Quhet kriza e mesit të javës dhe vjen gjithmonë pas së hënës së hekurt, si dhe duhet kaluar para se të mbërrijmë në fundjavën e ëmbël. ne jemi përpjekur të japim disa këshilla si ta kalosh të ashtuquajturën "krizën e mesjavës".
Ok, le të fillojmë me përkufizimin e problemit, sepse bëhet fjalë për një problem të vërtetë. Sindromën e mëngjesit të së hënës e njihnim ndërkohë të gjithë. Nuk ke dëshirë të shkosh në punë, ose në shkollë, apo të nisësh javën me gjithë ato angazhimet e saj pas një fundjave hutuese. Po kriza e të mërkurës është akoma dhe më e tmerrshme. Me fjalë të varfra … nuk ke MË dëshirë për të shkuar në punë, ose në shkollë, apo për të vazhduar me angazhimet e javës. Vetëm pas dy ditësh…
Kësaj shtoji periudhën e vitit. Shi, ftohtë, gri…kriza ekonomike që deprimon dhe faturat që duhen paguar gjithsesi, vendi i pathemeltë i punës, pasiguria për të ardhmen … do ishte çudi që të gjitha këtë të vinin në mendje vetëm kur vjen,e mërkura! Shumë shpejt do e quajmë "kriza e së martës" nëse gjërat vazhdojnë kështu.
Mirë, tani që u kuptuam dhe u edhe më shumë, ja këshillat tona për ta zhvendosur krizën e mesit të javës sa më shumë mundur. Të pakën nga mërkura në të….enjte. Ja.
1. Planifikoje fundjavën që në fillim të javës dhe përpiqu që të jenë plane që duan farë organizimi dhe që ta mbajnë mendjen të angazhuar. Ideja që të pret diçka në fundjavë dhe fakti që të duhet të merresh me shumë gjëra para se ta organizosh si duhet, do të bënë ta harrosh rutinën e angazhimeve javore, qofshin të punës, shkollës, apo ndonjë gjëje tjetër
2. Përpiqu që në pasditen ose mbrëmjen e së mërkurës të kesh diçka të këndshme për të bërë. Një orar te floktarja, një koktej me një shoqe ose shok, një xhiro për ‘shopping’ (qoftë edhe vetëm për të parë vitrinat).
3. Bëj të njëjtën gjë të premten në mbrëmje. Në këtë mënyrë, nëse e sheh javën si një lumë të gjatë për t’u përshkuar, do kesh dy "ishuj" me distancë të vogël ku mund të pushosh gjatë lundrimit.
4. Fundjava duhet të jetë kënaqësi, çlodhje, argëtim. Shmang angazhimet e detyruara sociale ose familjare në fundjavë dhe mendo mbi të gjitha për vete. Orët e fundit të fundjavës edhe mund të jenë të mërzitshme (një koncept që nuk çmohet si duhet, sidomos në ato kultura që e quajnë punën një aktivitet fisnik dhe fisnikërues. Mendojeni.)
5. Nëse ke një fustan ose këpucë të reja, bëj që të jetë e mërkura dita e "debutimit në shoqëri" e blerjeve të reja (që ndoshta i ke bërë të mërkurën e shkuar). S’e ke idenë se sa ndihmon t’u ngritur nga shtrati të mërkurën në mëngjes kur do donim vetëm të na thithte dysheku…/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!