LAJMI I FUNDIT:

Si e vlerësuan autorë e huaj figurën e Gjergj Kastriotit

Si e vlerësuan autorë e huaj figurën e Gjergj Kastriotit

Shumë shkrimtarë të mëdhenj kanë patur një vlerësim të lartë për figurën, personalitetin dhe heroizmin e Gjergj Kastriotit.

Ishte pikërisht talenti i tij, strategjia dhe vizioni e urtësia që e bënë këtë figurë arbnore një lloj magneti për shumë autorë të huaj e vendorë.

Pothuajse në të gjitha kronikat e historisë, pastaj librat mbi jetën e tij, ai ishte figura mbizotëruese.


Arbnorët patën fatin të kishin një lider të tillë në historinë e tyre, por tani në këtë shekull sikur nuk do të shohim të kemi një lider që sado pak i ngjan atij dhe vizionit që ai kishte për të mos lënë asnjë gjurmë të pushtuesit e lëre më të lidhjes së ndonjë marrëveshje.

Prandaj, me të drejtë, siç do të shohim poshtë, shumë autorë e kanë parë figurën e Gjergj Kastriotit si një hero, strateg dhe vizionar të madh dhe të papërsëritshëm.

“Heroi ma i madh i te gjitha kohërave ,për veprat faktike që ka bërë.” – Julius Pisko, 1894

“Skënderbeu… ua kalon të gjithë strategeve të vjetër e modernë, në udhëheqjen e një ushtrie të vogël mbrojtëse.“-J.Wolfe

“Skënderbeu ishte një nder gjeneralët më te mëdhenj, që kishte jetuar ndonjëherë.“ – Ludwig Holberg, 1739.

“…Lider fisnik dhe i guximshëm i shqiptarëve ose epiroteve kundër turqve, lideri më i famshmi dhe i pamposhtur Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Princi i Epirit dhe Shqipërisë…” – Christian Friedrich Bellermann, 1851

“Skënderbeu kishte aftësi të rralla, i shpejtë dhe i qartë me intelekt të rrallë, i fuqishëm dhe me një guxim të pathyeshëm, prandaj ai me forcat e tij prej trimi ndali furinë e Perandorisë osmane.” – Alberto Guglielmotti, 1871

“Ky është i famshmi Gjergj Kastrioti, i bri i Gjonit, princit të Epirit, për veprat heroike të tij kanë shkruar libra shkrimtarë të mëdhenj të krishterë” – Dimitrie Cantemir ,1745

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu është më i famshmi nga të gjithë, jo vetëm nga të gjitha krahinat ilire, të prefekturës së Epirit të ri, Dardanisë, por edhe të një pjesë të Epirit të vjetër të cilat i bashkoi… ” – Guillaume de Vaudoncourt,1821.