Pa asnjë̈ protestë në rrugë, pa asnjë̈ kundërshtim domethënës nga opozita në Parlament, Aleksandar Vuqiq po kërkon zgjedhje të parakohshme. Thotë̈ se do të konfirmojë mandatin e tij për rrugën evropiane të Serbisë̈.
Të njëjtin refleks e kemi edhe nga shteti fqinj, Maqedonia, e cila tanimë veçse e ka përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.
As pas marrëveshjeve në dëm të Republikës, as pas opinionit të Gjykatës Kushtetuese për shkeljet që ia ka bërë aktit themelor të shtetit, as pas arrestimeve të deputetëve, as pas protestave në rrugë dhe kundërshtimeve në Kuvend, as pas peticionit me 205.000 nënshkrime, kjo qeveri nuk provon të kërkojë votën e popullit. Ka frikë, si duket me arsye, sepse është e vetëdijshme që nuk ka shansë të fitojë.
Në mungesë të vullnetit që kjo qeveri të reflektoj, në rrugë e sipër janë temat gjithnjë̈ e më të nxehta në vazhdimësi.
Ja disa argumente:
Mbetet t’ia shohim tymin negociatave për Ujmanin. Liqeni më i madh në Kosovë, me sipërfaqe afro 12 km² dhe thellësi maksimale prej 105 metrash, furnizon me ujë te pishëm më shumë se gjysmën e vendit. 20 mijë hektarë tokë ujiten prej tij.
Vetëm 8 orë mund të punojnë̈ termocentralet pa ujin që i ftohë turbinat.
Për të kuptuar rëndësinë, shohim të dhënat e institutit kërkimor amerikan "Pacific Institute": vetëm në 14 vite (2000-2014), në botë kanë ndodhur 170 konflikte për burimet e ujit. Parashikimet janë̈ që numri i këtyre konflikteve, veçanërisht për ujin e pishëm, do të rritet. Arsyet duhen kërkuar në ngrohjen globale, shtimin e numrit të popullësisë dhe kërkesat në rritje të industrisë̈.
Sasia e furnizimit me ujë̈ për çdo banor do të përgjysmohet në 30 vitet e ardhshme. Mos prisni vazhdimin e star wars, jo larg prej tani do të shohim ‘water wars’. A janë̈ të vetëdijshëm negociatorët tanë̈ për çka po gatuajnë̈?!!
Asociacioni i Komunave Serbe do të thellojë ndarjen etnike në Kosovë. Në asnjë̈ mënyrë ai nuk i kontribuon multietnicitetit.
Kryetari i Serbisë̈ e ka pohuar se prej tij ka ardhur propozimi para 2 viteve me idenë̈ që të përgatisë një koncept i cili me vonë mund të evoluojë në atë që është sot “Republika Srpska”.
Ne na mbeten në dorë dhe pakoja Ahtisari, edhe “Republika Srpska”. Një̈ dështim më i hidhur se ky as që mund të paramendohet.
Në 2016-ën, Kosova nuk do të ketë përmirësim as ekonomik, as social. Në buxhetin e miratuar me shpejtësi e pa pëlqimin e opozitës, nuk duket asnjë gjurmë e premtimeve të ish-kryeministrit Thaҫi për një Fond të Punësimit në vlerë prej 1.5 miliard eurosh, që sipas tij, do të mundësonte krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës, dyfishim të prodhimit vendor, si dhe reforma në arsim.
Shpenzimet për arsim llogariten në nivelin e vitit pararendës.
Qeveria, e cila e ka shpallur veten si një koalicion te së djathtës, duhet të heqë dorë nga pretendimet për masivizimin e arsimit të lartë. Lajmet nga universitetet private nuk janë̈ të mira, por edhe më skandaloze janë̈ lajmet nga universitetet publike, ku shumë profesorë̈ as që i mbajnë̈ fare ligjëratat dhe ku skandalet morale dhe financiare janë̈ të gërditshme.
Përkundër kësaj, qeveria do të duhej të fokusohet te përmirësimi i kushteve dhe rritja e standardeve për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Një fushë ku kërkohet investim është edhe kërkimi shkencor. Në bazë të acquis communitaire, shpenzimet për kërkim shkencor kërkohen mes 2% deri 3% të buxhetit të një vendi të BE-së.
Fatkeqësisht, Kosova është në kufirin më të ulët, me vetëm 0,1%, në një̈ nga renditjet më të këqija në botë. Unë̈ dua të di nga kryeministri dhe zëvendëskryeministri se si mendojnë̈ ata që vendi do të përballet me sfidat zhvillimore të dekadës me këtë gjendje? Në një̈ botë në zhvillim teknologjik të mahnitshëm, çfarë të ardhme po ndërtojnë ata për rininë e vendit? Aktualisht 3 në 4 të rinj janë të papunë.
Është shpresëdhënëse që bashkësia ndërkombëtare – pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut – po e kupton se nuk ka stabilitet pa demokraci.
Stabiliteti është qëllimi, demokracia është mjeti. Ndaj, kjo qeveri jo-demokratike, nëse nuk dorëhiqet, duhet të pensionohet para kohe. Vullneti i popullit do t’ua bëjë me dije.
(Autori është ekonomist dhe sipërmarrës. Gjithashtu është nënkryetar i AAK-së)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Usyk kthehet fuqishëm në raundet e fundit, Furyn mezi e mbajnë këmbët
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare