Besoj bini dakord që një përgjigje e menjëhershme e gjithëpërfshirëse për këtë pyetje nuk do të ishte e lehtë. Kjo pasi çdokush i aftë për të gjykuar, ka një mënyrë të vetën peshimi e interpretimi të lumturisë, që ndikohet si nga niveli i mprehtësisë së mendimit, sikurse edhe nga përvojat jetësore.
Jorida Rustemi
Magjistër në Psikologji Klinike dhe Këshillim
Personalisht, në formë të thjeshtuar, lumturinë do ta konceptoja si një formë guximi për ta lënë vetën të lirë për të jetuar e përjetuar. Tashmë besoj e keni të pranuar idenë se mënyra si gjykojmë ka ndikim në sjelljet tona. Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive. Zgjidhja është te ju …
Autorët e psikologjisë pozitive, ata që studiojnë personat e lumtur, thonë se kanë analizuar sjelljet e tyre për t’i bërë ato të kuptueshme dhe nga të tjerët. Le të hedhim një vështrim mbi dijet shkencore që zotërojmë në nivel shkencor mbi lumturinë.
1. Lumturia ekziston dhe është e matshme
Studimet tregojnë se 90% e francezëve, 50% e anglezëve, dhe 42% e amerikanëve, deklarojnë se janë të lumtur për jetën që bëjnë. Përveç këtyre statistikave mund të thuhet se edhe shkenca e pohon që lumturia ekziston. Studimet më të fundit shkencore kanë vërtetuar hipotezën se emocionet pozitive përkthehen në një rritje të aktivitetit neutral në lobin prefrontal të majtë, (pjesa përkatëse e kores së trurit nën anën e majtë të ballit), gjë kjo lehtësisht e matshme përmes instrumenteve përkatëse.
Lumturia, ose të paktën ideja e lumturisë, është e domosdoshme për të jetuar. Kur jetohet një moment i bukur, ritmi kardiak zvogëlohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar përmirësohen. Kush është i lumtur ka më shumë imunitet ndaj sëmundjeve. Lumturia pra është një impuls jetësor, që na bën mirë e na motivon për të bërë përpara.
2. Nuk është e standardizuar
Një lajm tjetër i mirë është se lumturia nuk pyet për moshën, gjininë, pamjen, paratë, nivelin e inteligjencës apo arsimin. Të gjithë njohim raste të kronikës që na thonë se personazh e shumë të njohur dhe të realizuar kalojnë në vetëvrasje, bëhen viktima të drogës dhe varësive të ndryshme. Ndërkohë që ka plotë të tjerë që fatkeqësitë i kanë ndihmuar të bëhen më të ndërgjegjshëm për çfarë gëzojnë.3. A mund të parashikohet?
Vështirë se mund të ndodhë, e kjo për një arsye të thjeshtë. Kur mendojmë rreth lumturisë imagjinojmë të ardhmen bazuar në të shkuarën. Por kujtesa në këtë rast na mashtron disi…Ashtu si dashuria, karriera dhe çdo gjë tjetër në jetë edhe lumturia është çështje metode, rregulli i parë i së cilës është të shmangësh kurthin e dëshirave të pamundura.
4. Gjendet në lidhje me të tjerët
Lidhjet njerëzore dhe sasia e kohës që kalohet me miqtë dhe familjarët janë treguesit më të mëdhenj të lumturisë. Ndërsa vetmia afektive është burimi më i madh i palumturisë. Kur janë të lumtur, njerëzit kanë dëshirë të flasin, të rrinë me të tjerët, të kultivojnë dashuri. Dhe aspak për çudi, ndjesia më e lumtur, "orgazma trunore", nuk është e lidhur me seksin, por me "të ndjerit i dashur e i respektuar".
5. Kërkohet përpjekje
Lumturia është një sfidë, kërkon përpjekje dhe ka ligjet e saj të forta: të duash shumë veten, të dëgjosh, të respektosh, të jesh pranues e jogjykues ndaj të tjerëve. Personat që e pranojnë veten ashtu siç janë, edhe kur janë të predispozuar për të ndryshuar, janë më të lumtur. Në fund të fundit lumturia nuk vjen vetiu: disa e ndjekin, ndërsa disa të tjerë e krijojnë.
Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive. Zgjidhja është te ju… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!