Miqtë nuk i kritikojnë meshkujt për shkak të disa kilogramëve më shumë dhe të gjitha orgazmat i kanë të vërteta, thirrjet telefonike mesatarisht u zgjasin 20 sekonda, por në anën tjetër, femrave nuk u bien flokët, lehtë nxirren nga shkeljet e trafikut dhe përjetojnë orgazma të shumëfishta.
Përveç dallimeve evidente në mes meshkujve dhe femrave, për të cilat pak a shumë të gjithë pajtohen, si aksioma që meshkujt orientohen mirë, që janë të ngathët në fjalë dhe tipa vizualë, dhe që femrat janë të forta në fjalë, të dobëta në orientim, kanë aftësinë e kryerjes së shumë gjërave në të njëjtën kohë.
Ekzistojnë edhe ato dallimet më pak të dukshme dhe privilegjet të cilat i shijojnë pjesëtarët e dy gjinive. Gjykoni vetë a është më lehtë të jeni në lëkurën e femrës apo të mashkullit.
Ja pse është mirë të jesh mashkull:
– Miqtë nuk i kritikojnë kur shtojnë ndonjë kilogram më shumë.
– Forma e vitheve të tyre nuk luan rol në karrierën dhe avancimin profesional.
– Të gjitha orgazmat e tyre janë të vërteta.
– Nuk kanë nevojë çdo ditë të bartin çantën të mbushur me kozmetikë dhe xhingla tjera.
– Duhen ta rruajnë vetëm fytyrën.
– Asnjë nga kolegët e punës nuk mund t’i bëjë të qajnë.
– Nëse kanë 35 vjet dhe nuk janë të martuar, askush nuk do të bëjë këtë gjë problem.
– Gjithçka që kanë në fytyrë dhe trup është natyrale, madje edhe ngjyra e flokëve.
– Dy palë këpucë u janë më se të mjaftueshme.
– Nëse e kanë të nxehtë mund ta heqin fanellën.
– Bashkëbiseduesit kurrë nuk do të ngulin sytë në gjoksin e tyre kur flasin me ta.
– Nuk kanë nevojë t’i memorizojnë datat e martesës, ditëlindjet e fëmijëve, të miqve dhe të afërmve tjerë.
– Nëse në festë dikush paraqitet me veshjen e njëjtë si ata, me siguri që do të bëhen miqtë më të mirë.
– Radha e meshkujve para WC-së është gjithmonë 90 për qind më vogël.
– Përgatitja për të dalë u zgjat 10 minuta.
– Thirrjet telefonike u zgjasin mesatarisht 30 sekonda.
– Për një pushim në vikend ju duhet vetëm një çantë e vogël me gjëra.
Përparësitë nëse jeni femër:
– Femrat nuk bëhen tullace dhe nuk u bien flokët si meshkujve.
– Më lehtë do të shmangin dënimin për shkelje trafiku nëse i ndal polici.
– Sëmundjet e zemrës më rrallë i prekin femrat se meshkujt.
– Mund të përjetojnë orgazma të shumëfishta.
– Mund të qajnë pa frikën që dikush do t’i gjykojë që janë shumë të ndjeshme.
– Jetëgjatësia e femrave është 80 vjet, ndërsa te meshkujt ky kufi është më i ultë, prej 68 deri 74 vjet.
– Askush nuk do t’i konsiderojë marroqe apo t’i përqeshë nëse kërcejnë çmendurisht në podiumin e vallëzimit.
– Një veshje e re menjëherë mund t’ua përmirësojë disponimin.
– Më lehtë flasin për ndjenjat dhe më lehtë i heqin qafe frustrimet.
– Në tavolinën e masazhit mund të kënaqen pa frikën e turpit nga ereksioni i papritur.
– Nuk do t’ju shikojnë keq nëse jeni vajza e babit për dallim nga konotacionet negative të cilat lidhen me nocionin djali i mamit.
– Rrallë e humbnin udhën, sepse nuk e kanë siklet të pyesin për orientim.
– Sindroma premenstruale është gjithmonë pretekst i mirë për disponim të keq.
– Nuk kanë nevojë të frikësohen që do të dështojnë në seks.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
A e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim
Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë