedoni një rend shtëpiak evropian. Kjo, gjithsesi i hap udhë involvimit më të fuqishëm të diplomacisë amerikane këtu, e cila përmes përfaqësuesit e të saj në Shkup i ka bërë punët e duhura konform situatës, por jo edhe të domosdoshme dhe afatgjate. Në Maqedoni duhet patjetër të spostohet një i dërguar i posaçëm amerikan i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e BE-së do të gjente modalitet më të qëndrueshme, për tejkalimin e krizës, fillimisht, dhe do të krijonte parakushte për një funksionim afatgjatë të bashkëveprimit institucional në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve por edhe në mes të vetë maqedonasve.
Roli amerikan në Maqedoni do të duhej parë edhe në kontekst të afiniteteve gjepolitike që u shfaqën kohët e fundit, ku dëshpërimi rus për humbjen e primatit në udhët energjetike të Ballkanait, që duhej të kalonin edhe nëpër Maqedoni, u shpreh me një mungesë të theksuar takti diplomatik , që shumëkush e ka lexuar si përkrahje direkte e regjimit aktual. Që palët e konfrontuara në Maqedoni të mos kenë edhe në të ardhmen spiranca avokatie ku do të mund t’i lidhnin barkat e tyre të lodhura, njëri në Sofje te Borisovi e tjetri në Moskë te Putini, atëherë imponohet si e domosdoshme një prani më e shtuar e diplomacisë amerikane në Maqedoni, që do të rezultonte në formimin e një qeverie kalimtare këtu, me një rol më domethënës të shqiptarëve, e cila brenda dy viteve do të arrinte t’i “hekuroste” shumicën e gungave në relievin e trazuar politik të Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime