Në një stinë trazirash klimaterike, ku postimet komike në rrjetet sociale shqiptare kanë në qendër ujin, tokën, qiellin, kolektorët dhe pusetat, të vetmen të vërtetë të patjetërsueshme, por të përbuzur – është në natyrën njerëzore të gjykosh dhe nënçmosh, kur nuk ke forcë për të ndryshuar situatën e vetmja – pra, e vetmja gjë që mund të bësh është të flasësh, të shpifësh, të ironizosh, të nxitësh dhe të kesh ndikim me bindjen tënde, qoftë edhe sado pak.
Në rastin e tretë të ndërgjegjes, Niçe pyeste: “Je nga ata që vetëm shikojnë apo përzihesh edhe ti me një çështje? Apo je një nga ata që kthejnë sytë në anën tjetër dhe qëndrojnë mënjanë”?
Kurse unë vetë pyesja: “Ku pozicionohemi ne si individë?”. Frikesha të mendoja më gjerë si shqiptarë, si popuj, mbi të gjitha, si humanë?! Në vazhdën e këtij vetëreflektimi, e vërteta që fshihet nën rrogoz kërkon sprova guximtare që thyejnë stereotipa mentaliteti, refuzimesh shoqërore, cenim dinjiteti moral dhe etik, stigmatizime për të dalë në sipërfaqe si një e drejtë e pacenueshme, mbi të gjitha njerëzore.
Me vullnetin për t’u veçuar nga ata bashkudhëtarë që kthejnë sytë në anën tjetër dhe u qëndrojnë mënjanë padrejtësive, diskriminimit, përbuzjes, çështjeve dhe problemeve shoqërore, pa kontribuuar për atë që është njerëzore dhe pa ia ngarkuar barrën “gomarit të Buridanit”, bashkë me të, vizualitetin e një realiteti majtas a djathtas, pozicionohem në krahun e atyre që sikurse unë u fyen nga karikatura dashakeqëse e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” për refugjatin trevjeçar nga Siria, që vitin e kaluar zbarkoi i vdekur në brigjet turke. “Charlie Hebdo” merret me një të vdekur … Jam e bindur se të gjitha moralet që burojnë nga fetë e ndryshme që lëvrojnë në botë ndjekin të njëjtin rregull: “Mos fol keq për të vdekurin!”. Ahmed Izzudin El-Bejanuni, në librin e tij “400 këshilla dhe udhëzime islame” thekson: “…të vdekurin duhet ta kujtosh për gjëra pozitive. Mos fol keq për të vdekurit, sepse ata kanë shkuar me atë që kanë përgatitur, e kjo i fyen të gjallët”.
Alani i vogël ishte fytyra së prapthi e atyre që, nën petkun e një satire, dhunojnë vlerën e jetës më shumë se ekzekutimet e kryera në Paris apo përdhunimet në Gjermani. Kësaj i thonë, i dashur lexues, t’i përgjigjesh së keqes me të keqe. Kush nga fetë botërore e përkrah këtë filozofi mendimi?! Vetëm përkrahësit e armikut numër një të njeriut në jetë. Disa prej jush do ta kenë kuptuar se për cilin bëhet fjalë. Unë po hesht për të, por jo për Alanin e vogël. Ai ishte mëshirimi i një sage lufte për liri, pa qenë në dijeni të asaj që ai përfaqësoi pa jetë në brigjet e detit Egje.
Karikatura e “Charlie Hebdo” tregon se filozofia e satirës së përdorur e ka zanafillën në karakterin nekrofil të saj.
“Charlie Hebdo” përdhunoi dinjitetin e viktimës, duke i atribuuar cilësi edhe të rreme, edhe negative me vetëdije, pa respektuar një nga parimet më thelbësore humane, atë që tjetrin, kur është i vdekur, të mos e trazosh. Ky “përdhunim” merr përmasat e një karakteri nekro-pedofilie (nekrofili dhe pedofili bashkë). Një satirë e tillë nuk duhej lejuar për dy arsye: së pari, të respektohej i vdekuri, që nënkupton jetën si vlerë dhe, së dyti, të respektohej jeta si moshë.
Një trevjeçar nuk e di çdo të thotë të jesh refugjat, luftë, përbuzje, fe, xhihadist apo muxhahedin, të vdesësh nuk e dinë po aq sa nuk e dinë çdo të thotë të jetosh. Alan iku pa qenë i zhytur në satirat djallëzore që na karakterizojnë ne të rriturit. Ndaj, figura e tij si një refugjat që gjeti vdekjen në përpjekje për liri duhet të respektohet edhe për këtë cilësi engjëllore që karakterizojnë një trevjeçar.
Rregullat në jetë janë komplekse po aq sa relative edhe moralet e çdokujt në këtë tokë. Satira e “Charlie Hebdo” shigjetoi aty ku nuk duhej me karikaturën e refugjatit sirian. Qëllimi i “Charlie Hebdo” ishte të thumbonte veprimet e refugjatëve në Këln, duke vrarë të vdekurit. Të përdhunosh të vdekurit, për shkak se u përdhunuan të gjallët, ky është një krahasim logjik aspak koherent.
Një satirë e institucionalizuar në media të shkruar është e barabartë po aq në pasojë sa qëllimi i një nekrofili që përdhunon fizikisht kufomat. Përmasat e qëllimshme të karikaturës hedhin farën e urrejtjes për refuzime shoqërore, stereotipa mentaliteti etj. Nekrofilia e “Charlie Hebdo” merr përmasa të gjëra, aq sa me figurën e sirianit të vdekur nënkuptohen miliona përdhunime refugjatësh të vdekur, në përpjekje për t’i ikur së keqes së vendit të tyre për një vend dhe jetë më të mirë. Ndaj pyetja “çfarë do të ishte bërë Alani i vogël kur të rritej?” – përgjigjja e duhur do të ishte: “Një mjek për të kuruar karakterin patologjik prej nekrofili të atyre që si ‘Charlie Hebdo’ nxisin dhe promovojnë antivlerat sociale”. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!