LAJMI I FUNDIT:

Dashuria vjen si vetëtima…

Dashuria vjen si vetëtima…

Të gjithë kanë qejf të flasin për dashurinë. Për më shumë se kaq, të gjithë dëshirojnë ta përjetojnë. Nevoja jonë për dashurinë është e pamasë, ndërsa rrjedh nga brendia jonë. Këtë na e ka përcaktuar natyra si qenie shoqërore. Prandaj, kur jemi vetëm, nuk jemi "në element". Përveç nevojave biologjike, ngjashëm me atë të ngrënies dhe të përtëritjes, të gjithë kemi nevojë për afërsi dhe dashuri. Të gjithë njerëzit duan, porse jo të gjithë në të njëjtën mënyrë.

Ekzistojnë më shumë lloje dashurish, për shembull dashuria ndaj nënës, ndaj vëllait, ndaj fëmijës, porse, kur flasim për dashurinë, në të vërtetë mendojmë në "dashurinë mbi dashuritë", ose për dashurinë romantike. Pse? Sepse, ajo është diç për të cilën bëjmë krejt çfarë bëjmë. Për shkak të saj jemi të lumtur ose vuajmë, shkruajmë poezi…Për këtë dashuria romantike është në fokus të interesit tonë. Është problem pse nganjëherë dashurinë e arrijmë vështirë ose e humbim lehtë?

RREGULLAT E LIDHJES SË LUMTUR

Mos luani në top të parë
Secila dashuri fillon me ndjenjën e afërsisë, ndërsa kjo me pëlqimin. Që të bëhemi të afërt me ndonjë person, ai duhet të na ngashënjejë. Ky ngashënjim më së shpeshti ka të bëjë me tërheqjen trupore, ndonëse ky kriter nuk është i drejtë, ndërsa me kalimin e kohës mund të duket si i parëndësishëm. Porse, kështu është në jetë! Pse? Sepse në fillim mungojnë informacionet e rëndësishme, prandaj jemi nën ndikim të asaj çfarë sheh syri ynë. Më vonë, kur e njohim më mirë personin i cili na ka intriguar, hyjmë në fazën e përmirësimit të përshtypjeve të para. Nga përvoja, shumica nesh e di se ndonjëherë nga ajo përshtypje e parë dëmi tashmë është bërë. Prandaj, para se ta fshini dikë ose t’ia dhuroni besimin tuaj dhe dashurinë – jepini vetes kohë dhe kujtohuni. Sytë tepër të bukur, zëri i këndshëm ose shtati i hijshëm, nuk flasin për vetitë e të përzgjedhurit.


Dashuria dhe relaksimi
Fillimi i çdo dashurie shënon të qenit të dashuruar. Për këtë arsye shumë të dashuruar i mundon ndjenja e mungesës – kur janë larg, nuk pushojnë së menduari në njëri-tjetrin, vijimisht i telefonojnë njëri-tjetrit dhe me orë të tëra bisedojnë, disa madje thonë se ndiejnë dhembje fizike kur janë larg nga personi në të cilin janë të dashuruar.
Ndërsa kur personat e dashuruar janë bashkë, ndiejnë nevojë të këmbejnë butësi, shikohen me shumë dashuri dhe gati harrojnë botën përreth. Pas një kohe kjo fazë e parë e dashurisë kalon në fazën e dytë – të çlirimit të këndshëm në shoqëri të personit që na tërheq, të cilin e kupton dhe e mbështet. Kështu, dashuria na mbush me ndjenjën e kënaqësisë dhe është krejt normale të dëshirojmë që situata e tillë të zgjasë e të zgjasë.
Veçse, dashuria nuk është cilësi e lindur, prandaj shumëkush befasohet kur partneri e braktis për shkak të mospërfilljes. Në fakt, sikurse miqësia, edhe dashuria është bimë e ndjeshme, e cila vazhdimisht do përkujdesje, kultivim dhe mbështetje.

KTHEJANI SHPINËN VETMISË

Dilni, komunikoni
Disa meshkuj e femra vështirë vënë ose vështirë shprehin lidhjen dashurore. Këtë vështirësi në lidhje e kanë personat e pasigurt, të cilët kanë mungesë të vetërespektit dhe në shoqëri janë të mbyllur. Edhe po qe se e gjejnë personin i cili u pëlqen, nuk kanë guxim t’i afrohen, ndërsa, kur i mbizotërojnë vështirësitë e njohjes, dyshojnë – a thua vërtet i pëlqejnë personit të caktuar?

Personat e tillë nuk dinë t’i kthejnë as t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe "i mbyt" xhelozia. Thënë ndryshe, rreth vetes zgjerojnë klimë të papërshtatshme për krijimin e lidhjes romantike. Ndërsa për tipa të tillë nevojitet kohë dhe krijim i rrethanave të përshtatshme. Shumica ankohen se për shkak të punës nuk kanë kohë për lidhje, se "nuk kanë rast" ta njohin dikë … që vërtet është fakt në këtë botë tonën.

Kush rrezikon, përfiton
Pak njerëz e dinë se nuk mund të jenë të afërt me shumë persona ose me të gjithë njësoj. Me rëndësi është të gjesh personin e vërtetë për lidhje dashurie. Për këtë mund t’ju ndihmojë rregulla e pashkruar e cila thotë – "Sa më shumë të dëshirosh diçka, aq më vështirë do të kesh sukses ta kesh". Dashuria, nëse nuk e keni ditur, vjen kur nuk besoni, si vetëtima. Nuk mund të thirret me lutje, as me dhunë. Porse, vështirë do ta përjetoni nëse tërhiqeni në vetvete ose pritni të vijë si princi në kalë të bardhë, sepse kjo ndodh vetëm në përralla.

Jetojeni jetën, silluni në shoqëri të njerëzve interesantë, lejoni t’ju prijnë ndjenjat, ngjarjet dhe situatat. Lejoni vetes ta zbuloni dashurinë, edhe atëherë kur i frikësoheni. Një proverb i vjetër thotë – "Kush nuk rrezikon, nuk përfiton". Për secilin njeri ekziston shtegu i veçantë, i cili shpie tek partneri. Shëtitni nëpër atë shteg.

Nesër është ditë e re…
• Gabojnë të gjithë ata që mendojnë se vetëm një herë dashurohet. Mund të jemi të dashuruar në dhomën fëmijërore, në atë të rinisë, por edhe në vitet e pjekurisë. Secila periudhë e ka dashurinë e vet, e cila, sipas kualitetit dhe intensitetit, ndryshon nga të kaluarat dhe nga të ardhshmet, ndërsa secila prej tyre na bën njeri më të mirë. Nëse njëra dashuri ndërpritet, mund të shfaqet tjetra.
• Psikologët, prej të cilëve kërkojmë këshilla, kur dashuria nuk na kthehet ose kur na ka braktisur partneri, nuk mund ta detyrojmë atë tjetrin të na dojë ose që të na kthehet. Nuk mund të na ndihmojnë që të kuptojmë se pas së sotmes vjen dita e re dhe se çdokush ka mundësi që përsëri të takojë personin i cili do ta dashurojë.
• Shumica e njerëzve presin – që t’i dojë dikush e jo që ata ta duan dikë. Nisur nga kjo, të tillët nuk e zhvillojnë aftësinë për të dashur.
• Dashuria na ndihmon që t’i mbizotërojmë ndjenjat e vetmisë, ka shkruar filozofi, sociologu dhe psikologu i njohur gjerman, Erich Fromm.
/Telegrafi/