LAJMI I FUNDIT:

Groteska e sfidantëve!

Groteska e sfidantëve!

Arena politike e Kosovës, do të ngjante komike, sikur të mos ishte tepër dhimbsunore.

Njëfarë Rafet Rama – rivalizon Hashim Thaçin!

Ç’cinizëm!


Një shpirtësi tipike diktaturash! A s’është vërtetë kështu?

Do t’më kujtojë kjo dromcë shpotitëse, një sfond të ngjashëm politik të një kohe të perënduar. Ishin vitet e 90-ta. Millosheviqi, i cili poashtu njihte formalisht postulatet e demokracisë, jetonte kulmin e Fuqisë. Gatiteshin zgjedhjet presidenciale të Sërbisë dhe cili ishte sfidanti i tij?

Nikolla Sheqeroski! Një pensionist strugan që shtynte ditët e fundjetës në Belgrad. Vinte në studio për të kaluar kohën, e me vete sillte prore një çantë të rëndë përplot procese, përmbarime gjyqësore, ankesa… Por dhe redaktorët kishin poaq një moment prehjeje nga lodhja e tempos elektorale.

Mirëpo, nëse kryeparët do të kenë mjaft vegëza përlidhëse të optikës politike, kundërshtarët e tyre dytësorë, i shquan një ndryshmëri e hollë karaketriale.

Ndërsa, pra, i pari dukej qiellësisht i mirë, bablok i shtruar që, madje, qahej për padrejtësitë e përjetuara, Sheqeroski i këtejmë e i kësomotshëm, është vetë autori i së padrejtës. Ka kryer vepër të dënueshme dhe, jo vetëm gëzon lirinë, por kujtohet të bëjë teatrin politik për të marrë fronin e Presidencës!

Sidoqoftë, në të dy rastet, qëllimi dhe epilogu i pretendimit të tyre, do të kenë prapaskenën dhe fatin e njëjtë: një stoli shëmtuese për demokracinë e përdhunuar!

Dhe, mjerisht, një groteskë e trishtë në trupin dhe zemrën e këputur të Kosovës!

Në trend

Më shumë
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Lajme
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori