Në komunikimin retorik “momenti i duhur” është vendimtar. Kjo vlen jo vetëm për të thënë “gjënë e duhur”, por kjo “fjala e duhur” duhet, gjithsesi, bërë edhe në kohën e duhur.
Është jetike për ta thënë fjalën e duhur në kohën e duhur.
Komunikimi ynë retorik (mendoj në komunikimin që ka përmbajtje politike, kulturore e ushtarake), bëhet shpeshherë me shpejtësi breshke, jo rrallë edhe i vonshëm. Dhe, si rrjedhojë logjike, ky komunikim është i papërdorshëm, i dëmshëm e i padobishëm – si për kombin, për shoqërinë e ashtu edhe për shtetbërjen.
Retorika shpesh është e lidhur me atë se si politikanët me gjuhën e tyre përpiqen të na bindin.
Me këtë dua të them se retorika mund të jetë gjithashtu, mjet i rëndësishëm për të kapërcyer një situatë krize, por po u keqpërdor, kjo mund edhe të jetë mjet për sajimin e krizave.
Cicero dhe tradita e pavdekshme retorike romake, i shef format retorike apeluese në lidhshmëri me funksionet kryesore retorike; offica oratoris. Logosi përdorët atëherë kur ne përpiqemi të mësojmë dikënd, të ligjërojmë për dikë ose të ndriçojmë “diçka” në publik (docere). Po ashtu, ne përdorim ethosin kur përpiqemi të nxisim besim dhe simpati në publik, ose atëherë kur ne tentojmë të argëtojmë ose ta kënaqim atë, pra publikun (delectare). Dhe, medoemos, ne përdorim pathosin atëherë kur ne përpiqemi të lëvizim, ngjallim ose të angazhojmë publikun (movere).
Në sockulturën tonë, e në historinë tonë shqiptare, ka diçka që nuk “funksionon”: po na mungon “diçka!”. Lexojmë tekstet historike, dhe e kuptojmë se sa të vonshme janë. Dëgjojmë fjalët dhe reagimet e politikanëve, po ashtu bindemi se sa të varfra janë…
I nderuar konsumues: ktheje kokën para dhe prapa dhe analizo se çfarë shef e çfarë po dëgjon? Dëgjon, sheh dhe lexon reagime të vonshme të politikave; fjalë e gjuhë e paqëlluar e në kohë të paqëlluar. Mërzitesh kur bindesh se gjuha, teksti, fjala dhe fotografia jonë retorike është e vonshme, e bërë me vonesë, e shkruar me vonesë dhe e lansuar me vonesë.
Të nderuar lexues e lexuese: ne po vonohemi – edhe me fjalën, edhe me punën e edhe me vetndreqjen. Breshkëhapëruese është fjala jonë – e çatalluar është fotografia jonë kolektive! E lepurhapëruese është fjala e tyre – e baraspeshuar e me kohë është fotografia dhe gjuha e “tyre”.
Ta pranojmë se beogradasit e Nikolla Pashiqit janë më mirë, e më me kohë me komunikimin retorik, si brenda e po ashtu edhe jashtë hapësirës së shtetit serb. Ta pranojmë se politika nikollapashiqiane përmes “retorikës së mirë” po dërgon impulset politike atëherë e atje ku duhet…
O Nokë, im birë, politikat tona, esatpashtoptaniane, i kanë drejtuar shigjetat kundër shtetbërjes. Impulset, që këto po i dërgojnë, janë primitive dhe shkatërruese, Nokë. Ky keqkomunikim retorik po ta ndalon kthimin në atdhe!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës