Një grupim politik që veten e quan Lëvizje ka propozuar të formohet një Këshill mbipartiak intelektualësh për të udhëhequr opozitën shqiptare në Maqedoni. Si ide nuk është e re dhe e padëgjuar, por e pazakontë është që një grupim ekzistues, ose një parti politike, të angazhohet për organizim apo mbikëqyrje mbipartiake. Kjo i bie që partinë ekzistuese ta udhëheq ajo që konceptohet si mbiparti.
Nevoja për këtë mbipartishmëri po shfaqet në kohën kur në Maqedoni ekziston njëfarë krize e identitetit politik e doktrinar të opozitës shqiptare, kurse më në krizë si duket ndodhet ajo prej nga vjen edhe ky propozim.
Huazimi i intelektualëve gjoja jopartiak e bën komike një ide serioze të një grupimi njerëzish që mungesën e kapacitetit për të udhëhequr e kompensojnë me paterica, që ata i imponojnë si shtylla të forta ku duhet të mbështetet ngrehina e madhe e organizimit politik të shqiptarëve të Maqedonisë.
Nëse qëllimi i propozuesve është që ky Këshill mbipartiak i intelektualëve ta unifikojë opozitën, kjo duket e pamundur, jo vetëm se tingëllon utopike, por edhe për faktin se ideja si tharm publik është përpunuar në një qark shumë të ngushtë njerëzish me afinitete të përafërta dhe të afërt me një subjekt politik. Afishimi i emrave që eventualisht do të mund ta udhëhiqnin këtë Këshill mbipartiak, nuk përbën kurrfarë risie, sepse emrat e përveçëm sado të veçantë dhe interesantë të jenë ata, nuk janë shumë larg preferencave individuale të një grupimi politik dhe, si të tillë, ata assesi nuk mund të përfaqësojnë një shumicë opozitare apo një spektër më të gjerë shoqëror e intelektual të shqiptarëve, aq më tepër kur që në start dy parti opozitare e mohuan të kenë qenë të përfshira në konsultime për formimin e një Këshilli të tillë.
Dëshira për të bërë pronë kolektive një ëndërr që dikush e sheh në një skutë të vetmisë, tingëllon si një mekanizëm që fut në lëvizje pjesët statike të një makine së cilës i mungojnë pjesët kryesore për ta bërë atë mobile. Frika për të dalë me oferta politike origjinale dhe kamuflimi i tyre me forma të tejkaluara të folklorizmit socio-politik, siç është edhe ideja për Këshillin mbipartiak, vetëm sa e bënë të pamundur ngjizjen e ideve politike brenda një kauze koherente që kërkon implementim dhe operacionalizim.
Nga ana tjetër edhe fshehja e individëve të caktuar pas projekteve megalomane që nuk kanë ndonjë substancë programore-doktrinare dhe mospranimi i tyre për t’u përfshi në jetën politike përmes anëtarësimit në ndonjë parti politike, përbën mungesën e guximit dhe besimit elementar për t’u marrë me projekte serioze. Megalomanë të tillë kemi patur rastin të shohim jo rrallë në këto dekada të pluralizmit politik dhe mjafton ta rikujtojmë Rexhep Qosjen, një mendimtar që shkëlqente kur ishte jashtë organizimit partiak dhe një xhuxh që humbiste si flluskë sapuni kur tentonte të përfshihej në garën politike.
Paaftësia dhe pamundësia e profesor Qosjes për të mbushur një autobus njerëzish që do ta mbështesnin garën e tij politike në xhunglën e ashpër të konkurrencës, dorën në zemër, nuk përbënte hendikepin e tij intelektual për të rrezatuar në fushën e gjerë të ideve, por përbënte thelbin e empirisë kohore që nga Aristoteli e deri sot, që thoshte se në politikë futesh duke qenë njëfarë pjesëmarrësi në garën e fortë dhe assesi ndonjë benjamin i dikujt që ulesh me njerëz për t’ua zbukuruar tavolinën.
Shpallja e individëve të caktuar si bartës të atributeve mbipartiake, është një shtrembërim amator i pasqyrës pa kornizë brenda së cilës potretohen njerëz të cilët a priori imponohen si shpëtimtar të kombit. Nëse një Lëvizje politike e ka menduar se ata pikërisht janë të tillë, na habit ngurrimi për të mos i përfshi në strukturat e brendshme partiake. Për më tepër, kur një Lëvizje na tregon prej përpara se kush është më meritori për të udhëheqë mbipartiakisht opozitën shqiptare, kjo u jep të drejt edhe partive të tjera të propozojnë mbipartiakët e tyre dhe kështu në vend se të ndërtojmë një kullë të fortë me gurë, ne po ngremë do baraka të montuara secili në oborrin e vet.
Partitë opozitare shqiptare duhet t’i braktisin këto fiskultura të karrabethavta që nuk prodhojnë kurrfarë ideje për unifikim dhe duhet seriozisht të bëjnë bashkë mendjet dhe punët në arritjen e njëfarë konsensusi optimal për çështje që kanë nevojë më së tepërmi shqiptarët në Maqedoni. Një listë e përbashkët zgjedhore mund të jetë hapi i parë drejt këtij unifikimi, dhe kurrsesi barakat që lëshojnë shiun dhe të mërdhijnë me ftohtësinë megalomane të xhuxhëve politikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime